Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-08, 11:48   #2
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Pohimet/pranimet e njė ECONOMIC HIT MAN-i (EHM)

...


Pėrmbajtja dhe tenori i librit tė tij qė nga parathėnia na e bėjnė tė qartė:
“Economic Hit Man (EHM) janė ekspertė tė paguar me paga tė majme, qė kanė pėr detyrė pėr t’i mashtruar vendet e gjithė botės me shuma bilionėshe tė hollash. Nga Banka Botėrore (Wolrd Bank), nga Agjensioni Amerikan pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) dhe organizata tjera tė huaja “humanitare” nxjerrin ilegalisht tė holla dhe ato i derdhin nėpėr xhirillogaritė e gjigandėve botėror (super, mega e gigakoncerneve), nėpėr xhepat e familjeve tė pasura, tė cilat i kontrollojnė lėndėt e para tė planetės sonė. Metodat e tyre janė: analizat mashtruese financiare, manipulimet e zgjedhjeve, dhėnia e mitos (korruptimi), shantazhet, seksi dhe vrasjet (me porosi). Loja e tyre ėshtė aq e vjetėr sa edhe nxitja qė ekziston pėr ta sunduar botėn (imperializėm). Mirėpo, sot, nė epokėn e globalizimit kjo ka marrė dimenzione tė reja e tė tmerrshme. Kėtė e di mirė, meqė edhe unė vet kam qenė EHM“.




Pyetje:
Si funksionon sistemi i Economic Hit Man-it?



John Perkins:
Puna jonė pėrbėhet qenėsisht nė ndėrtimin e njė imperiumi. Kurse neve na ka shkuar pėrdore pėr ta ndėrtuar imperiumin vėrtet tė parin nė historinė e botės. Pjesėn mė tė madhe tė saj e kemi ndėrtuar pa ndihmėn e ushtrisė, ndėrsa ajo e veēanta nė kėtė imperium ėshtė se ai nuk ka imperator apo mbret. Nė vend tė kėsaj e kemi njė, siē e quaj unė kėtė, „Korporatokraci“ [Sundim i koncerneve/korporatave]: njė grup burrash e ca grave, tė cilėt i udhėheqin korporatat (koncernet) mė tė mėdha, bankat dhe qeverinė.



Kemi pėrdorur mėnyra tė shumta pėr formimin e kėtij imperiumi. Mirėpo, mėnyra mbase mė tipike ėshtė ajo kur e kėrkojmė njė vend (shtet) nė zhvillim e sipėr (apo: tė pazhvilluar) i cili posedon resurse, tė cilat duam t’i kemi pėr vehte, si pėr shembull nafta. Pėr atė vend pastaj aranzhojmė ndonjė kredi tė madhe nga Banka Botėrore apo organizatat e lidhura me tė (si psh. USAID dhe organizata tjera „humanitare“). Pjesa kryesore e kredisė shkon direkt nė korporatat amerikane qė na janė tė njohura, si Bechtel, Halliburton (e Bushit), Stone & Webster, tė cilėt pastaj realizojnė projekte tė mėdha si ndėrtimi i centraleve elektrike, porteve, parqeve industriale etj., nė tė cilat fitojnė tė pasurit e kėtyre vendeve. Mė pastaj braktiset ky vend (shtet) me borxhet gjigande, qė janė aq tė larta sa qė ėshtė e pamundur tė kthehen. Herėdokur paraqiten sėrish EHM-tė, vrasėsit ekonomik, e thonė: „Shikoni! Na keni shumė borxh. Borxhet tuaja nuk mund t’i ktheni (lani) kurrė, ndaj jipnani neve atė qė tash na takon. Shitjani korporatave tona naftėn me ēmim tė lirė ose lejonani tė ngrehim baza ushtarake nė vendin tuaj ose dėrgoni trupat tuaja nė Irak apo gjetiu ku kemi nevojė pėr ndihmėn tuaj ose nė votimet e ardhshme kritike nė Kombet e Bashkuara votoni pėr ne“. Ky ėshtė tenori. Nė kėtė mėnyrė na ka shkuar pėrdore ta ngrehim imperiumin tonė tė pabesueshėm.



...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė