Tema: Nostradamus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 02:32   #30
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

h) Evropa gjer nė vitin 2000 dhe pas saj

Mbarimi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI, sipas kategorizimit kohor nga vetė Nostradamusi, pėrfshihen nė kohėn e pėrfundimit tė erės sė sundimit tė Hėnės, pra viti 2000, dhe perioda e vazhdimit tė ndikimit tė planetit tė Marsit, gjer mė vitin 2170, kur kemi njė seri tė parathėnieve ngjarjesh tejet tė rėndėsishme pėr tėrė njerėzimin.
Pas njė konflikti tė madh nė Evropė, nė kėtė etapė, Nostradamusi ka paraparė lindjen e dy fuqive tė mėdha. Kėtu plotėsisht, tanimė, na ėshtė e qartė, se ky konflikt ka tė bėjė me Luftėn e Dytė Botėrore, nga e cila dolėn dy superfuqi: SHBA-tė dhe BRSS-ja. Konkretisht, dy aleanca tė forta ushtarake: Pakti «NATO» dhe ai i Varshavės. Kėtyre dy superfuqive tė forta ushtarake, ekonomike dhe politike edhe gjeografikisht u ka locuar vendin e tyre: njėra, thotė parathėnėsi, do tė jetė nė Lindje dhe e quan «Sllavia», kurse tjetra do tė jetė «Perendimi Anglez», nėnkuptohet nė Perėndim. Perendimi Anglez, sipas tij, do tė jetė njė shtet i pasur dhe i fuqishėm botėror (SHBA-tė dhe tė gjitha anėtaret tjera tė NATO-s). Kėto dy fuqi, siē pėrshkruhen, do ta ndajnė botėn nė dy gjysma tė ndikimit. Njėrėn e emėrton si « e kuqe», kurse fuqinė tjetėr si «botė e re».
Gjysmė pėr gjysmė do tė jenė dy kolosė (titan),
E madhe dhe mė e madhe do t'u jetė forca,
Bota e re ka pėr tė qenė mdhlėshtia
Shumicės sė kuqe do t'i ecė fati.

Kėtė realitet tanimė e kemi: ndarjen e globit nė mes tė dy kolosėve, apo, siē thuhet nga vetė autori nė pėrkthimi bukval, nė dy xhina (SHBA dhe ish - BRSS) .
Perėndimi dhe bota e re do tė jenė tė zhvilluara dhe tė pėrparuara- «madhėshtia», kuse «e kuqja» do tė shndėrohet nė shumicė populluese, sepse dihet se pas Luftės sė Dytė Botėrore shumė shtete tė reja, nga sistemet e mėparshme tė sundimit, kalojnė masovikisht nė socialite.
Nė fillim do tė ketė paqe dhe harmoni, por kjo nuk do tė zgjasė gjatė. Pas kėsaj qetėsie tė shkurtėr duhet tė fillojnė kryengritjet nė shumė shtete evropiane socialiste tė cilat, siē thuhet «do ta dridhin nga themelet Sllavinė» Fillet e para tė kėtij konflikti, parathuhen tė jenė nga Hungaria, dhe pastaj si vazhdimėsi, edhe nė shtetet tjera qė e pėrbėjnė kampin socialist.
Mos kemi tė bėjmė, vallė, kėtu edhe me luftėn nė Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovė?
Kur analizoja me vėmendje njė broshurė pėr parathėniet e Nostradamusit, tė botuar nė vitin 1984, nga ana e njė autori serb tė Jugosllavisė sė atehershme Federative, hasa nė komentin mbi parathėniet e Nostradamusit, pėr kryengritjet dhe shkatėrrimet brenda shteteve tė Sllavisė. Kėtė koment, autori i saj, sigurisht nėn ndikimin e vetė cenzurės socialiste tė regjimit tė atershėm, e bėnte tėrthorazi, pa hyrė mė gjerėsisht nė detajet e tjera.
Atėbotė, Evropa ishte ende e ndarė nė shtete tė forta nacionale. Gjermania nuk qe e bashkuar, prandaj as qė ka mundur dikush ta shoh nė ėndėrr, siē thotė populli, e lere mė ta shkruajė ose ta thotė publikisht kėtė mundėsi.
Nuk ka dyshim!
Shtetet socialiste ishin stabile dhe unike rreth bėrthamės sė tyre - Bashkimit Sovjetik. Dita mė ditė familja e madhe socialiste pasurohej me kalimin e shumė shteteve tė reja nė radhėt e tyre.Pra, socializmi ishte nė dėpėrtim e sipėr... por...fillon tė realizohej ajo qė patjetėr duhej tė ndodhte. Nė vitin 1956, rendi i vjen sė pari Hungarisė:
Hungaria me gjak do ta rrėzojė pushtetin
Nė fuqi do jenė ligjet e ashpra
Klithėm dhe britma do t' jehojė qytetit.

Mė 23.11.1956, nga pakėnaqėsia gjithėpopullore demonstratat e mėdha nė Budapest shndėrohen nė kryengritje popullore. Imre Nagj kthehet nė pushtet. Shpall neutralitetin e Hungarisė nga BRSS dhe Pakti i Varshavės duke kėrkuar ndihmėn e Kombeve tė Bashkuara. Nė tė njėjtėn kohė, Janosh Kadar, formon Qeverinė Puntore - Fshatare tė Sundimit, dhe nė bazė tė konventave tė Paktit tė Varshavės, fton trupat Sovjetike pėr intervenim. Intervenimi qe i pėrgjakshėm dhe pasojat e saja ishin tejet tė mėdha tė dėmeve si nga aspekti njerėzor, ashtu edhe material.
Si vazhdimėsi ... rendi do ti vijė edhe Rumunisė:
Nga krahu slloven Amadisė rafshnalte
Nė shfarosjen e atij qyteti tė lashtė
Rumuninė e vet do ta shohin si vdes
As flakėn si ta shuajnė nuk kanė si ta dinė.

... dhe kėshtu, njė pas njė, tė gjitha shteteve tjera socialiste, gjer tek shkatėrrimi i vetė bėrthamės amė, Bashkimit Sovjetik. Hungaria ishte njėra prej viktimave edhe gjatė viteve tė 68-ta tė protestave gjithėpopullore antisovjetike tė bllokut socialist, tė pėrfshir nė Aleancėn e Paktit tė Varshavės.
Ėshtė interesante parathėnia e ngritjes sė shpejtė tė njė shteti nė Mesdhe. Se pėr cilin shtet ėshtė fjala, nuk dihet. Sipas tė gjitha gjasave ky shtet duhet tė jetė Italia, Turqia, ose Egjipti.
Mė tej, Nostradamusi parathotė se Evropa bashkėkohore, pėr t'i eliminuar kontradiktat e veta tė vjetra ndėrshtetėrore dhe ndėretnike, do tė shkojė kah bashkimi pėrmes formave tė ndryshme tė integri-meve. Kur vjen gjer tek ky bashkim, atėherė qendra e saj duhet tė jetė Zvicra.
A nuk i kanė sot selitė e tyre nė Gjenevė shumė asociacione Evropiane dhe botėrore?
Evropėn e bashkuar, politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht, pa kufi dhe me monedhėn unike, ne e kemi sot, prandaj asgjė nuk ėshtė befasuese pėr njė konstatim tė tillė.
Nė kontekst tė parathėnieve tė Nostradamusit gjithnjė mė ėshtė i qartė vizioni se edhe Kosova do tė jetė shtet i pavarur, por jo edhe nė plotkuptimin e fjalės. Ngushtimi i pavarėsisė sė saj ka gjasė tė jetė e kushtėzuar, sikur bie fjala, nė formė tė ndonjė integrimi Ballkanik si pjesė e tėrėsishme e Evropės sė integruar. Frikohem se nė kėtė integrim eventual gjithė - ballkanik mund tė jetė edhe Serbia!?.
Merrėni me mend, sikur kėto parathėnie tė Nostradamusit t'i lexoni nė njė kohė, para 18-20 vitesh?
Sa do tė ishin ato tė pabesueshme dhe qesharake?
Ende nuk ėshtė e qartė parathėnia se Franca do tė ndahet nė tri pjesė? Nuk ėshtė e kuptueshme se nė ēfarė ndarje mendohej? Parathuhet se ato njėsi do tė jenė krahina me sistem tė veēantė politik.
Nė parathėniet e Nostradamusit pėrmendet edhe njė nocion nė formė tė «SHEKULLIT TĖ PAZAKONSHĖM». Kėtu nuk kemi tė bėjmė me njė sundim, me njė mbretėri, me njė revolucion, gjegjėsisht me njė rrethanė tė izoluar, por me njė shekull tė tėrė.
Sa i pėrket kėtij shkeulli, ai parathotė:
Pritje e shekullit tė pazakonshėm duket
Do t'ja filloj me pesėqindetėtėdhjetė vite
Kurse nė shtatėdhjetat – tri qiej mos pafsha
Mbretėri tė pesta do tė sundojnė botėn.

Vitet pesėqindetetėdhjeta janė shifrat gjithmonė tė kalkuluara tė datave me metoda ende tė pasqaruara tė kamuflimit tė qartėsisė sė tyre nga Nostradamusi.
Nė vargun ku betohet «tri qiej mos pafsha» mendohet nė sferat qiellore tė tri planetave: Saturnit, Venerės dhe tė Marsit.
Pėr pesė mbretėri qė do tė sundojnė botėn, besoj se mendojmė njėjtė?

  1. Nė ngjarjet tė cilat priten tė realizohen pas vitit 2000 gjer mė vitin 3797, kur edhe pėfundojnė parathėniet e shkruara tė Nostradamusit.
Tė gjitha parathėniet e cekura dhe tė realizuara gjer mė tani, nuk mbeten me kaq.Ato shkojnė mė tej dhe gjatė kohės sė sundimit tė planetit Mars, parashihet tė zhvillohen edhe 7o luftėra tjera katastro-fale. Sundimi i planetit Mars fillon nga data 17 qershor 1772 gjer mė 17 prill 2170. Nga njė llogaritje e bėrė prej hulumtuesve tė tij, gjeri mė vitin 1969, nėse numėrohen tė gjitha luftėrat e bėra koloniale, prej revolucioneve dhe mbretėrive, luftėrat amerikane, turke, ruse dhe ato aziatike, janė realizuar gjithsej diku rreth 50 sosh, prandaj deri nė vitin 2170 priten tė realizohen edhe mė tepėr se 20 luftėra.
Pėr ngjarjet qė do tė pasojnė pas vitit 2000, si mundėsi e relalizimit tė tyre, do tė pėrmendim ato mė themelore dhe shumė qartė tė parathėna nga Nostradamusi, e kėto janė:
a) Zbulimet e mėdha shkencore, b) Pasuria ,luksi, amorali dhe shpenzimet e mėdha, c) Thatėsirat dhe vėrshimet, d) Uria e) Mundėsia e invadimit arab (Islamit), f) Invadimi i racės sė verdhė .
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė