Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-07, 23:40   #12
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

14. Nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a. pėrcillet se I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Vėrtet All-llahu i Madhėrishėm gjatė natės e mban tė shtrirė dorėn pėr tė pranuar pendimin e mėkatarėve tė ditės; dhe e shtrin dorėn gjatė ditės pėr tė pranuar pendimin e mėkatarėve tė natės, derisa tė lind Dielli nga Perėndimi”. (Muslimi)

15. Nga Ebu Hurejre r.a. pėrcillet se I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Kush pendohet para se tė lind Dielli nga Perėndimi, All-llahu do ta falė”. (Muslimi)

16. Nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattab pėrcillet se I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Vėrtet All-llahu i Gjithėfuqishėm e pranon pendimin e robit tė vet deri para gargarės sė tij (frymės sė tij tė fundit)”. (Tirmidhiu thotė se ėshtė hadith hasen)

17. Nga Ebu Seid Sa’d ibn Malik ibn Sinan el-Hudrij r.a. pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Moti para jush ka qenė njė njeri qė ka vrarė nėntėdhjete e nėntė veta, ka pyetur pėr njeriun mė tė dijshėm nė botė. Atė e udhėzuan te njė murg (prift). Shkon te murgu e i thotė se ka vrarė 99 veta, andaj a ka pėr tė tevbe (mėshirė prej All-llahut dhe falje). Murgu i thotė se pėr tė nuk ka tevbe. Ky e vret edhe murgun dhe me tė i plotėson njėqind tė vrarėt. Pastaj vazhdon tė kėrkojė njeriun mė tė ditur nė botė, e udhėzuan te njė dijetar. Ky pasi e gjen i tregon se ka vrarė 100 njerėz dhe e pyet edhe kėtė se a ka pėr tė tevbe? Dijetari i tha: “Po! E cili ėshtė ai qė mund tė ndėrhyjė ndėrmjet tij dhe tevbes sė tij? -Shko nė atė vend dhe nė atė vend, aty banojnė njerėz tė cilėt e adhurojnė All-lla_hun edhe ti adhuroje All-llahun me ta dhe mos u kthe kurrė nė vendin tėnd, sepse ėshtė vend i keq”. Njeriu u nis pėr nė vendin e adhurimit tė All-llahut dhe kur arriti nė gjysmė tė rrugės i erdhi vdekja. Atėherė lindi grindja nė mes engjėjve tė mėshirės dhe engjėjve tė dėnimit. Engjėjt e mėshirės thanė: “Ai deri kėtu ka ardhur i penduar pėr mėkatet me zemėr tė drejtuar kah All-llahu i Madhėrishėm”. Kurse engjėjt e dėnimit thanė: “Asnjėherė mė parė nuk ka bėrė mirė”. Atėherė kėtyre engjėjve u vjen njė engjėll tjetėr nė formė tė njeriut e kėta e morėn pėr gjykatės qė tė gjykojė se cilėt kanė tė drejtė. Ky u thotė: “Matni nė mes dy vendeve (vendit tė adhurimit dhe atij tė mėkateve), e mė afėr cilit vend tė jetė, atij vendi edhe i takon”. Engjėjt e matėn hapėsirėn nė mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte mė afėr vendit qė synonte, andaj e morėn engjėjt e mėshirės”. (Muttefekun alejhi)

Nė Sahihun e Buhariut ėshtė ky transmetim: “Njeriu i penduar ishte mė afėr vendit tė ibadetit vetėm pėr njė pėllėmbė, andaj dhe u llogarit si banor i tij”. Po ashtu, nė Sahihun e Buhariut i shtohet edhe ky citat: “All-llahu i urdhėron njėrit vend (tė keqit) largohu kurse tjetrit vend (tė mirit) afrohu, pastaj urdhėron engjėjt ta masin largėsinė nė mes dy vendeve, e engjėjt konstatojnė se i penduari ėshtė vetėm pėr njė pėllėmbė mė afėr vendit tė tevbes dhe ibadetit - andaj iu falėn mėkatet”. Kurse nė njė trans_metim qėndron: “Me gjoksin e zemrėn e tij ishte mė afėr vendit tė tevbes dhe devotshmėrisė”.


18. Nga Ibni Abbasi dhe Enes ibni Maliku r.a. pėrcillet se I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Sikur njeriu tė kishte njė luginė me arė, do tė dėshironte t’i ketė dy lugina (nė vend tė njėrės). Dhe gojėn e tij asgjė nuk mund ta mbushė (ngopė) pėrveē dheut. Atyre qė bėjnė tevbe All-llahu xh.sh. ua pranon tevben e tyre”. (Muttefekun alejhi)

19. Nga Ebu Hurejre r.a. pėrcillet se I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “All-llahu i Madhėrishėm qeshet (ėshtė i kėnaqur) me dy njerėz, tė cilėt luftojnė nė mes veti, e njėri e vret tjetrin, dhe tė dy hyjnė nė Xhennet! Njėri prej tyre lufton nė rrugė tė All-llahut, vritet dhe hyn nė Xhennet, kurse vrasėsin e mėshiron All-llahu, e ky e pranon Islamin e pastaj edhe vet bėhet shehid (vritet nė xhihad)”. (Mutte_fekun alejhi)

All-llahu i Madhėrishėm thotė:

“O besimtarė, kini durim dhe jini tė qėndrueshėm...” (Ali Imran, 200)

“Ne gjithsesi do t’ju spro_vojmė me diēka nga frika dhe uria, edhe me humbje tė pasurisė dhe tė jetės e tė fryteve. Dhe ti (Muhammed) pėrgėzoi durimtarėt”. (el-Bekare, 155)

“...Vetėm ata qė janė tė durueshėm realizojnė shpėrblim tė pakufizuar”. (ez-Zu_mer, 10)

“Por kush duron dhe falė, ajo ėshtė nga punėt e menēura”. (esh-Shūrā 43)

“...Kėrkoni ndihmė pėr vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim ėshtė me durimtarėt”. (el-Bekare, 153)

“Ne do t’ju sprovojmė de_risa t’i dallojmė luftėtarėt nga mesi juaj dhe durimtarėt”. (Muhammed, 31)

Ajetet tė cilat flasin pėr sabrin dhe shpjegojnė rėndėsinė e tij janė tė shumta dhe tė njohura, kurse nė vazhdim ja hadithet e Alejhisselamit:

20. Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij r.a. pėrcillet se I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Pastėrtia ėshtė gjysma e imanit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falėnderimi All-llahut) ia plotėson (besimtarit) peshojėn (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falėnderimi All-llahut) e mbush krejt nė mes tė qiejve dhe tė Tokės, namazi ėshtė dritė (e zemrės), sadakaja (lėmosha) ėshtė dėshmi (e besimit), durimi (sabri) ėshtė shkėlqim, kurse Kur’ani ėshtė argument pėr ty ose kundėr teje. Ēdo njeri kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpėton ose e shkatėrron”. (Muslimi)
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė