Tema: O Allah!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-04-13, 10:30   #3
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: O Allah!

Allah! Emėr qė ngjallė shpresėn pėr gjithēka! Pa Ty jam asgjė. Me emrin Tėnd ndjehem krijesė, njeri, ndjej jetė, marr frymė, lėviz, ndjej ngrohtėsi e dashuri, ndjej paqe e siguri, ndjehem i nderuar dhe i ngritur! Me emrin Tėnd nuk ndihem i harruar, as i humbur, e as i hutuar! Pėr Ty duhet tė jetohet e tė vdiset! Pa Ty as ...jeta as vdekja s’kanė kuptim. Me Ty gjithēka ka kuptim! Ti mė bėre tė ndjehem me mision e qėllim.

Po tė mos ishte udhėzimi Yt kush do tė isha, ēfarė do tė isha, pėr ēfarė do tė jetoja! Do tė isha asgjė fare, do tė isha vetėm mish e gjak, e baltė mbi kokė e baltė nėn kėmbė. Ti mė bėre tė ndjehem me shpirt. Me dhurove frymėn Tėnde, e unė ndjehem se jam diēka! S’dua tė jem gjė, vetėm rob i Yti! Ty tė takon ēdo gjė. Unė jam pronė e Jotja. Gjithēka mė dhurove nuk ėshtė e imja. Asgjė nuk ėshtė e imja. Edhe ujin qė me tė shuaj etjen, Ti e krijove! Edhe ushqimi qė prej tokės del, Ti ma mundėsove. Edhe kėto gishtėrinj qė shkruajnė, janė pronė e Jotja. Unė s’i krijova. Ti m’i dhurove. Ti je Dhuruesi!

E si tė tė mos jem falėnderues, o Allah! Edhe mendjen e zemrėn me tė cilat pėrpiqem tė tė lavdėroj, nuk i krijova, Ti m’i dhurove, e si tė mos mendoj nė Mėshirėn e Bujarinė Tėnde! Nuk mund tė tė falėnderoj, e as tė tė lavdėroj, e as tė tė adhuroj siē e meriton! Unė nuk mundem, Ti i falėnderuar Je, para se krijesat tė tė falėnderojnė. Ti i lavdėruar Je, para se krijesat tė tė lavdėrojnė. Ēdo gjė syri im kap, ēdo gjė qė veshi im dėgjon, gjithēka unė prek, gjithēka qė unė shijoj, nuhat e ndjej, i takojnė Pushtetit Tėnd!

Unė jam krijesė, Ti mė dhe jetėn, Ti mė bėn tė vdes, Ti mė solle nė kėtė jetė, e Ti mė nxjerr nga kjo jetė, Ti krijove tokėn tė rrafshėt, krijove gjithēka qė mua mė nevojitet, e krijove edhe kulmin e tokės, qiellin, qė jeta nė tokė tė jetė e pėrshtatshme pėr mua. Ti i krijove pėr mua, njeriun! Ashtu siē gjithēka krijove, gjithēka do ta bėsh tė pėrfundojė, tė mbarojė, tė zhduket, tė vdes. Te Ti ėshtė kthimi im. E si tė tė mos adhuroj ashtu siē mė udhėzove!

E si o Allah, tė mos e dėgjoj Fjalėn Tėnde, e tė mos e respektoj atė, e tė mos e pasoj atė, e tė mos bėhem i dėgjueshėm e i pa nėnshtrueshėm ndaj Teje! Po tė mos ishte Mėshira Jote, Butėsia Jote, Durimi Yt, Urtėsia Jote, vallė a do ta njihja fillimin dhe fundin tim! Me Mėshirėn Tėnde mė pėrshkove dhe mė fale, me Butėsinė Tėnde mė le hapėsirė pėr tė gjetur vetveten, me Durimin Tėnd nuk mė humbe, kur unė isha mosmirėnjohės e jofalėnderues!

Mė bėj vetėm Ty tė tė pėrgjėrohem, tė tė lutem, tė tė drejtohem, tė tė mbėshtetem! O Allah, ashtu siē udhėzon, mos e lejo vetveten time tė padrejtė, lakmitare, harrestare, tė mė shtrembėroj nga Rruga Jote, nga Udhėzimi Yt, nga Feja Jote, nga Drita e Mėshira Jote! Mė bėj vetėm Ty tė tė adhuroj! Asgjė nuk meriton adhurim e pėrkushtim, e as pėrgjėrim e as nėnshtrim, pėrveē ndaj Teje, gjithēka jeton, ndjen, e frymon nėn hijen e Pushtetit Tėnd!

O Allah, Ti je i Gjithėdijshėm, i Urtė, Njohės i ēdo gjėje nė hollėsi, mund tė mos jem i vetėdijshėm nė gjithēka them, por unė shoh diēka fare pak nga argumentet Tua dhe ato mė shtojnė bindjen ndaj Teje, po Ti me Urtėsinė Tėnde shpike, qė unė njeriu tė tė gjej Ty! Sa i Dashur Je! Sa i Ndershėm Je! Nuk mund tė shprehem, por tė them siē kanė thėnė tė Dėrguarit Tėnd: tė tė falėnderoj ashtu siē di Ti tė jesh i falėnderuar!

Jam i paaftė tė pėrfshij. Ti je qė pėrfshin gjithēka e ēdo gjė! Jam i paaftė tė tė lavdėroj, tė tė madhėroj, tė tė lavdėroj, tė shpreh respektin dhe pėrgjėrimin ndaj Teje, ashtu siē e meriton Ti, o Allah! Jam i varfėr, s’kam asgjė, Ti je i Pasur e Ke gjithēka, unė jam i dobėt e nevojtar, Ti je i Gjithėfuqishėm e Jo Nevojtar pėr askėnd e pėr asgjė! Je Sovran, i Pavarur, gjithēka ėshtė nėn Sundimin e Pushtetin Tėnd!

Sa i pafuqishėm jam, sa i pa pushtet jam, sa i dobėt jam, sa nevojtar jam, ndėrsa Ti o Allah je Mirėnjohės ndaj adhurimit dhe veprės qė bėj ndaj Teje! E Ti duke mos pasur nevojė pėr asgjė! Sa i Lartė, sa i Pastėr, sa Bujar, sa i Lavdishėm, sa Sigurues, sa i Dhembshėm Je! Nuk kam fjalė, nuk kam shprehje, nuk mund tė shpreh habinė, jo, s’kam fjalė tė shpreh madhėshtinė Tėnde! E si tė bėj keq, e si tė mendoj keq, e si tė veproj keq, kur Ti sa Mirėbėrės qė Je!

Sa i padrejtė jam! Unė nuk di tė jem falėnderues. Nuk di tė jem mirėnjohės. Nuk di tė jem i butė e i mėshirshėm. Unė as jetėn qė e frymoj, nuk e kam nėn sundimin tim, e bėhem fodull, krenar, mendjemadh, kryelartė! Unė o Allah, vetėm njė padrejtėsi e vogėl kur bėhet ndaj meje shpėrthej me hidhėrim, ndėrsa Ti duron padrejtėsitė qė bėjmė vazhdimisht ndaj Teje! Sa Durimtar qė Je! Subhanallah! Sa Falės i Madh qė Je!

S’ka zot – hyjni, tė adhuruar me meritė-, pėrveē Teje o Allah! I Lartė dhe i Pa tė meta Je, Ty tė takon gjithēka, e gjithēka pa Ty ėshtė e kot, ėshtė e pajetė, ėshtė asgjė fare hiē!



forumi.kurandhesunet.net
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė