Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-04-04, 19:38   #2
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

Me poshte do te sjell nje artikull te Aurel Plasarit, drejtor i Bibliotekes Kombetare, i cili mbeshtet mendimin se Nene Tereza kishte te emen katolike shqiptare, kurse te atin shqiptar-vllah nga familja vllahe e Bojaxhinjve.
Me pas do sjell kundershtimet dhe reagimet e skandalizuara te disa gazetareve shqiptare.

Bojaxhitė e nėnė Terezės
nga dr. Aurel PLASARI


“Travestķ elitash” e quante para do kohe nė shtyp njė kolegu ynė fushatėn kinse-nacionaliste pėr mbrojen me ēdo kusht tė “shqiptarėsisė” sė tė misionares sė madhe tė krishterė Nėnė Tereza. Pėrfytyroni tani se ē’mund tė ndodhė kur ta dojė rasti qė nė kėtė spektakėl e sipėr tė kesh pėr duarsh njė punim ende tė papėrfunduar pėr familjet e mėdha voskopojare dhe “voskopjarėt e mėdhenj”: Kavaliotėt, Sinat, Shagunat, Dumbat, Gondut, Bellot, Qopekat, Ballaurėt/Vallaurėt, Fundot etj.; ndėr to edhe familja Bojaxhi.
Bojaxhitė qenė dhe janė njė familje nė zė aromane (angl. Aromanians), e pėrhapur nė disa vise tė Ballkanit, si dhe pėrtej tij, nė degė tė ndryshme. Pėrfaqėsuesi mė nė zė i Bojaxhive mbahet historikisht Mihail G. Bojaxhi (Boiagi), me tė cilin llogaritet tė fillojė historia moderne e aromanėve. Sė toku me tjetrin filolog aroman Gjorgje Kosta Roza, me tė cilin vepruan nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XIX, ai u bė bashkėthemelues i teorisė sė “latinitetit” tė aromanėve nė Ballkan. Qė tė dy punuan nė qytetet e Perandorisė sė Habsburgėve, por qenė me prejardhje voskopojare. Sa i pėrket vendlindjes sė Mihail G. Bojaxhiut, opinionet ndahen dysh: Max Peyfuss-i mendon qė ai tė ishte lindur nė Budė mė 1780 (Die Druckerei von Moschopolis, 26), ndėrsa Candroveanu e shėnon Bojaxhiun tė lindur nė Voskopojė mė 1770 (Antologie de proza aromana, 195).
Duke vijuar traditėn e shkollės filologjike tė Voskopojės, pėruruar nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, Mihail G. Bojaxhiu botoi tė parėn gramatikė tė aromanishtes (Gramatica romana sau macedo-romana, 1818) tė shoqėruar edhe me pėrkthimet greqishte dhe rumanishte. Ai hartoi edhe njė gramatikė tė bullgarishtes dhe njė tė serbishtes, si dhe njė libėr mėsimi tė greqishtes, duke dhėnė pjesėn e vet tė ndihmės nė standardizimin e kėtyre gjuhėve. Bindja e tij prej poligloti nė pluralitetin gjuhėsor e shtynte tė nėnvizonte: “Ēdo gjuhė ėshtė njė hipostazė e shpirtit njerėzor; sa mė shumė gjuhė tė nxėjė njė njeri, aq mė shumė gjėra ai di. Njeriu nuk mund t’i fitojė tė gjitha dijet vetėm nga njė gjuhė e vetme, edhe sikur ajo gjuhė tė jetė mė e pėrkryera nė botė. Tė kėmbėngulėsh mbi njė gjuhė tė vetme ėshtė njėherėsh kotėsi dhe marrėzi nga pikėpamja praktike” (Gramatica, X).
Degė tė ndryshme tė familjes Bojaxhi u pėrhapėn jo vetėm nė qytetet e mėdha habsburgjike (Vjenė, Budė, Pest etj.), por edhe nė qytete tė Ballkanit, kėshtu edhe nė Shkup. Nė periudhėn e Perandorisė osmane Shkupi paraqitej si qytet etnikisht i pėrzier: bashkėjetonin aty shqiptarė, aromanė (vllehė), maqedonė dhe njė bashkėsi e vogėl familjesh hebreje. Kėtė situatė pėrzierjeje e pati ndeshur qysh nė shek. XIII rabini udhėtar nga Spanja Benjamin i Tudelės; po kėtė regjistronte nė shek. XIX Ami Bué-ja; dhe po kjo situatė, me ndryshimet e kuptueshme nė tė mirė tė bashkėsive maqedone e shqiptare, rezulton aty edhe sot e gjithė ditėn. Nė Shkup aromanėt jetonin nė njė lagje veēan, sikurse ishte traditė pėr qytetet orientale, qė quhej “Lagjja e vllehėve”: “Vlaškoj mahala”. Nė kėtė lagje jetonte edhe familja Bojaxhi nė tė cilėn u lind mė 27 gusht 1910 Gonxhe Bojaxhiu, e ardhshmja Nėnė Terezė. Nė ditėn e sotme lagjja nė fjalė ėshtė shpėrbėrė nė njė masė tė madhe: aty tek ishte shtėpia e Bojaxhive ėshtė tani njė autorrugė pranė njė qendre tregtare ngjitur me “Sheshin Maqedonia”. Nuk ka ndonjė dėshmi qė tė dėftojė se ku Gonxhe Bojaxhiu ėshtė pagėzuar, por ėshtė e besueshme qė ajo tė jetė pagėzuar nė kishėn e lagjes ku u lind: nė “kishėn e vllehėve”. Pėr mėsimet fillore ka ndjekur njė shkollė jokatolike: kėtė e tregon edhe vetė nė kujtimet e saj. Po t’i lexohen me vėmendje kujtimet dhe t’i ndiqen prononcimet, le tė vihet re: ishte shqipja apo maqedonishtja ndėr gjuhėt qė ajo njihte? Apo ishte “the aromanian”? Aromanishtja/vllahishtja nuk ėshtė ndonjė gjuhė qarkullimi tė gjerė, gjuhė kulture moderne, nga ato qė mėsohen nėpėr kolegjet e Anglisė apo universitetet e SHBA-sė. Tė diturit e aromanishtes/ vllahishtes nga njė njeri i rritur shpjegohet vetėm nėpėrmjet njė fakti: dhe dihet se cili ėshtė ai fakt.
Nė moshėn dhjetėvjeēare Gonxhes i vdiq i ati, Nikollė Bojaxhiu dhe, me vdekjen e tij, ėshtė e kuptueshme tė vinte duke u zbehur edhe identiteti i tė parėve nga linja e gjakut. Nėn pėrkujdesjen e s’ėmės Drane, qė ishte katolike nga rrethinat e Gjakovės, Gonxhja nisi tė shpihej rregullisht tanimė nė kishėn katolike tė qytetit, tė kėndonte nė kor, derisa rreth tė dymbėdhjetave, sikurse ka treguar vetė, t’i lindte dėshira pėr t’u bėrė “motėr e shenjtė”.
Pinjoj tė familjes sė Bojaxhive tė Maqedonisė ndeshen aty-kėtu, nėpėr regjistrat e shpėtuar rastėsisht tė shkollave aromane, qysh me themelimin e tyre nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX aty. Nė shkollėn aromane tė Gopeshit, pėr shembull, themeluar mė 1867, ndėr regjistrimet e vitit shkollor 1889-90 del Jani Bojaxhi, ndėrsa nė shkollėn aromane tė Krushovės, themeluar mė 1868, ndėr regjistrimet e vitit 1889-90 dalin Ana N. Bojaxhi, Taku Bojaxhi etj. Bojaxhi tė tjerė tė mbetur nė Maqedoni dhe tė lidhur mbas kishės ortodokse (pravosllave), me dhjetra emra nė kulturė, politikė, shkencė, sport (Aleksandėr Bojaxhi, Jani Bojaxhi, Dhimitri Bojaxhi) etj., mbahen tanimė tė “maqedonizuar”, ndryshe prej fatit tė Gonxhes qė u zhvendos nė mjedisin shqiptar katolik tė s’ėmės, nė Shqipėri.
Pavarėsisht ndonjė mėtimi joserioz tė FYROM-it zyrtar, Kryetari i Unionit pėr Kulturėn tė Aromanėve nė Maqedoni Dimo Dimcev e ka pėrshkruar me korrektėsi prejardhjen e familjes sė Gonxhe Bojaxhiut nė njė intervistė pėr NIN-in. Si kujton se dikur “Jerusalemi” i aromanėve pati qenė Voskopoja dhe se, me prishjen e saj, shumė familje voskopojare u hapėrdanė nė qytete nė ndryshme tė Ballkanit, si dhe tė Perandorisė austro-hungare, ai pėrshkruan edhe kalimin e pjesėve tė ndryshme tė familjes Bojaxhi nė Shkup, Prizren etj. Ai ka vėrejtur se i ati i Gonxhes, Nikolla, ishte pėrfaqėsues i vllehėve (vlasi) nė kuvendin e qytetit tė Shkupit; pėr kėtė ekziston edhe dokumenti pėrkatės bėrė i njohur prej Stojan Tren?evskit (“Mutter Teresa, Gondje Boiagi, ist von ihrem Vater Nikola Boiagi her wlachischer Abstammung; wir berufen uns auf das von dem Autor Stojan Trencevski entdeckte Dokument, das belegt, dass Nikola Boiagi in den Fuhrungsorganen der wlachischen Gemeinschaft in Skopje tatig gewesen war”). Nga njė anė tjetėr, as akademiku maqedon Tome Serafimovski nuk e ka pasur tė vėshtirė ta pranojė kėtė prejardhje: “Askush nė Maqedoni nuk ka mėtuar ndonjėherė qė Nėnė Tereza tė ketė qenė maqedone, kurse nė Shkup dihet qė ati i saj Nikolla Bojaxhi ka qenė jo shqiptar, por vllah” (“Niko nikada u Makedoniji nije tvrdio da je Majka Tereza bila Makedonka, ali u Skoplju se zna da joj otac Nikola Bojadzi bio ne Albanac, vec Cincar”).
Qė tė gjitha kėto orvatje pėr tė depėrtuar nė prejardhjen e njė figure si Nėnė Tereza, kėto tėrheqje litari me jo “ėshtė jona”, jo “nuk ėshtė juaja”, mund tė jenė nė thelb absurde: me kėtė jam njė mendjeje edhe unė. E Krishtera e Madhe e Kalkutės ėshtė njė figurė tanimė e shenjtė qė i pėrkiste/ i pėrket humanizmit tė krishterė mbarėkombėtar, madje jokombėtar ose mbikombėtar. E para qė do tė neveritej prej tėrheqjesh tė tilla litari do tė ishte ajo vetė, e cila refuzoi me ngul tė merrej ndonjėherė me pėrkatėsinė e saj etnike apo me prejardhjen e saj. Por atėherė pėrse kėta burra shteti ose minishteti, presidentė, kryebashkiakas etj., marrin pėrsipėr tė caktojnė a tė mbrojnė prejardhjen e njėrit apo tė tjetrit pa pasur haber as nga gjenealogjia, as nga filologjia, as nga historia? Madje, mė sė shumti, pa e ditur as ku bien me shtėpi kėto dije? Dhe ēfarė argumentesh shtien nė punė nė kėtė spektakėl kinse-nacionalist qė kolegu ynė me tė drejtė e quante “travestķ elitash”?
Ja ndonjė prej argumenteve, qėmtuar nėpėr mediat shqiptare prej niveleve tė bulevardit deri tek ato tė profesionistėve tė ATSh-sė, madje nga ato qė u shėrbehen tė huajve nė anglishte tė Tiranės: “Her real name is Agnes Bojaxhi. “Bojaxhi” in the Albanian language means “painter”!” Ose: “Mother Teresa was Albanian - her real name was Agnes Gonxhe Bojaxhiu. In the Albanian language Gonxhe means “bud” and Bojaxhi means “painter”!” Me njė fjalė: njė logjikė infantile, simbas tė cilės Blend Gonxhja (mė doli pikėrisht ky pėrpara pėr shoqėrim idesh) do tė qitej anglez, sepse: “His real name is Blend Gonxhe and the English Blend means “pėrzierje”!” As u shkon mendja kėtyre farė filologėve gjenelogjistė tė shpjegojnė se fjalė si bojė (nė shqip ngjyrė) dhe bojaxhi janė huazime nga turqishtja dhe si tė tilla kanė hyrė nė mė shumė se njė gjuhė tė Ballkanit. Sepse: si vallė i thonė bojaxhiut nė aromanishte? Nė aromanishte bojaxhiut i thonė bojaxhi. (Tė ma falė lexuesi, por m’u desh tė merrem kėtu me njė kėso shpjegimi ordiner.)
Pėrtej spektaklit tė “travestisė sė elitave” kthjellimi i kėtij tė sjelluri ka rėndėsi nė kulturėn shqiptare edhe pėr diē tjetėr: sepse me emėrtime si “aroman”, apo mė keq “vllah”, “kucovllah”, deri edhe “ēoban” ėshtė abuzuar tradicionalisht (ndonjėherė vijon tė abuzohet) pėr tė detraktuar personazhe nė zė tė kulturės shqiptare kur kanė qenė “tė padėshirueshėm” pėr dikė apo pėr diēka. Ky abuzim ka qenė (nė mos vijon tė jetė) njė mjet rėndomqar nė luftėn e ideve: atėherė kur njėra prej palėve “ndėrluftuese” nuk ka kundėr tjetrės kurrfarė argumenti tė fushės sė mendimit. Mandej? Mandej, si tė jenė marrė nė vitet ‘20-30 tridhjetė me qitjen e Konicės “kucovllah tė konvertuar”, si ta kenė zbuluar Fan. S. Nolin “aroman” dhe “joshqiptar” (mjerisht edhe ky vetė e kishte bėrė dikur tė atillė Konicėn), si ta kenė pėrgojuar Lasgushin pėr “vllah Pogradeci” etj., njė ditė prej ditėsh i shpallin ata “shqiptarė tė mėdhenj”. Po si kėshtu, me kėta shqiptaromėdhenj? Atėherė, nėse tė qėllon qė nė kėtė spektakėl e sipėr tė kesh pėr duarsh punimin pėr familjet e mėdha voskopojare dhe “voskopjarėt e mėdhenj”, nga njėri prej gjenalogjistėve bashkėkohorė nuk mund tė mos nėnvizosh kėtė vėrejtje: “Nė ekogjenetikėn e kohės sė sotme bihet njė mendjeje nga tė gjithė shkencėtarėt se problemi mė therės pėr botėn e gjallė ėshtė ai i erozionit tė gjeneve, qė nė gjenetikėn humane pėrkon me erozionin e gjeneve njerėzore. Erozioni gjenetik i njeriut nė skakierėn sociale kryhet edhe nga persekutimi i njeriut prej njeriut”. Vėrejtje qė tė bėn tė mendosh nė thellėsi: “nga persekutimi i njeriut prej njeriut”, ēfarė tė kujton mėnyrėn se si u sollėn pėr njė kohė tė gjatė nė Shqipėri me mėmėn e Gonxhe Bojaxhiut, me tė motrėn dhe me vetė Gonxhen tanimė Nėnė Terezė.
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė