Titulli: Lulzsec
Anonymous sulmon disa uebfaqe qeveritare suedeze
Individėt qė kanė lidhje me grupin e hakerėve Anonymous kanė nisur njė sulm nė disa uebfaqe qeveritare dhe bankare suedeze nė emėr tė The Pirate Bay dhe editorit tė Wikileaks-it, Julian Assange.
Nė njė video tė postuar gjatė ditės sė djeshme nė YouTube, organizatorėt e sulmit premtuan qė do tė ndėrmarrin sulme madhore nė disa portale vitale qė pėrfaqėsojnė shoqėrinė suedeze nė ditėt e ardhshme.
Pėrpjekja, e pagėzuar si "#OpPRQ #OpPirateBay", do tė jetė gjėja mė e madhe e bėrė ndonjėherė nė historinė e Anonymous,- thuhet nė video.
Aty kėrkohet ndihma e mbėshtetėsve, kryesisht pėr kryerjen e sulmeve DDoS. Lirojeni Assange. Lirojeni Internetin. Na prisni neve,- pėrfundoi videoja.
Wall Street Journal gjatė ditės sė sotme raportoi qė sulmet rrėzuan uebfaqet pėr Shėrbimet e Sigurisė sė Suedisė, Zyrės sė Prokurorėve dhe Bankės Qendrore tė kėtij shteti. Nė Twitter, disa mesazhe nė lidhje me Anonymous raportuan qė pėrpjekja ishte njė grackė e sponsorizuar nga qeveria.
Sė fundi, @AnonNCarolina2 lajmėroi qė: Ne kemi gjetur provėn pėrfundimtare qė #OpPirateBay #OpPR #OpSweden ėshtė njė ibrik mjalti deri mė tani. Lundroni tė sigurt, goditni fuqishėm.
Kjo hakmarrje vjen pas sulmit nga autoritetet policore suedeze ndaj hostuesit tė uebit PRQ qė ėshtė i vendosur nė Stokholm, qė njihet pėr hostim tė disa nga faqeve mė tė popullarizuara problematike nė internet, duke pėrfshirė Pirate Bay dhe Wikileaks.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|