Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-02-08, 01:27   #13
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: AW: Titulli: NENE TEREZA (GONXHE BOJAXHIU)

Une nuk e di se ku ka qene shtepia e NENE TEREZES ne Shkup. Kam deshire ta rishoh si ka qene atje ku ka qene. Nuk dua te shoh as kishe, e as xhami, atje ku i ka fjetur koka foshnjore ne djep. Dua si qytetar i kesaj bote, te shoh se ku u ngjiz dhe u rrit nje qenie njerezore, qe...per merite te prinderve dhe shtepise, u be ajo qe u be. U be shpalosesja me e fuqishme e miresise se prinderve, kombit,shtepise dhe ne vazhdim te religjionit qe ajo ju perkushtua. Thjesht dua ta shoh folene e saj, ashtu sic ishte foleja e Jezuit dhe e Muhamedit, pra nje fole njerezore. Nga nje fole njerezore doli dhe u mboll njerezimi dhe me pas religjionet.
p.s Ne nje fole njerezore jetuan edhe nena e saj dhe motra, por te braktisura dhe te dhunuara nga sistemi diktatorial. Kam qene femije ne shtepine e tyre dhe nuk dua te flas se...me mbyt trishtimi. kam pershkruar kete ne romanin tim :Shpirtra ne korridor.
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė