Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-04-04, 17:44   #11
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

Njė studim i ri mjeksor mbi kurimin e tensionit tė lartė






Tensioni i larte shpesh ėshtė quajtur “njė vrasės i heshtur”. Njė studim i fundit, ndėr mė tė rėndėsishmit sipas komunitetit mjekėsor, i botuar kėto ditė nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė mund tė ndryshojė mėnyrėn e kurimit tė atyre qė vuajnė nga tensioni i lartė. Studimi, arrin nė pėrfundimin se njė grup ilaēesh, tė klasės sė diuretikėve, tė pėrdorur qė para 50 vjetėsh, jo vetėm qė kushtojnė shumė mė pak por janė edhe mė tė efektėshme sesa ilaēet e reja qė firmat farmaceutike i reklamojnė me aq bujė.

Pėr uljen e tensionit nė nivele normale ekzistojnė rreth 180 lloj ilaēesh. Por sipas njė studimi tė fundit, ilaēe e klasės sė diuretikėve janė mė tė efektshmit pėr kėtė qėllim.

“Gjatė studimit, vumė re kėto ilaēe tė vjetra janė mė tė mira jo vetėm pėr uljen e tensionit por edhe pėr parandalimin e komplikacioneve kardio-vaskulare,” thotė mjeku Paid Whelton i Departamentit tė Mjeksisė nė Universitetin Tulane.

Sipas studimit, pacientėt e trajtuar me diuretikė, njė klasė ilaēesh qė pakėsojnė kripėrat dhe lėngjet nė organizėm, rrezikoheshin mė pak nga goditjet nė zemėr dhe zmadhimi i zemrės, sesa pacientėt qė merrnin ilaēe tė reja e mė tė shtrenjta.

Studimi i financuar nga qeveria, qė mori nė shqyrtim 33 mijė persona 55 vjeē e sipėr, ėshte studimi mė i gjerė klinik i kėtij lloji i kryer ndonjėherė.

Ēdo pacient pjesmarrės nė studim e kishte tensionin 14 me 9 ose mė tė lartė. Disave iu dhanė diuretikė, si hidro-kloro-tiazide, tė tjerėve iu dhanė ilaēe tė reja tė klasės sė adelatit dhe amlodipinės, dhe njė grupi tjetėr, ilaēe tė klasės sė kaptoprilit.

Rezultatet ishin aq tė qarta se qė njė mjek tha se nėse pacientėt qė vuajnė nga tensioni i lartė nuk marrin ilaēe tė tilla, duhet tė pyesin mjekun e tyre se pėrse nuk u ka dhėnė.

“Ky studim shėnon njė pikė kthese. Studimi ėshtė i gjėrė, i saktė dhe i pakundėrshtueshėm, dhe mendoj se do tė ketė njė ndikim mjaft tė madh nė praktikėn mjekėsore,” thekson mjeku Michael Alelerman i Kolegjit tė Mjeksisė Albert Einstein.

Diuretikėt, tė prodhuara prej kohėsh, kushtojnė me lirė, njė dozė mujore ėshtė mė pak se 9 dollarė. Ndėrsa ilaēet e reja tė paktėn 4 herė mė shumė. Kjo ėshtė arsyeja qė firmat farmaceutike u bėjnė atyre reklama tė fuqishme.

Pėr t’i bėrė ballė kėsaj gjėndjeje, Instituti Kombėtar i Shėndetit po ndėrmerr njė pėrpjekje tė pashembullt pėr tė nxitur pėrdorimin e diuretikėve. 700 mjekė qė morėn pjesė nė studim do tė shpėrndahen nė mbarė vendin nė pėrpjekje pėr tė bindur mjekėt qė t’u kėshillojnė mė shpesh pacientėve tė tyre ilaēe diuretikė.

Aktualisht, vetėm 30 pėrqind e personave qė vuajnė nga tensioni i lartė trajtohen me diuretikė. Shkencėtarėt thonė se nėse arrijnė qė ky numėr tė ngrihet nė 50 pėrqind, kjo do tė shpėtonte jetė njerėzish dhe do t’i kursente ekonomisė ēdo vit miliarda dollarė.
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė