Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-11, 15:49   #82
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Berat Buzhala

Kosova nuk bashkohet me patligjana

14 Shtator 2011 12:08, Nga Berat BuzhalaBrenda dy ditėve tė ardhshme do ta mėsojmė nėse ruajtja e sovranitetit territorial tė Republikės sė Kosovės bėhet me strategjinė e zėnies sė pritės me patligjana tė kuq nė Aeroportin e Prishtinės, apo duke zhvilluar politikė tė moderuar dhe nė partneritet me bashkėsinė ndėrkombėtare.

Nuk po flitet mė pėr vite dhe pėr dekada. E as pėr muaj, as pėr javė. Po flasim vetėm pėr disa ditė.
Sot, kur botohet ky shkrim, mbeten edhe dy ditė prej momentit kur do ta dimė saktėsisht nėse betejėn pėrfundimtare pėr ta rikthyer sovranitetin, rendin dhe ligjin nė veri tė vendit do ta fitojė Kryeministri Hashim Thaēi - sė bashku me aleatėt perėndimorė - apo Boris Tadic me aleatėt e tij lindorė.
Do ta dimė nėse do tė fitojė qasja e kėsaj qeverie, qė shtrirjen e sovranitetit po e bėn nė partneritet me bashkėsinė ndėrkombėtare (SHBA - BE), apo ajo e shokėve dhe shoqeve bolshevikė, qė problemin dėshirojnė ta zgjidhin me patligjana tė kuq, duke zėnė prita nėpėr aeroporte. Pra pėr ne kjo ėshtė njė D Day, ku saktėsisht do tė dihet se kush ku qėndron dhe kush pėr ēka angazhohet.
Prej kur ka pėrfunduar lufta, nė qershor tė vitit 1999, e deri nė ditėn e sotshme, asnjėherė pritjet nuk kanė qenė mė tė larta - por edhe tensioni - sa i pėrket problemit tė veriut tė Kosovėse Gjithashtu, deri mė sot, asnjėherė deri mė tash asnjė lider kosovar nuk e ka futur nė peshojė kredibilitetin dhe fjalėn e tij, siē ka bėrė kėto ditė Kryeministri i vendit, Hashim Thaēi.
Merrni dhe lexoni shkrimet e mediave. Nė njėrėn anė ėshtė Hashim Thaēi qė e thotė njė PO tė prerė, e nė anėn tjetėr ėshtė Boris Tadic qė, gjithashtu, e thotė njė JO tė prerė. Tė vėrtetėn do ta zbulojmė mė 16 shtator, nė pikat 1 dhe 31.
Por edhe diēka, kur lexoni shkrime kėto ditė ėshtė mirė edhe pėr shėndetin e juaj, por edhe pėr tė mirėn e vendit, qė t'i injoroni disa zėra qė pikėrisht nė momentin kur po vendoset pėr tė ardhmen e pothuajse njė tė tretės sė territorit tė Republikės sė Kosovės, kėrkojnė zgjedhje tė parakohshmė dhe shkatėrrimin e kėsaj qeverie. Dhe kėtė e thonė me pretekstin se tashmė janė tė gatshėm ta marrim pushtetin. Ēfarė lajmi! Se ēfare impakti do tė kishte nė zhvillimet e fundit politike shkuarja nė zgjedhje tė parakohshme, po e lė nė imagjinatėn tuaj.
Gjithashtu, nuk humbni asgjė nėse e kapėrceni shpejt e shpejt edhe ndonjė deklaratė tekanjoze tė ndonjė politikani tė rrjedhur, meskin dhe krejtėsisht tė humbur nė kohė dhe hapėsirė, qė pretendon t'ju bind se asgjė nuk ka ndryshuar para e as pas 25 korrikut. Kur jemi te klasifikimet e shkrimeve, asgjė nuk do tė humbni nėse nė koshin e pleharave do t'i hudhni edhe deklaratat se kjo qeveri mund tė vazhdojė edhe mė tutje, por me kusht qė nga pozita e Kryeministrit tė lėviz Hashim Thaēi.
Nuk do tė kishte asgjė malinje prej kėtyre deklaratave tė thėna kuturu, sikur kjo tė bėhej nė kohė tė tjera. Nė kohė normale, edhe mendimet mė tė ēmendura prej politikanėve mė faqezi, disi ia shtojnė ngjyrat ambientit politik. I japin ambientit politik nuanca tė cirkut. Do tė qeshnim tė gjithė tok. Tė tillė palaēo politikė ka edhe nė botėn perėndimore, mirėpo ata nė momente kritike zhduken, pėr t'u shfaqur prapė me tėrė potencialin e budallakisė dhe injorancės sė tyre nė kohė mė tė qeta, me tė cilėt prapė do tė qeshnim. Mirėpo, tash po flasim pėr kohė serioze. Dhe nė kėto kohė unė nuk di si ta interpretoj ndryshe kėrkesėn pėr zgjedhje tė parakohshme e, dorėn nė zemėr, as nuk di si ta intepretoj deklaratėn se asgjė nuk ka ndryshuar nė Kosovė pas datės 25 korrik.
Kjo qeveri dhe ky lidership qė e udhėheq Kosovėn kėto vitet e fundit, padyshim se nuk i kanė pėrmbushur pritjet e qytetarėve. Kanė mundur tė bėhen punė shumė mė tė vlefshme, duke mos e krahasuar veten assesi me qeveritė paraprake, qė kanė qenė fundėrrina e qeverisjes. Pra, jam pajtuar dhe vazhdoj tė pajtohem me kritikat qė i bėhen kėsaj qeverie pėr ngathtėsi nė menaxhimin e problemeve ekonomike. Pėr shembull, unė e ndaj mendimin qė privatizimi nuk ėshtė bėrė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Mirėpo, mos mė keqkuptoni: kur po flas pėr privatizimin e pasurisė publike gjendem krejtėsisht nė krahun tjetėr tė kritikave qė kėsaj qeverie ia bėjnė forcat proletare qė kanė fituar ulėse nė Parlamentin e Kosovės.
Unė mendoj qė edhe puna e Qeverisė sė Kosovės, nė raport me mediat, nuk ėshtė bėrė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Ka pasur dhe edhe mė tutje ka disa harbut medialė qė kanė pėrfituar nga pakujdėsia e Qeverisė, duke i plaēkitur miliona euro prej reklameve publike. Ky ka qenė njė gabim, qė po besoj se do tė pėrmirėsohet.
Unė mendoj qė edhe funksionimi i rendit dhe ligjit kanė qenė dhe vazhdojnė tė mbeten nė nivel tė padėshiruar. Luftimi i korrupsionit dhe krimit tė organizuar prej gjyqtarėve dhe prokurorėve vendorė ėshtė pėrcjellė, ashtu siē pėrcillet prej qytetarėve tė zakonshėm. Kurse roli i tyre, sipas ligjit, nuk ėshtė ta pėrcjellin kah lulėzon, por ta luftojnė. Qeveria dhe organet tjera shtetėrore, duke pėrfshirė kėtu sidomos Presidencėn, ėshtė dashur dhe duhet qė tė bėjnė mė shumė presion. Dhe shumė punė tė tjera.
Mirėpo, nė Kosovė vazhdimisht kemi pasur dy lloje problemesh: njė lloj i problemeve, qė do t'i quaja elektorale, ku bėjnė pjesė ekonomia, rendi dhe ligji dhe tė tilla tė ngjashme qė janė jashtėzakonisht tė rėndėsishme pėr mirėqenien e qytetarėve. Kurse, nė anėn tjetėr, e kemi pasur nanėn e tė gjitha problemeve, ku hyn veriu i vendit, prej ku kanė derivuar qindra probleme tė tjera. Prandaj, ky do tė duhej tė ishte momenti kur klasa politike bėhet unike dhe rreshtohet pas atij lideri qė e ka guximin, por edhe formulėn e zgjidhjes sė tij. E, sipas tė gjitha gjasave, tash jemi jashtėzakonisht afėr qė ta mbyllim njė kapitull tė palavidshėm, para tė cilit kanė dėshtuar qeveri pas qeverie. Prandaj nė kėtė situatė tė re, politikanėt vendorė do tė bėnin mirė tė flisnin vetėm nėse kanė ndonjė ide tė vlefshme pėr problemin e veriut. Ndryshe, heshtja e tyre do tė ishte kontributi mė i madh qė do t'i bėnin vendit.
Kosova nuk bashkohet me patligjana.

Autori ėshtė
Deputet i Kuvendit tė Kosovės.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė