Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-09, 16:58   #2
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sėmundjet qė prekin sytė dhe shkaktarėt e tyre ...

Syri i takon grupit tė organeve shqisore, qė ka tė bėj me shqisėn e tė pamurit. Syri ėshtė njė organ shumė ndjeshėm qė detekton dritėn (syri i thjeshtė) dhe ngjyrėn (syri i komplikuar). Syri gjendet i vendosur nė kokė tė gjallesave, mė saktėsisht nė zgavra tė ashtit tė kokės tek njerėzit dhe kafshėt. Gjallesat e ndryshme kanė struktura tė ndryshme ty syrit si dhe aftėsi tė ndryshme tė tė pamurit.

Tabela e pėrmbajtjeve
1 Llojet e syrit
1.1 Sipas strukturės
1.2 Sipas ngjyrės
1.3 Sipas aftėsisė sė shikimit
2 Anatomia e syrit
3 SHKIMI
4 Sėmundjet e syrit
5 Problemet e shikimit
5.1 Miopia
5.2 Hipermetropia
5.3 Prezbiopia
5.4 Astigmatizimi
5.5 Daltonizmi
6 Tė shikuarit vėngėr (Strabizmi)
7 Shih edhe
8 Lidhje tė jashtme



Llojet e syrit

Sipas strukturės

Sipas ngjyrės


syri eshte i domosdoshem syri me i bukur eshte me ngjyre te kalter ajo eshte shum shum e bukur sepese ndryshon fytyren e njeriut ajo eshte bukruia e njerit te paster kemi syr me njgjyr; kalter,zeze.gjelbert.etjer

Sipas aftėsisė sė shikimit

Anatomia e syrit

SHKIMI

Sėmundjet e syrit

Nė tė folurit e pėrditshėm shprehja syri i thatė i dedikohet njė sėmundjeje, e cila manifestohet me pakėsimin e sasisė ose pėrbėrjen e lotėve. Si pasojė e kėtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshėm. Nė mjekėsi kjo njihet si Sicca-Syndrom.

Loti prodhohet nė gjėndrėn lotuese, derdhet nė mollėzėn e syrit dhe me lėvizjen e rregullt tė kapakėve tė syrit, shpėrndahet nė tė gjitha anėt duke mbajtur kėshtu syrin gjithnjė tė njomė. Shkaktarėt kryesorė tė Sicca-Syndrom janė tė shumtė. Prodhimi i lotit nė sasi tė vogėl, ndryshimi nė pėrbėrjen e tij dhe lėvizjet e dobėsuara tė kapakėve tė syrit njihen si mė kryesorėt. Kontraceptivėt dhe antidepresivėt e ndryshėm, ndėrrimet hormonale, sėmundjet e gjėndrės tiroide, infeksionet virale, mungesa e Vitaminės A, Rheuma dhe Diabeti mund tė shpiejnė poashtu nė tharjen e syrit.

Mė tė prekur nga kjo sėmundje janė tė moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha poashtu dhe faktorėt klimatik, kondicionerėt e ajrit, kemikalet dhe tymi duhanit ndikojnė nė zvogėlimin e sasisė sė lėngut tė syrit. Nė SHBA tashmė ekziston Office Eye Syndrome, nga e cila tė rrezikuar janė ata qė kalojnė orė tė tėra para monitorit dhe si pasojė e koncentrimit dhe shikimit tė pandėrprerė nė monitor, lėvizja e kapakėve tė syrit bėhet mė e rrallė, duke tharė kėshtu sipėrfaqen e syrit.

Simptomet tipike janė tė djegurit dhe kruarja e syve, dhembja dhe ndjenja e pluhurit nė sy si dhe ndjeshmėria e rritur ndaj dritės. Nėse nuk mjekohet me kohė, atėherė mund tė vie deri te ērregullimet afatgjatė tė korneas, duke pasur si pasojė dobėsimin e tė pamurit.

Nė vijim disa kėshilla pėr ata, qė tashmė vuajnė nga kjo sėmundje:

- merrni rregullisht pika pėr sy, - keni parasysh lagėshtinė e ajrit nė vendin e punės ose nė dhomė, - bėni shėtitje nė ajėr tė pastėr, - largohuni nga pirja e duhanit dhe rrymimi i ajrit, e veēanėrisht keni kujdes nga ventilatori nė automjet, - gjatė punės me kompjuter bėni pauze tė shkurtėra dhe lėvizni kapakėt e syve mė shpesh, - kujdes duhet pasur gjatė larjes sė syve, e posaēėrisht nė vėnien e makijazhit.


Problemet e shikimit

Kur syri ėshtė normal, ka aftėsi pėr ta bėrė grumgullimin e rrezeve tė dritės nė retinė dhe pastaj formohet fytyra e objektit tė vėrejtur. Mirpo, nė disa raste te tjera, kur objekti i verejtur nuk duket plotesisht i qarte, kemi te bejme me disa te meta te syrit. Te metat e syrit janė: miopia, hipermetropia, prezbiopia, astigmatizmi dhe daltonismi.


Miopia

Ėshtė e metė e shpeshtė e syrit qė shkaktohet nė rastet kur boshti i syrit ėshtė mė i gjatė sesa te syri normal. Nė ketė rast shohim qartazi vetėm objektet qė janė afėr, kurse ato qė i kanė largė nuk i shohin qartė meqė rrezet e dritės priten pėrpara retinės (e jo nė tė). Njerėzit e tillė duhet tė perdorin syze me thjerrėza shpėrndarėse - konkave.


Hipermetropia

Hipermetropia ėshtė e situata e karakterizuar nga shkurtimi i boshtit te syrit, qe nga ana e saj shkakton formimin e imazhit pertej retines. Keta individe nuk shohin qarte objektet e aferta ndersa veshtrimi ne largesi eshte normal. Korrigjimi i ketij problemi vjen ndermjet perdorimit te syzeve me thjerrėza pėrmbledhėse - konvekse.


Prezbiopia

Kjo ėshtė pasojė e humbjes sė elasticitetit tė thjerrėzes sė syrit pėr akomodim. Kjo e metė shfaqet tek njeriu rreth moshės 45-50 vjeēare e manifestohet me humbjen e aftėsisė sė syrit pėr tė parė mirė nė afėrsi. Korrigjohet me pėrdorimin e syzeve me thjerrėza tė forta pėrmbledhėse gjatė leximit.


Astigmatizimi

Astigmatizmi (gr: a = pa, stigma = (pike, pickim-) njollė, pra pa pikė, Astigmatizmi ėshtė ai difekt qe karakterizohet nga crregullimi i harmonisė sė thjerrėzės, kjo e fundit reflekton nė mėnyrė tė pa rregullt rezet qė duhet tė mbėrrijnė nė retinė kėshtu qė vėzhgimi i personit nuk ėshtė i qartė. Kjo e metė mund tė korrigjohet me perdorimin e syzeve me thjerrėza speciale.Kirurgjia ėshtė njė tjetėr menyrė pėr tė zgjidhur kėtė problem.


Daltonizmi

Daltonizmi o verberia kundrejt ngjyrave ėshtė njė problem, ne pjesen me te madhe te rasteve, gjenetik por qe mund tė shfaqet edhe pėr dėme nė nerva o tru, madje edhe nga perdorimi o prezenca i disa substanzave kimike. I pari qe pershkruajti ne 1794 kete patologji ishte kimiku anglez John Dalton, ne artikullin e tij shkencor : "Extraordinary facts relating to the vision of colors" pasi vuri re paaftesine e tij ne dallimin e ngjyrave. Quhet daltonik ai person qe nuk dallon ngjyrat me gjatesi te ndryshme valesh. Theksojme qe verberia kundrejt ngjyrave mund te jete minimume o e plote. Ngjyrat, qe behen shkaktare te diagnoses o te problemeve te perditshme te individit daltonik jane e kuqja dhe jeshilja (ne te gjitha nuancat e tyre).


Tė shikuarit vėngėr
(Strabizmi)

Shprehja tė shikuarit vėngėr (Strabismus, gr.: στραβός strabos „i fiksuar vėngėr“) eshte perdorur per te dhene dukurine e mangesise se barazpeshimt te muskujve te syrit gjegjesisht koordinimin motorrik mengesor te te dy syve. Ne kete rast shmanget drejtimi i akseve te tyre te shikimit gjate fiksimit te nje objekti me momente te caktuara ose ne menyre te vazhdueshme. Masa dhe forma e ketij pozicionimi defektoz mund te jene shume te ndryshme. Keto jane te matshme relativisht sakte me metoda te ndryshme dhe japin si rezultat nje ose disa kende te te shikuarit vėngėr.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė