Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-09, 15:38   #34
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

4. LUFTA MAQEDONO-ROMAKE DHE NGJARJET NĖ ILIRI

Agresioni i Filipit V kundėr Ilirisė
Koha tė cilėn Skerdilaidi e kishte zgjedhur pėr t’i rikthyer shtetit ilir Dasaretinė nuk ishte aspak e pėrshtatshme. Filipi sapo ishte ēliruar nga lufta nė Greqi dhe nuk kishte asnjė vėshtirėsi pėr t’u drejtuar kundėr tij. Aq mė tepėr qė kjo ndėrmarrje pėrputhej edhe me planin e tij tė madh pėr tė dalė nė brigjet e Adriatikut prej nga ėndėrronte tė hidhej nė Itali. Me njė fushatė tė shpejtė ai pushtoi qytetet rreth liqenit Lyhnid dhe ato tė Dasaretisė, deri nė Antipatrea.
I vendosur nė ndėrmarrjen e tij, Filipi e zgjeroi vitin tjetėr ndėrhyrjen nė Iliri, duke iu drejtuar asaj kėtė radhė nga deti. Pasi ndėrtoi nė skelat e Maqedonisė 100 anije, nė verė tė vitit 216 doli nė ishujt e Jonit. Kur u sigurua se flota romake ishte larg, lundroi pėr nė brigjet e Ilirisė. Nė planin e tij ishte pushtimi i Apolonisė, tė cilėn e mendonte si bazėn mė tė pėrshtatshme pėr aksionin e tij tė ardhshėm. Por, kur iu afrua grykės sė Aosit, mori papritur, lajmin se anijet romake ishin drejtuar pėr nė Apoloni. Pa sqaruar ende fuqinė e kundėrshtarit, flota maqedone u tėrhoq nė panik. Skerdilaidi qė e kishte ndjerė rrezikun e njė sulmi nga deti ua kishte bėrė tė ditur kėtė gjė romakėve dhe kishte kėrkuar ndihmėn e tyre. Nė pėrgjigje tė kėsaj kėrkese romakėt shkėputėn nga flota e tyre e Sicilisė 10 anije pesėrremėshe dhe i dėrguan nė Apoloni. Ishte kjo skuadėr e vogėl qė shkaktoi panik te maqedonėt dhe dėshtimin e tyre.
Pasojat e kėsaj ngjarjeje qenė edhe mė serioze. I kėrcėnuar nga Maqedonia, sundimtari ilir qe detyruar tė kthehej me fytyrė nga Roma, pasi kishte luftuar kaq vjet pėr tė shpėtuar prej saj. Me agresionin kundėr Ilirisė, Filipi kishte bėrė njė hap fatal pėr vetė fatin e Maqedonisė dhe tė Ballkanit nė tėrėsi: kishte bėrė qė interesat e sundimtarit ilir tė pėrputheshin detyrimisht me ato tė Republikės. Qė nga kjo kohė Skerdilaidi do tė vepronte si aleat i Romės, duke i dhėnė politikės sė shtetit tė tij njė kurs tė ri qė do tė ndiqej pėr rreth katėr dekada me radhė.
Drejtimi qė kishin marrė punėt qysh prej vitit 217 u pėrcaktua edhe mė qartė pas fitores sė Hanibalit nė Kanė. Nė vitin 215 Filipi dhe Hanibali pėrfunduan njė traktat aleance sipas tė cilit zotoheshin tė ndihmonin njėri-tjetrin nė luftėn kundėr Romės. Nė traktat nuk pėrfilleshin aspak interesat e shtetit ilir. Klauzola sipas sė cilės romakėt nuk duhet tė mbeteshin “zotėr tė Korkyrės, as tė Apolonisė e Epidamnit, as tė Farit, as tė parthinėve dhe Dimales, as tė Amantisė”, i njihte praktikisht Maqedonisė tė drejtėn e sundimit nė Iliri. Po tė pranojmė se pėrfundimi i njė aleance midis Kartagjenės dhe Maqedonisė ishte objekt bisedimesh qysh prej kohės sė Dozonit dhe se qe vonuar pėr shkak tė pavendosmėrisė sė Filipit, atėherė nė dritėn e klauzolės sė sipėrme ka arsye tė mendohet se lakmitė e Maqedonisė kanė qenė prej kohėsh njė shqetėsim pėr Ilirinė dhe mbase kanė pasur edhe ato ndikimin e tyre nė marrėdhėniet midis Skerdilaidit e Filipit.
Duke pėrcaktuar sferat e interesave marrėveshja pėrcaktonte edhe zonat e veprimeve ushtarake. Nė frymėn e marrėveshjes tė dyja palėt ndėrmorėn nė vitin 214 veprime tė pėrbashkėta nė Itali dhe Iliri. Ndėrsa Hanibali sulmoi Tarentin, Filipi u drejtua sėrishmi kundėr qyteteve bregdetare tė Ilirisė. Me njė flotė prej 120 lembesh u fut nė Aos dhe provoi tė merrte Apoloninė, por shpejt u bind se kjo nuk ishte njė punė e lehtė. Atėherė papritmas u drejtua kundėr Orikut, tė cilin e pushtoi me sulmin e parė, sepse nuk ishte aq i mbrojtur. Ndėrkaq mbante tė ngujuar Apoloninė dhe shpresonte ta merrte me qetėsi, duke menduar se romakėt nuk do tė ishin nė gjendje ta shqetėsonin nė operacionet e tij. Por ndodhi e kundėrta. Reagimi i romakėve qe i menjėhershėm: njė flotė prej 50 anijesh pesėrremėshe u nis nga Brindisi dhe pushtoi Orikun qė Filipi e kishte lėnė nė duart e njė garnizoni tė vogėl. Pastaj pa u vonuar forcat romake u gjendėn nė Apoloni, ku hynė natėn pa u diktuar. Kėndej sė bashku me forcat e qytetit, sulmuan nė befasi kampin e Filipit, tė cilin e gjetėn krejt tė pambrojtur. Afėr 3 000 maqedonė mbetėn nė fushėn e betejės ose u zunė robėr. Mbreti provoi tė ikte nga deti, por si e gjeti grykėn e lumit tė mbyllur nga flota romake, dogji anijet e veta dhe u tėrhoq nga toka pėr nė Maqedoni me mbeturinat e ushtrisė.
Dėshtimi para mureve tė Apolonisė i tregoi Filipit se plani pėr daljen nė brigjet e Adriatikut dhe kalimi nė Itali nuk ishte njė punė e lehtė. Nė tė dy vitet qė pasuan ai e ndryshoi drejtimin e sulmit tė tij: nėnshtroi atintanėt, parthinėt bashkė me qytetin e tyre Dimalin dhe u fut nė tokat e ardianėve, duke u shtyrė nė veri deri nė Lis. Mendimi se atij iu nėnshtrua edhe Skodra, madje se u shtri deri pėrtej lumit Narona, nuk qėndrojnė dhe kanė gjetur pak pėrkrahje. Veprimet e dy viteve tė fundit dėshmojnė pėr njė strategji tė re politike-ushtarake tė Filipit, qė synonte tė zgjeronte pushtimet nė Iliri. Marrja e Lisit, megjithėse i siguroi njė dalje nė det, nuk mund tė lidhet me planin e vjetėr tė kalimit nė Itali. Qyteti ishte shumė larg brigjeve tė pėrtejme tė Adriatikut dhe sa kohė qė Dyrrahu dhe Apolonia ishin nė duart e romakėve, ēdo kalim pėrmes detit ishte i paracaktuar tė dėshtonte. Duket mė e besueshme qė Filipi tė jetė interesuar nė kėto ēaste nė radhė tė parė pėr vendosjen e njė sundimi tė shėndoshė nė Iliri me perspektivėn e dėbimit tė plotė tė romakėve prej kėndej, kurse plani i kalimit nė Itali tė ketė ardhur duke u zbehur. Pushtimet e tij ishin padyshim njė rezultat me rėndėsi: ato ngushtuan shumė zotėrimet romake nė Iliri dhe duke hyrė si pykė midis tyre dhe shtetit ilir, e ndanė kėtė tė fundit prej romakėve.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė