Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-09-13, 15:57   #103
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

Fjalimi i Presidentes nė 10 vjetorin e Lumturimit tė Nėnė Terezės






Fjalimi i Presidentes Jahjaga nė koncertin e Filarmonisė sė Kosovės nė 10 vjetorin e Lumturimit tė Nėnė Terezės dhe 1700 vjetorin e Ediktit tė Milanos.



Tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės,
I nderuari Imzot Francesko Kanalini, i dėrguar i posacėm i Atit tė Shenjtė,
I nderuari delegati Apostolik i Vatikanit pėr Republikėn e Kosovės, Monsinjor Juliusz Janusz,
Tė nderuar ambasadorė dhe pėrfaqėsues tė misioneve diplomatike nė Kosovė,
I nderuari Ipeshkv i Kosovės, Dod Gjergji,
I nderuari Ipeshkv arbėresh, Monsinjor Donato Oliverio,
I nderuari arqipeshkv i Shkodrės dhe Kryetar i Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė, Monsinjor Angjelo Masafra,
I nderuari arqipeshkv i Tivarit, Zef Gashi
Tė nderuar tė pranishėm,

I pėrgėzoj organizatorėt e manifestimit tė Ediktit tė Milanos dhe tė shėmbėlltyrės sė Kostantinit tė Madh, qė pėrputhet me pėrvjetorin e Lumturimit tė Nėnės Terezė, duke e vlerėsuar kėtė si njė gjest shumė simbolik, por njėherit edhe pėrmbajtėsor tė kontributit tė Kosovės si vazhdimėsi tė Dardanisė sė shenjtė antike nė mirėkuptimin dhe nė tolerancėn ndėrmjet besimeve dhe ndėrmjet popujve.
Edikti i Milanos ia dha tė drejtėn e qytetarisė besimit tė krishterė, duke lejuar dhe respektuar qė tė ushtrohet lirshėm nga tė gjitha shtresat e popullsisė pėr t'u bėrė ma vonė besim zyrtar i Perandorisė Romake.

Mbetet pėrcaktim themelor dhe i lirisė sė njeriut pėrqafimi i besimit, ushtrimi i tij dhe respekti i vlerave. Diversiteti kulturor, fetar, etnik, gjuhėsor dhe racor ėshtė karakteristika themelore e njeriut si qenie e ndėrgjegjshme, krahas respektimit, mirėkuptimit dhe ndihmės sė ndėrsjellė, qė janė shtyllat qė forcojnė vullnetin dhe qė fisnikėrojnė dhe pastrojnė shpirtin e njeriut pėr t'i pėrballuar tė gjitha vėshtirėsitė dhe pėr tė pėrfunduar me sukses tė gjitha punėt dhe detyrat qė i ka ndaj vetes, familjes dhe shoqėrisė.
Kosova dhe populli i saj kanė kaluar nėpėr vėshtirėsi tė shumta qė, falė vullnetit, pėrkushtimit dhe punės vetėmohuese, ndihmės sė pakursyer tė miqve ndėrkombėtarė, ia ka dalė tė ngadhėnjejė dhe sot tė jemi popull dhe shtet i lirė dhe sovran, zotėrues tė fatit tonė, ndėrtimit tė njė tė ardhmeje tė ndritur nė bashkėpunim dhe mirėkuptim, nė paqe me tė gjithė popujt dhe vendet.

Shėnimi i manifestimit tė Ediktit tė Milanos tė punės sė Kostantinit tė Madh, qė ishte nga kėto treva, mė sė miri sublimohen nė shėmbėlltyrėn e Nėnės Tereze, misionares qė gjithė jetėn ia kushtoi tė varfėrve, duke pėrhapur dorėn e mirėsisė e tė dashurisė, duke forcuar besimin nė njerėz dhe duke u shkrirė nė bindjen se njeriu bart vlerat mė tė mėdha humane brenda shpirtit tė vet dhe se dashuria e mirėsia si dhunti dhe si angazhim janė tė paskajshme dhe janė tė pashterrshme.

I shpreh falėnderimet Filarmonisė sė Kosovės pėr kėtė koncert tė mrekullueshėm, tė cilin do ta pėrcjellim dhe qė shpreh vlerat dhe dhuntitė tona shpirtėrore.

Ju faleminderit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė