Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-07-07, 13:20   #18
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MOLLA
Për qëllime mjekësore përdoren frutat e mollës dhe gjethet.





Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
Frutat e mollës së butë përdoren të freskëta, të thata, konservohen në gjendje të freskët, përpunohen në kompot, marmelatë, reçel, lëng molle, bëhen verë, raki, uthull si dhe një lloj pije e këndshme joalkoolike me emrin “Sidro”. Frutat përmbajnë rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë.

Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të kollurit, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vet mushkërive. Për këtë:
  • Merren 1-22 kokrra mollë, priten në 2-3 copë secila dhe zihen për 3-40 minuta në 200 ml. ujë. Çaji i mollës ndihmon për funksionimin e mire të veshkave dhe të fshikëzës urinare; ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve.

Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi. Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dh ekundër gurëve. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë.

Lëngu i mollës është shumë i përshtatshëm për t’u përdorur nga fëmijët e vegjël që kur janë tre muajsh. Më vonë u jepet pureja, duke i qëruar dhe duke i kaluar mollët në rende. Në kohën e nxjerrjes së dhëmbëve, fëmijët kërkojnë të kenë në gojë sende të forta. Në këtë rast copat e mollës janë shumë të përshtatshme.

Për ata që vuajnë nga hemorridet (majasëlli), vlen këshilla:
  • Merren 1-2 kokrra mollë, dhe me anën e rendes kthehen në pure. Pureja e përgatitur, pasi zihet për gjysmë ore, përzihet me 20-30 gram gjalpë dhe hahet njëherësh, duke qenë esëll. Mjekimi mund të vazhdojnë 20-25 ditë me një ndërprerje prej 2-3 ditësh.

Kjo lloj pureje është pastruese shumë e mirë. Në dhimbjet shumë të forta të barkut veprohet kështu:
  • Merret një kokërr mollë dhe i hiqet zemra. Zbrazëtira që krijohet mbushet me piper dhe pasi mbulohet me kapakun e vet, vihet të piqet në prush. Pas kësaj hahet e ngrohtë.

Në sëmundjet kronike të syve, veprohet në këtë mënyrë:
  • Merren sasi të barabarta trangull, mollë dhe patate dhe pasi qërohen, hollohen në rende dhe brumi i tyre kullohet veças me një nape. Lëngu i filtruar përzihet edhe në t laget një cope pëlhure e pastër, e cila vendoset në sy dy herë në ditë, duke vazhduar mjekimin për dhjetë ditë.

Në dhimbjet e veshit këshillohet:
  • Merret një kokër mollë e ëmbël dhe piqet në prush. Pasi pastrohet, shtypet e shtrydhet dhe nga lëngu i fituar i hidhen veshit të sëmurë 2-3 pika, në gjendje të ngrohtë, sa here që ndjehet dhimbje.

Mollët e tharta përdoren kundër sëmundjes së sheqerit.

Gjethet e mollës përdoren kundër helmimeve që shkaktohen nga ushqimet. Në këtë rast:
  • Merren 20 copë gjethe molle, thërmohen dhe vihen të zihen në gjysmë litri ujë. Lëngu i fituar pihet në formë çaji.

Në përgjithësi molla është një frutë që forcon shëndetin dhe zgjat jetën e njeriut në saje të lëndëve shumë të vlefshme që përmban. Një rol të pazëvend sueshëm luan molla për pastrimin e organizmit nga helmet e krijuara gjatë procesit jetësor. Në mënyrë të posaçme ul sasinë e kolesterinës në gjak, helm ky që favorizon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut, sëmundjeve nervore etj. Shumë dietologë këshillojnë:
  • “Hani çdo ditë nga dy kokrra mollë, në qoftë se dëshironi t’i shmangeni infarktit të miokardit.”

Cipa e jashtme e frutave të mollës ka përmbajtje të lartë vitaminoze. Cipat mund të thahen dhe me to përgatiten çajra të ndryshme, shumë të dobishme për fëmijët dhe për pleqtë. Cipat mund të bluhen, pasi thahen. Në këtë rast, në një gotë uji hidhet një lugë gjelle me pluhur dhe pihet esëll në mëngjes. Bën mirë për të gjitha rastet që u përmendën më lart.

__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 15-07-07 nė 13:21
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė