Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-11, 20:51   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Naum Veqiharxhi

IDEIMI I NJĖSIMIT TE KOMBIT, KRYEVEPRA E VEQILHARXHIT

Kryengritjeve tė shumta kundėr pushtuesve osmanė, qė kishin marrė hov nė gjithė Shqipėrinė nė vitet ‘40 tė shekullit tė XIX, u mungonte programi politik nė shkallė kombėtare dhe platforma e pėrpunuar ideologjike. Kėrkesat e lėvizjes sonė kombėtare, qė do tė fillonte pas 30-35 vjetėsh, u paraqitėn nga Naum Veqilharxhi nė Qarkoren e vitit 1846, e cila konsiderohet si manifesti i parė i saj. Duke u nisur nga kushtet politike, ekonomike dhe kulturore-arsimore ku ndodhej Shqipėria dhe shqiptarėt nė shekullin XIX, Naum Veqilharxhi pėrcaktoi drejtimin kryesor tė nacionalizmit shqiptar, qė do tė kishte specifikėn e tij. Ai do tė pėrpunohej duke u mbėshtetur kryesisht mbi gjuhėn amtare dhe jo mbi fenė, si nė rastin e nacionalizmave tė tjerė ballkanikė. Letra qė i drejton tė nipit, Janit, student nė Vjenė, mė 7 prill 1846, pėr mendimet, dėshirat dhe optimizmin qė ruan, ėshtė njė nga dokumentet mė tė bukura tė patriotizmit shqiptar. Naumi zbėrthen kėtu thelbin e programit tė tij pėr rilindjen e kombit shqiptar. Ai paraqet me kėtė rast njė pjesė tė letrės qė nipi grekoman i kish dėrguar mė parė: “Xhaxhai tim kėrkon tė lidhė ato qė s’lidhen, tė sjellė nė formė atė qė nuk ka formė, tė bashkojė nė njė tufė myslimanėt fanatikė, tė krishterėt, ortodoksė supersticiozė, papistėt qė urrejnė fetė e tjera, pėr tė krijuar njė trup homogjen nga kombi shqiptar”. Naumi, i qetė dhe bindės, pėrgjigjet se kombi shqiptar ka ekzistuar bashkė me kombet e tjera dhe shqiptaria pėrfaqėson thelbin e tij, ndėrsa pėrkatėsitė fetare nuk janė veēse karakteristika tė fituara mė vonė, qė mund edhe tė ndryshojnė. Janė kėto ide tė N. Veqilharxhit, qė do t’i vargėzonte shkėlqyeshėm Pashko Vasa, kur thoshte: E mos shikjoni kisha e xhamia, feja e shqyptarit asht shqyptaria (1878). Pėr Veqilhaxhin “kombi shqiptar do tė mbėshtetej kryesisht mbi gjuhėn tonė amtare dhe mė pak te zakonet, lidhjet farefisnore etj. Tė mohosh kombin, vazhdonte Naumi, ėshtė njėlloj sikur tė mohosh prindėrit, familjen, miqtė, bashkėkombėsit, vatrėn atėrore, varret e tė parėve dhe gjėrat e shenjta tė familjes.” (Letra dėrguar J. C.). Abetaret e Naum Veqilharxhit, qė u quajtėn “vepra tė shenjta”, por edhe Qarkorja dhe Letra dėrguar J. Calit, ndriēuan popullin shqiptar me shpejtėsi vetėtime, duke “u dhėnė zemėr edhe gjithė tė tremburve”. Nė shtypin rumun tė kohės theksohej se veprat e Naum Veqilharxhit, qė synonin tė kapėrcenin ndasitė fetare, tė cilat pengonin bashkimin kombėtar, u mirėpritėn nga tė tri pjesėt e kombit (Gaz. Curjerul rumanesc, Bukuresht, 1846; cituar sipas M. Domit, Kongresi i Manastirit…, 1972). Dhimitėr S. Shuteriqi shkruan: “Pėr herė tė parė, jo vetėm paria ortodokse e Korēės, por edhe katolikė dhe myslimanė tė ndryshėm e kanė kuptuar dhe e kanė bėrė tė tyrin qėllimin e rilindasit. Pėrpjekja e tij kulturore i ka bashkuar ata si pjesė e njė kombi qė janė” (“Naum Veqilharxhi”, Gjurmime letrare, 1974, f. 227). Anastas Byku, drejtor i gazetės Pellazgu, qė kishte pronar Vangjel Zhapėn, do tė shkruante se: “Veprimtaria e Naum Veqilharxhit kishte gjetur pėrkrahje nga shqiptarėt myslimanė dhe tė krishterė” (po aty, f. 240). Nė kėtė mėnyrė, N. Veqilharxhi kishte ideuar rikonstruksionin e kombit shqiptar qė pėrfshinte myslimanėt dhe tė krishterėt, vėrtetuar tashmė nga historia, dhe si aliazh qė ėshtė, doli mė i fortė dhe mė rezistent sesa elementėt qė e pėrbėjnė. Dora-dorės, populli shqiptar e pranoi porosinė e Naumit dhe krijoi modelin e tij, sipas tė cilit besimet fetare do tė praktikoheshin nė njė mėnyrė tė veēantė, nė mėnyrėn shqiptare, me tone tė ulura, jo vetėm pa ngacmuar bashkėkombėsit e feve tė tjera, po gjithmonė duke i respektuar ato.
Kjo ėshtė harmonia fetare ose bashkėjetesa shqiptare qė ideoi N. Veqilharxhi dhe qė sot, falė urtėsisė tė popullit tonė, pėrbėn njė vlerė tė veēantė tė tij, si njė model referimi pėr popujt e tjerė ballkanikė, si mėnyrėn e vetme pėr njė tė ardhme tė pėrbashkėt mė tė lumtur. Veēse, gjithēka fillon me gjuhėn tonė amtare. Kur N. Veqilharxhi thoshte se gjuha shqipe do tė riformonte kombin tonė (Qarkorja,1846), si edhe shumė shqiptarė tė tjerė, ai ishte dashuruar pas saj si njė gjuhė e lashtė, e veēantė, qė tingėllon bukur si nė gojėn e grave ashtu edhe tė burrave, qė u ka qėndruar tė gjitha rrebesheve, edhe pse nuk mėsohej nėpėr shkolla, mbasi turqit i kishin zgjedhur vdekjen dhe e ndaluan tė mėsohej pėr 5 shekuj me radhė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė