Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-05-08, 12:08   #4
Wolf
GjaKoViLLe
 
Avatari i Wolf
 
Anėtarėsuar: 30-08-05
Vendndodhja: Gjakovė
Postime: 339
Wolf e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Wolf
Gabim Titulli: Vargje Pėr Ty

Leter

Nga nje tryeze poste
qe kurre s'mbetet shkrete
ku rrine kujtimi, brenga
zemra dhe heshtja vete
Posi pellumba letrat
degdisen qe me nate
i ndiej tek fluturojne
per ne shtegtim te gjate
Dhe ja ku jam rrethuar
me burra e me gra
plagosur nga mungesat
nga ndarjet e medha
Letra, pusulla, fjale
qe nisen ne hapesire
endrra ende pa celur
mendime ende pa gdhire.
Te gjitha marrin rrugen
drejt vatres e drejt pragut
si ndjenje derguar ndjenjes
si gjak derguar gjakut.
Dhe po te jem nen toke
qe vdiqa ti mos thuaj
me shkruaj edhe nen toke
se edhe une do te te shkruaj.
Nje shtrese e trashe pluhuri
mbulon letrat qe s'duhen
aty u zverdhen faqet
aty germat u shuhen.
Aty humbasin radhet,
ku mallet derdhur qene,
aty jep shpirt mellani,
pasi cepat u brene.
Aty rroposen thelle
hem ndjenjat e kaluara
hem dashurite e tashme...
Dhe po te jem nen toke
qe vdiqa ti mos thuaj,
Me shkruaj edhe nen toke,
se dhe une do te te shkuaj.
Dhe kur te shkruaj une
do dridhet kallamari,
do skuqet boje e zeze
me flakerima zjarri.
Se kur te shkruaj une,
do shkruajne eshtrat e mia,
do shkruaje gjaku im
gjithe ngulc nga dashuria.
Do mbetet letra udhes
si shpend ne zjarr kalitur
me dy flatra te vogla
dhe nje adrese te ndritur.
Si zog qe per foleqiell,
ajer do te kete
mishin gishterinjte e tu
dhe frymemarrjen vete.
Do mbetesh ti e zhveshur
tek dridhesh me ngadale
e gatshme ta ndiesh letren,
pas gjoksit tend te vale.
Dhe po te jem nen toke
qe vdiqa ti mos thuaj.
Me shkruaj edhe nen toke
se dhe une do te te shkruaj.
Nje leter dje kam pare
se si ngeli pa zot
mbi sy tek i flatronte
dikujt qe s'ngrihej dot.
Letra qe mbesin gjalle
dhe per te rene tregojne
qe regetijne si njerez
vec sy s'kane te shikojne.
Kur dhembeqenzit rriten
une ndiej prane veshit tim,
fermim'n e letres sate
tamam si nje gjemim.
Dhe mos e marsha zgjuar,
edhe ne gjume do ta marr ate leter
dhe do kullojne plaget
si kallamare te vjeter.
Dhe do celin buzet plaget
drejt puthjeve te tua
dhe tek levizin lehtas
do thone prap:Te dua!
Dhe po te jem nen toke,
qe vdiqa ti mos thuaj,
me shkruaj edhe nen toke,
se dhe une do te te shkruaj!
Wolf Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė