Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-04-07, 12:25   #20
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LINDJA E MUHAMMEDIT ALEJHIS SELAM

Shkruar nga Sulejman Osmani


Muhammedi alejhi selam lindi nė mėngjesin e ditės sė hėnė mė 20 prill tė vitit 571 e.r. ky vit veēohet edhe me sulmin qė deshi ta bėjė Ebreheja (njė mbret nga Jemeni) ndaj Qabes dhe nė histori njihet si ‘viti i elefantit’.

Rreth mrekullive qė ndodhėn nė natėn e lindjes sė Pejgamberit alejhi selam flasin shumė burime tė ndryshme, nga ato tė vėrteta dhe tė pavėrteta. Ato qė na kanė arritur me varg interpretėsh (sened) tė vėrtetė duhet tė pranohen dhe tė argumentojmė me to, ndėrsa ato qė nuk janė tė sigurta dhe kanė dyshime, duhet shikuar nė to dhe studiuar. Asgjė nuk duhet tė pranojmė e as tė refuzojmė pa u mbėshtetur nė argumente.
Vitet e para tė fėmijėrisė sė tij i kaloi nė fisin Beni Sead, sipas traditės sė mekasve, tė cilėt i dėrgonin fėmijėt e tyre nė fshat larg qytetit. Aty qėndroi pesė vjet, e nė kėtė kohė ndodhi edhe hapja e gjoksit tė Muhammedit alejhi selam, andaj e frikėsuar nga kjo ngjarje, Halimeja (gruaja, e cila kishte marrė nė mbikėqyrje) e kthen atė te nėna e tij.
Kur i mbushi gjashtė vjet, nėna e mori nė rrugė pėr nė Medinė pėr t’i vizituar disa tė afėrm tė saj, por duke u kthyer rrugės vdes nė vendin e quajtur ‘El Ebvau’, i cili gjendet rreth 40 km larg Medinės, e me tė mbeti ta vazhdojė rrugėn shėrbėtorja Ummu Ejmen. Muhammedi alejhi selam mbeti edhe pa nėn, e babin as qė e kishte parė, por mėrzia iu shtua edhe mė tepėr kur vdiq gjyshi i tij, i cili e kishte marrė atė nė mbikėqyrje pas vdekjes sė nėnės. Tash muhammedi alejhi selam kishte tetė vjetė kur gjyshi i kishte arritur tė njėqin e njėzetat. Pas vdekjes sė gjyshit, atė e mori nė pėrkujdesje xhaxhai Ebu Talibi. Dy herė udhėtoi sė bashku me tė deri nė Siri. Herėn e parė gjatė rrugės, nė qytezėn Busra nė veri tė Shamit, u takua me priftin e quajtur Behira, i cili i frymėzuar nga lajmėrimet e Tevratit pėr Pejgamberin qė do tė vie, e porositi xhaxhain e tij qė tė mos e marrė me vete nė rrugė, ngase frikohej se mos do t’i bėnin keq ēifutėt e Sirisė.
Udhėtimin e dytė pėr Siri e bėri me karavanin e Hatixhes, kurse ajo e mahnitur me sinqeritetin e tij kėrkoi qė tė martohen.
Muhammedi alejhi selam atėbotė i kishte 25 vjet, kurse Hatixheja 45 vjet. Qė tė dy e pranuan njėri tjetrin me dėshirė, e si rezultat i kėsaj ishte jeta e tyre e lumtur me respekt tė ndėrsjellė. Gjatė jetės bashkėshortotre me tė Pejgamberi alejhi selam nuk kishte grua tjetėr, kurse pėr dashurinė qė kishte ndaj saj flasin shumė hadithe. Ajo ishte e vetmja me tė cilėn pati fėmijė 9pėrveē Marisė, e cila i kishte lindur njė djalė, i cili quhej Ibrahim, e qė kishte jetuar vetėm tetėmbėdhjetė muaj).
Kėshtu jetoi Muhammedi alejhi selam i paprekur nga ēdo e keqe, nė mesin e njė shoqėrie tė shaktėrruar nė tė gjitha aspektet. Marrėdhėniet njerėzore kishin marrė tatėpjetėn. Luftėrat ndėrfisnore zgjatnin me vite, e nė besim kishin devijuar nga e vėrteta. Qaben e kishin mbushur me idhuj, tė cilėt i adhuronin pėr zotėra. Vajzat e tyre i varrosnin pėr sė gjalli dhe vėrtet ishte njė krizė e rėndė shoqėrore. Muhammedi alejhi selam nuk ishte i kėnaqur me kėtė gjendje. Asnjėherė nuk i shoqėronte as nė lutjet e tyre, e as nė tubimet, nė tė cilat pinin dhe dėfreheshin. I shtyrė nga kjo gjendje, filloi tė vetmohej nė shpellėn “Gari Hira” dhe siē tregojnė burimet e transmetuara, aty qėndronte gjatė tėrė muajit tė Ramazanit, dhe kohė pas kohe vinte nė shtėpi qė tė furnizohej me gjėra tė nevojshme (hadithin lidhur me kėtė e transmeton Buhariu nė Sahihun e tij, shiko: “Fet’hul bari”, vėll. I, f. 30-31).
Rreth asaj se si e adhuronte Allahun nuk ka burime tė sigurta, por anohet nė atė se lutej sipas Sheriatit tė ndonjė Pejgamberi tė mėparshėm. Dihet se arabėt deri vonė i pėrmbaheshin besimit tė Ibrahimit alejhi selam, derisa njė mekas i quajtur Amr bin Luhej solli nga Siria njė idhull dhe me kėtė idhujtaria e zėvendėsoi besimin qė e kishin trashėguar nga gjyshi i tyre, Ibrahimi alejhi selam. Pėr dallim nga tė tjerėt, Muhammedi alejhi selam kurrė nuk i bėri ibadet ndonjė idhulli, nuk i ra nė sexhde dhe nuk kėrkoi fatin nga zotėrat e imagjinuar. Allahu e zgjodhi dhe e ruajti nga ēdo e keqe. Ia pastroi zemrėn duke qenė fėmijė i vogėl. Tregohet se si bari nė Mekė, Muhammedi alejhi selam ishte marrė vesh me njė shok tė tij qė t’ia ruajė delet derisa ky tė shkonte nė njė dasmė, e cila po bėhej nga tė parėt e Mekės. Por nė tė hyrė tė Mekės, nga tingujt e njė melodie hyjnore, atė e zuri gjumi dhe nuk diti asgjė pėr veten deri tė nesėrmen, kur e zgjoi vapa e madhe.E njėjta ngjarje i ndodhi edhe njė herė tjetėr, andaj kėto janė dėshmi se Allahu ka dashur ta ruajė dhe veēojė.
Kur Muhammedi alejhi selam i mbushi tė katėrdhjetat, Allahu e dėrgoi mėshirė pėr mbarė njerėzimin, thirrės nė Rrugėn e Tij dhe kandil qė ndriēon.
Ajetet e para tė Kur’anit i zbritėn nė shpellėn Hira (aty ku vetmohej) duke e urdhėruar qė tė mėsojė dhe lexojė nė emėr tė Allahut, i Cili ka krijuar qiejt, tokėn dhe gjithė atė qė ekziston.
Tash do tė fillojė njė sistem i ri njerėzor. Botėn do ta ndritė besimi i pastėr, i bazuar nė Njėsinė e Zotit xhel-le shanuhu. Fjala e Tij do tė lartėsohet e besimi monoteist do tė formojė shtetin e parė islam i bazuar nė ligjin e Allahut dhe Sunnetin e Pejgamberit alejhi selam. Si rezultat i kėtyre mėsimeve lindėn gjenerata, tė cilat kurrė mė nuk u pėrsėritėn. Luftuan pėr Islam me pasuri dhe shpirt. Allahu u premtoi Xhenetin dhe kėnaqėsitė e tij. Tė gjitha kėto ishin si rezultat i edukatės sė bazuar nė mėsimet hyjnore tė Islamit.
Rruga deri nė fitore ishte e gjatė dhe me plot pengesa, por besimi i vėrtetė nė tė Vetmin Zot dhe durimi i pashembullt ishin mbi tė gjitha.
Sahabėt, tė bindur nė Pejgamberin alejhi selam, pėrcillnin ēdo gjė qė bėnte ai, e imitonin edhe nėse nuk e dinin qėllimin, duke ditur se nuk flet tjetėr pėrveē asaj qė i shpallet nga Allahu xhel-le shanuhu. Prej kėtu zė fill njė bazė e re islame qė do tė quhet Sunnet, ose gjithēka qė ka tė bėjė mbi tė Dėrguarin e Allahut – Muhammedin alejhi selam.





Referencat:
1.”Es-Siretu en-nebevie es-sahiha”, Ekrem Dijaul Omeri, vėll. I, f. 99-101, 106-111, 113-114, 125.
2.”Mustedreku” i Hakimit, vėll. III, f. 182.
3.”Suneni” i Tirmidhiut, vėll. V, f. 590.
4.”Sijer ve megazi”, Ibn Is’hak, f. 79-80.
Marrė nga libri “Sunneti bazė e Sheriatit”



http://www.fjalaebukur.com
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė