Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-11, 20:05   #25
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

7.8.96 RILINDJA
(TIRANĖ) DR. FEHMI AGANI RRETH SHPĖRTHIMEVE TĖ FUNDIT NĖ KOSOVĖ: LOJĖ E KURDISUR

Nėnkryetari i LDK-sė dr. Fehmi Agani, nė njė intervistė qė i dha emisionit shqip tė “Zėrit tė Amerikės“, vlerėsoi shpėrthimet enigmatike nė Podujevė e nė Prishtinė si provokacione evidente. Megjithėse nuk ėshtė mirė qė tė paragjykohen e tė formulohen faje e tė emėrohen fajtorė para se tė kryhen hetimet, megjithatė me rastin e shpėrthimeve nė Podujevė, nė Kėrpimeh dhe nė Prishtinė ėshtė fare e qartė se ėshtė fjala pėr njė provokacion evident, bile-bile do tė thosha shumė i tejdukshėm, tha ai.
Bota po formulon akuza mė tė rėnda kundėr terrorizmit. S’ka dyshim se ėshtė interes i madh pushtetit serb tė adresojė njė pjesė tė fajit pėr terrorizėm edhe kundėr shqiptarėve. Kujtoj se kėto shpėrthime mund tė shikohen vetėm nė funksion tė kėtyre interesave qė mund tė ketė regjimi serb, tha ai.
Ai tha se mund tė ketė edhe dėshira dhe pretendime tė tjera. Nga njė anė duket ēėshtja e pamotivuar pse ėshtė folur dhe po flitet pėr mundėsinė e bisedimeve relativisht tė afėrta pėr ēėshtje tė shkollės, e ndoshta edhe pėr ēėshtje thelbėsore politike. Ėshtė pėrmendur dhe thuhet se kėto bisedime bile do tė fillojnė eventualisht me kontaktet e Millosheviqit me kryetarin Rugova.
Nga ky aspekt ēėshtja e shpėrthimeve duket e pamotivuar. Por, nėse e dimė se Millosheviqi, edhe pse ndoshta ėshtė i detyruar tė kontaktojė me Rugovėn e tė bisedojė me tė pėr shkak tė afirmimit qė ka lėvizja politike, tė cilėn e udhėheq Rugova, dhe pėr shkak tė presioneve tė tjera ndėrkombėtare, megjithatė, Millosheviqi mund tė llogarisė nė mendjen e tij se bisedat do t’i pėrfundojė me dikė tjetėr, prandaj ėshtė interes konstant i tij tė minojė mundėsisht politikėn e dr. Rugovės dhe opcionin paqėsor politik tė shqiptarėve, duke shpresuar kot qė nė njė fazė tė mė vonshme do tė ketė mundėsi tė zgjedhė vetė partnerė eventualė pėr bisedime, theksoi dr. Agani.
I pyetur se ēfarė ėshtė domethėnia e mosgjetjes sė pėrgjegjėsve pėr incidentet e muajve tė fundit, dr. Agani tha se moszbulimi aktorėve ėshtė shumė indikativ. Serbia pėr nga numri dhe pajisjet e policisė ėshtė njė ndėr vendet proporcionalisht mė policore nė Evropė. Fakti se ky vend me gjithė kėtė milici tė mos mund tė gjejėasnjė shkaktar tė shpėrthimeve, e as kur pėrsėriten kėto katėr-pesė herė, me tė vėrtetė ėshtė shumė i ēuditshėm dhe i pakontestueshėm dhe nė njėfarė dore edhe ėshtė indikative se pėrafėrsisht kjo e adreson fajin dhe autorėsinė tjetėrkah, e jo kah shqiptarėt.
Duke u pėrgjegjur nė njė pyetje tjetėr, Agani tha se situata nė Kosovė ėshtė e tensionuar edhe pa incidente. Ato natyrisht janė njė eskalim i dukshėm i kėtyre tensioneve. Gjendja e bllokuar nė Kosovė nėse ngarkohet edhe me incidente dhe nėse pėrcillet sėrish me raprezalje tė panderprera dhe intenzive tė pushtetit serb, mund tė jenė vetėm burim apo shkak i konflikteve eventualisht tė pėrmasave mė tė mėdha nė Kosovė dhe nė rajon.
I pyetur rreth interesimit tė faktorėve ndėrkombėtarė pėr incidentet e fundit, dr. Agani tha se interesimi ka qenė relativisht i vogėl edhe pėr shkak tė sezonit, por edhe pėr shkak tė faktit se pėrpara mund tė kenė qenė tė brengosur duke menduar se i kanė shkaktuar shqiptarėt, ndėrsa kėtė herė, po pėrsėris, ėshtė shumė transparente krejt loja rreth kėtyre shpėrthimeve. Po ndodhin shpėrthime tė mėdha, po digjen alamet makina e nuk po lėndohet askush e menjėherė “Ekspres politika“ e Beogradit e gjen edhe burimin te njė organizatė islamike pėr liri e pėr sovranitet tė Republikės sė Kosovės. Krejt kjo duket si njė lojė e kurdisur dhe kujtoj se pjesėrisht bota nuk ia ka vėnė veshin kėtij provokacioni, thaksoi dr. Agani.
Me kėtė, kushtimisht ta quajmė lojė, a nėnkuptohet edhe ardhja e Zhelko Razhnjatoviq
Arkanit nė Kosovė?- ishte pyetja tjetėr e korrespondentes sė “Zėrit tė Amerikės“.
Nėnkryetari i LDK-sė tha se ardhja e Arkanit nė Kosovė ėshtė njė ironi e posaēme. Ndodhin shpėrthime dhe kryekrimineli, autor i qindra shpėrthimeve dhe krimeve nėpėr Bosnje e nė Kroaci, vjen ta hetojė ēėshtjen dhe tė shohė ku ka ndodhur dhe ēka ka ndodhur. Kjo vėrtet ėshtė njė ironizim, natyrisht ėshtė edhe nė kuadėr tė pėrpjekjeve qė i bėn Serbia vazhdimisht pėr tė inkurajuar, kushtimisht, do tė thosha tė vetėt, pėr tė frikėsuar, pėrsėri them kushtimisht, shqiptarėt dhe kjo ėshtė pėrsėri pjesė e asaj loje.
I pyetur nė fund rreth zhvillimeve tė mundshme politike nė tė ardhmen, ai tha se nuk mund tė dihet se sa ėshtė Serbia zyrtare unike rreth kėtyre incidenteve. Mund tė ketė edhe nė kuadėr tė saj fraksione ose grupacione, tė cilat janė tė interesuara tė shkaktojnė provokacione. Nėse e tėrė Serbia qėndron pas kėtyre provokimeve dhe ėshtė organizatore e tyre, pak diēka e mirė mund tė parashikohet pėr tė ardhmen, tha nėnkryetari i LDK-sė, dr. Fehmi Agani.
(QIK)




12.08.96 RILINDJA

NĖ BABALLOĒ TĖ DEĒANIT: SHPĖRTHIME NĖ VENDBANIMIN PĖR REFUGJATĖT SERBĖ

Nė fshatin Baballoē tė Deēanit nė vendbanimin nė ndėrtim pėr refugjatėt serbė nga Shqipėria, tė enjten mbrėma, rreth orės 20.30, ndodhėn disa shpėrthime, njofton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Nga shpėrthimet u dėmtuan tri shtėpi nė ndėrtim dhe njė makinė pėr hapjen e kanaleve. Tė lėnduar nuk pati. Sipas agjensisė serbe kėto shpėrthime shkaktuan “shqetėsime tė thella“ te qytetarėt serbė e malazez, veēanėrisht te 1500 refugjatėt nga Shqipėria tė vendosur nė Deēan. Policia serbe ende nuk ka dhėnė kurrfarė kumtese.
(QIK)




USHTRIA ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS

Mjeteve tė informimit

KOMUNIKATĖ Nr.21

Mė 07 dhe 10 korrik, nė zonėn operative nr.1, njėsitė tona guerile kryen dy atentate. Atentati i parė u krye kundėr bashkėpunėtorit tė regjimit serb Shukri Krasniqi nga Ostrozubi, ndėrsa i dyti nė Podujevė kundėr policit kriminel Sredoje Radojeviq. Forcat tona u kthyen nė bazė pa pėsuar asnjė humbje.
Meqenėse qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes nuk po e marrin seriozisht zgjidhjen e ēėshtjes Kosovės mbi bazėn e vullnetit tė popullit shqiptar pėr vetėvendosje, dhe po lejojnė qė tė bėhen pazarllėqe nė kurriz tė popullit tonė, jemi tė detyruar t’ua bėjmė me dije se:
Lufta jonė kundėr okupatorėve trojeve tona do tė vazhdojė deri nė fitoren e plotė. Nuk do tė pranojmė asnjėlloj marrėveshje e cila do tė shkelte vullnetin e popullit shqiptar. Ata qė do tė kenė guximin pėr tė nėnshkruar marrėveshje tė tilla do tė ndėshkohen pėr tradhėti.
Lufta jonė ėshtė luftė ēlirimtare, dhe si e tillė ajo nuk ka karakter terrorist“, “ndėretnik“ e as “fetar“. Ndaj okupatorėve dhe tradhtarėve do tė jemi tė pamėshirshėm.

Shtabi Qendror i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės

Prishtinė, mė 14 korrik 1996
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė