Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-13, 16:39   #1
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Kah Po shkon:Kosova???? dhe Kombi njekohesisht!!!!!

DERI KUR MA KĖSHTU, O MILET?!! Publikuar mė 08 mars, 2013 nė orėn 23:50 ( Para 1 ditė e 23 orėve ) Adnan Abrashi | Opinion | Sado qė dikush deklarohet: shqiptar, serb, turk, mysliman, katolik, nacionalist, fundamentalist... nuk mund tė ketė asnjė individ qė, nė kėtė Kosovėn tonė tė bekuar, nuk e kėrkon njė tė ardhme mė tė mirė pėr nesėr. Por, mjafton vetėm njė ēikėz me mė shumė vėmendje ta kthejmė kokėn pėrreth, dhe, ēka do tė vėrejmė? Kudo papunėsi dhe skamje; njė pėrqindje e madhe e familjeve tona jetojnė nė varfėri tė skajshme; dita ditės prindėrit mė nuk mund t’i shkollojnė as fėmijėt e tyre; e tėrė shoqėria ėshtė e kapluar nga njė degradimi moral; injoranca, hajnia, mashtrimi, gėnjeshtra, korrupsioni, bizneset informale ... tė gjitha kėto na janė familjarizuar si dukuri normale, ndėrsa krimi dhe kriminaliteti, pėr shumė kė janė bėrė njė strehė shpresėdhėnėse ekzistenciale.



Fatkeqėsisht, pėr njerėz me kėso aspirata, si njė vend i sigurt po bėhet politika; zanat ky ambicioz, i cili, jo vetėm se tė ofron fuqinė e autoritetit tė mbrojtur, por, si njė njėri askush dikur, brenda nate tė bėnė dikush, dhe, krahas shumė privilegjeve tjera, tė sjellė edhe goxha pėrfitime materiale.
Deri kur ma kėshtu, o milet?!!
Zakonisht, te ne mendohet se partitė janė subjekte politike, tė cilat si qėllim themelor tė ekzistimit dhe funksionalitetit tė tyre, e kanė arritjen e marrjes sė timonit tė udhėheqjes me pushtetin. Nė shikim tė parė, ashtu edhe ėshtė, por, kėtė definomė tė thjeshtė duhet marrė vetėm si pjesė e njė definicioni mė tė zgjeruar dhe mė kuptimplotė. Sepse, tė gjitha subjektet politike nė njė shoqėri tė caktuar, pėrveē se janė grupe njerėzish tė organizuar qė tentojnė tė vijnė nė pushtet, ata, duhet ta kenė synimin, nė rend tė parė, qė nė planin e jashtėm, t’i mbrojnė interesat kombėtare dhe nacionale tė atij shteti, ndėrsa, nė atė tė brendshmen, pėrmes programeve tė ofruara, tė bėjnė diēka shumė mė mirė pėr mirėqenien e popullit tė vetė, se sa qė ėshtė bėrė deri mė tani nga paraardhėsit e tyre.
Sa kuptohet dhe realizohet politika me kėtė logjikė nė Kosovė, ėshtė diēka krejtėsisht tjetėr. Ajo, te ne, edhe mė tej vazhdon tė mbetet si synim nė kuptimin e ngushtė tė definicionit tė saj tė thjeshtė: kryekėput si qėllim vetėm pėr arritjen e marrjes sė pushtetit dhe pastaj “xhenet” pėr liderėt dhe anėtarėt tjerė tė rrethit mė tė ngushtė partiak.
Deri kur ma kėshtu, o milet?!!
Kjo listė me gjithė ato tė kėqija tė shumta se kah ėshtė katandisur Kosova sot me kėtė qeverisje nė pushtet, ėshtė e madhe. Shumė e gjatė. Por, edhe pėrpos kėsaj gjendjeje shoqėrore - politike ALARMANTE nė tė cilėn gjendemi, ne si popull heshtim. Heshtim dhe kurrsesi nuk mund tė bėhemi tok sė bashku nė njė organizim masovik pėr reagim. Pėr kėtė heshtje tonė tė pakuptimtė dhe mosreagim tė guximshėm qytetar, deri diku mund ta kuptoj atė pjesė tė popullsisė me moshė tė mesme, por kurrsesi jo rininė tonė intelektuale studentore.
Deri kur ma kėshtu, o milet?!!
Nga e kaluara e biografisė sime, me tė cilat edhe sot e kėsaj dite krenohem, pa dyshim ėshtė ai segment i jetės, se i kam takuar gjeneratės sė famshme studentore tė vitit 1981. Asaj gjenerate e cila beri historinė dhe ndikoi mė vonė nė ndryshimin kronologjik tė zhvillimit tė rrjedha shoqėrore si vazhdimėsi. Edhe ne si rini e atėhershme i kishim ēapkėnit tona rinore dhe me “axhamillėkun” e moshės bėnim ndonjė hata por, si studentė tė pėrkushtuar nė misionin tonė, padyshim se e donim shkollėn, studimet dhe mėsimin, sepse ishim tė etshėm pėr dije dhe pėrparim. Edhe ne si rini dashuronim dhe thurnim ėndrra pėr ardhmėrinė, po, mbi tė gjitha, e kishim nė zemėr Kosovėn dhe shqiptarinė. Ishim mu ajo gjeneratė e vitit ’81, e cila, edhe pėrball plumbave, dhunės dhe terrorit tė paparė fizik dhe politik qė ushtrohej sistematikisht kėtij populli nga pushtuesi , thyem heshtjen dekadash, dhe trasuam rrugėn e lavdishme tė njė rezistence aktive kombėtare e cila mė vonė do tė na shpie deri nė fitore. Fitore tė papėrmbaruar, me sa duket?!
Ishim ne, mu ajo gjeneratė e lavdishme e kohės sė intelektualėve dhe pedagogėve tanė gjenial: Ukshin Hoti, Ejup Statovci, Gazmend Zajmi, Bardhyl Ēaushi e shumė e shumė tė tjerėve, tė cilėt, mbi tė gjitha, pėrveē dijes dhe arsimit, na mėsuan dhe rrėnjosėn thellė dashurinė pėr atdheun, popullin tonė dhe lirinė... Edhe pse, unė sot, me plotė krenari e shkruaj kėtė artikull pėr atė kohė tė lavdishme tė gjeneratės sime, nė tė cilėn me pietet i kujtoj ata shokė tė shumtė, tė cilėt, krahasuar me mua, nga ai regjim gjakatar, kanė kaluar shumė e shumė mė keq, ende mė vjen turp prej tyre dhe brejta e ndėrgjegjes se kam bėrė pak. Dhe, si mundem unė tashti, pėrkatės i asaj gjenerate rebeluese, ta kuptoj kėtė Prishtinė tė sotme universitare pasive me mbi 40.000 studentė qė heshtin? Kėtė rini tonė tė mrekullueshme por politikisht tė pėrgjumosur, e cila nga “kaffeteritė” tė mbusha pėrplot, pinė “makijato” dhe indiferente sodisin njė protestė nė tė cilėn kėrkohet tė mbrohet Kosova, dinjiteti, pavarėsia dhe sovraniteti i saj?!! Dhe, kur i vėrej tė gjitha kėto ecuri, si mundem unė sot, student i kohės sė atyre intelektualėve dhe profesorėve gjenial dhe tė pavdekshėm atdhetar, ta kuptoj heshtjen e kėtyre doktorėve dhe profesorėve tanė akademik pa kurrizor? Mbylljen e gojės sė tyre mu nė kėtė moment vendimtar!
Deri kur ma kėshtu, o milet?!!


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante