Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-10-11, 18:13   #43
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Qeveria




S’ka datė pėr liberalizimin e vizave



29-10-2011 15:51 CET


Nisja e dialogut ndėrmjet Brukselit dhe Prishtinės pėr procesin e liberalizimit tė vizave nuk i garanton Kosovės njė datė, qoftė tė pėrafėrt, se kur kosovarėt do tė udhėtojnė nė Evropė pa viza.
Qeveria nė Prishtinė ka pėrsėritur nė shumė raste se Kosova ka pėrmbushur kriteret e parapara, por, nė bazė tė deklaratave tė zyrtarėve nga Brukseli, procesi parashihet tė marrė mė shumė kohė.
Gjatė qėndrimit tė saj nė Prishtinė, raportuesja pėr Kosovėn nė Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaēek, deklaroi se dialogu pėr vizat fillon nė dhjetor, por askush, sipas saj, nuk mund ta dijė se sa kohė nevojitet deri nė liberalizimin e vizave pėr kosovarėt.

“Nuk mund ta them se sa kohė do t’i duhet Qeverisė sė Kosovės qė t’i pėrmbushė tė gjitha ēėshtjet teknike”, tha Lunaēek, duke nėnvizuar se Kosova ka bėrė tashmė disa pėrparime nė kėtė fushė.
Nga fillimi i javės tjetėr, Kosova pritet tė pėrmbushė njė nga kriteret pėr liberalizimin, pasi qė Ministria e Punėve tė Brendshme ka konfirmuar se nga e hėna do tė fillojė me lėshimin e pasaportave biometrike.
Sfida e riatdhesimit
Njė nga sfidat e pėrmbushjes sė kritereve ėshtė zbatimi i marrėveshjeve qė Kosova ka me vendet evropiane pėr ripranim dhe riatdhesim.
Ilhami Gashi, sekretar nė Ministrinė e Brendshme, tha se Ligji pėr ripranim po zbatohet nga ana e institucioneve tė Kosovės.
Megjithatė, nėnvizoi ai, ka edhe sfida tė shumta, pasi ligji fillimisht kėrkon pėrfshirjen e shumė institucioneve dhe niveleve tė pushtetit. Kurse, shqetėsimi ėshtė edhe mė i madh nė rastet kur tė kthyerit nuk kanė as strehė mbi kokė.
“Tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės, pėr ēfarėdo arsyeje qė e kanė lėshuar vendin, kanė tė drejtėn qė tė riatdhesohen. Ne jemi tė obliguar qė pėr 12 muajt e parė t’ua sigurojmė strehimin, orenditė, ushqimin - pėr ēdo anėtar tė familjes, sipas kritereve tė pėrcaktuara”, tha Gashi.
Deputeti Fatmir Xhelili, udhėheqės i grupit punues nga parlamenti, tha se janė evidentuar mangėsi nė punėn dhe angazhimin e komunave, por edhe tė ministrive tė caktuara, nė lidhje me riatdhesimin e personave dhe familjeve tė kthyera.
“Ngecje pak mė tė theksuara ka Ministria e Shėndetėsisė. Sigurisht, problemi ėshtė te fondet pėr barnat dhe pėr ofrim tė shėrbimeve me kohė. Problem tjetėr ėshtė vendstrehimi i qytetarėve, tė cilėt kthehen”, theksoi Xhelili.
Ripranimi dhe riatdhesimi prekin personat qė kanė gjetur strehim me vite tė tėra nėpėr vendet e ndryshme evropiane e tė cilėt tani duhet tė kthehen nė Kosovė.
Ripranimi dhe riatdhesimi pėrbėjnė kushtet e vėna edhe nė procesin e liberalizimit, krahas ēėshtjeve teknike si: pasaporta biometrike, siguria e dokumenteve personale dhe ēėshtje tė ngjashme.
Nė dhjetor, kur edhe mund tė nisė dialogu me Brukselin, pritet qė Kosova tė marrė edhe udhėrrėfyesin e BE-sė dhe mė pas, mbase, do t’i bėhet njė vlerėsim mė i saktė i pėrparimeve dhe sfidave qė ka pėrpara deri nė liberalizimin e vizave. /REL/
1
  Pėrgjigju Me Kuotė