Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-02-10, 20:32   #60
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Katedralja "Nene Tereza" - Prishtine

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga INPERATORE BT
ajo katedrale nuk osht veq per katolikt mbaje ne mend, mban emrin e nenes tereze dhe ajo ndertohet per nder te jetes dhe vepres se saj.

Po, pra per nder te vepres fetare ndertohet nje veper fetare.
Ka katerdale katolike edhe per besimet e tjera?!
Nuk e paskam ditur kete!

Se nuk po permend ketu ndonje "katedrale" per shqiptarzimin sepse do ishte ofendim per fene e nacionalizmit, por edhe te katolicizmit qe nuk njeh ngjyresa kombetare. Nene Tereza i menjanoi. Cfare do me teper? Feja e saj ishte ajo per te cilen jetoi dhe vdiq, jo shqiptarizmi: nese ndertohet nje veper fetare ne emer te nje misionareje te asaj vepre, nuk ka vend per pergjithesime "nuk osht veq per katolikt" pasi per katolicizmin jetoi. Misioni ishte shtimi i rradheve me besimtare te krishes romane.

Pastaj per cfare shqiptaresh te tjere flitet? Dode Gjergji, udheheqesi me i larte i klerit katolik te Kosoves, njeh si rrenje te shqiptareve vetem krishterimin, te tjerat i ka harruar diku, sic bejne serbet kur na sjellin ne Ballkan shume vone, pra pas ardhjes se Krishtit. Kur nuk njihen shqiptaret e tjere si pjese e trungut dhe kur nuk pranohen sic jane, si mund t'u sherbeje nje ndertim i tille?!

Le te mbaje emrat e te gjithe misionareve te botes, ajo ngelet nje objekt kulti i nje feje specifike. Madje, do te shtoja, fakti se ka emerin e Nene Terezes, deshmon edhe nje here se kjo grua ishte misonare e ketyre objekteve dhe e "flamurit" te Krishtit. Nese ti e njeh Nene Terezen per misione te tjera, ka nje teme te tille dhe mund te kontribuosh per te na ndricuar. Nese jo, nuk eshte e drejte (logjike) kembengulja pa argumenta.

Persa i perket atyre qe kam thene:
Eshte inkoherence te propagandosh "fene e shqiptarit" shqiptaria dhe njekohesisht te gjesh tek katedralja objektin "me te bukur" apo tek misionarja figren e shqiptaristes. Ose nuk e ke kuptuar cdo te thote "shqiptarizem", ose nuk e ke kuptuar misionin evangjelizues te Nene Terezes, ose eshte thjeshte hiporkrizi: sikur jam nacionalist (shqiptarist), por ne te vertete, kur me jepet mundesia, deshmoj ndjenjen time per fene duke ja cilesuar nje objekt si me te bukurin e nje qyteti, pse jo edhe te nje shteti.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 12-02-10 nė 20:34
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė