Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-05, 04:35   #2
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

NJERIU QĖ FLISTE VETMEVETI





Sa here e shihja duke u kalamendur bregut te udhes, ne kryeqytetin e botes - fliste dicka e bente me dore dhe nuk i bente pershtypje aspak se e sheh dikush dhe e dikton se, pau nje njeri qe nuk eshte ne rregull me mend. Ne te pare, dukej se vertet, eshte ne nje tribune amfitheatri para miliona spektatoresh, po me thene te verteten, dukej sikur i ngjante nje aktori te lashte te antikuitit, mu si ne arenen e Butrintit - kembehapur e gjoksngritur ne rrethin e gurte me rrasa shkembinjesh, e duke e perciellur me apllauze ai publiku historik, sikur nje hero te nje tragjedie te tmerrshme te Europidit a Sofokliut, ne Ethomė... e pasi mbaroi gjith ate monologun e tij shpirteror, me fjalet: ''e shihni se nuk jeni ne rregull, ore miq...'' - kur fishkellonin rrotat e makinave para kembeve te tij;
mbase ishte mu ne mes te autoudhes me sy ne driten e kuqe te semaforit.
Nuk dua ta them emrin e tij, por e thrrasin - president dhe shkon duke u shalakatur me koke te renduar mbi njerin krah, duke iu afruar secilit qe gjene perpara, duke e ngritur njeren vetulle harkhene, me qepalla te pluherosura dhe me nje shikim te mjegulluar, por shume kritik e emocionues. Ne preftim shikimi i shkrep shprehja rrafale e tij si kobure shtateshe: ''tungjattjeta burro, po m'duket se po delni edhe ma te zi se ata t'partise...po njese, se nje qull keni hanger, derisa e perlatė lugun e qenve'' dhe me nje qeshje me ashk zemre hahahaaa - i shperthen gazi i zi mbase ka mbijė rasadi.
Veshtrimi i tij si nje rrjete marimange, ku sikur shume miza te dheut, kane mbetur pahiri ne kurthe vdekjeje, t'iau shkrepi ne goje disave, qe ishin anash: ''po a me kaq e kryet punen e atdheut ju a? Heu, bravo ju qofte, se tash keni hyre ne valle te shtrigave dhe nuk iu bie ndermend ma, as per emer tuajin, se lere ma per emrin e atdheut, qe edhe e shani, bre hora...'' Me ta marrė mendja, se vertet, eshte ne ngjarje jete te thjeshte te njerezve, qe ecin zebrave per mbatane udhes dhe pikerisht e godet shenjen, ai i kalamenduri, qe e thrrasin president.
Me kane thene, se paska qene nje njeri shume i ngritur intelektualisht dhe nje atdhetar i ējerrur zerit, ne te gjitha demostratat shqiptare, para botes, per bashkimin e atyre arrnave gjeografik ne harten ballkanike, sa qe, njehere edhe paska pase peshtye dikund ne nje vend politik dhe panjepady, dikush e paska shpuar me nje gjilpere. Tash i ngrati endet rrugeve, duke folur vetmevete dhe disa e thrrasin president, e pikerisht ata, te cileve nuk iu kerlesh qimja, per ēeshtjen shqiptare tejatllantike dhe kurre nuk u pane me fytyre kah atdheu, po sikur me ia kthye shpinden nje vatre te fikur, bile edhe duke peshtyre ne hirin e vatres!
- Hajt babalukė hajt! Po q'e keni zdrite boten me patkonj florinjesh ne qafe, here kryq e here hene, e rralle, shqiponja... fliste vetmeveti njeriu qe as nuk i ben pershtypje shumekujt, po i kalojne anash sikur ma, perskaj nje te krisuri.
Nje dite, njeriun qe fliste vetmevete, e marrin perdore disa shoke dhe nisen per ta derguar ne nje ndihme psikiatrike dhe kur i pershendeten disa tjere me tung e bung edhe i pyeten se ku po shkojne, ky njeriu qe fliste vetmevete, iu pergjegj atyreve: ''qe ore, po i dergoj keta te ēmendurit e mij, ne spital psikiatrik se jane rrallua mendesh...bile edhe jemi vonuar se!'' - Anes se udhes shperthenin te qeshurat, tok me shprehjet e thjeshta te perditshme te tyre, sa ishja duke kaluar, kur njeri gati me shkeli ne kembe, duke qeshur me koke hava dhe me tha: ''sorry man!'' Sorra t'hifte mbrapa - i thashe me nje buzeqeshje te embel shpotitese dhe si kali ne lame, e vringelloi kryet kah une -'' m'falni zotri, se nuk e dijta se flisni shqip''! - Une i thashe atij, se une i flas shqip gjithkujt, qe bie rasti me te panjohurit dhe nese nuk kupton shqip - i flas ne gjuhen e tij, qe e flet rastesisht. Po, assesi nuk ben njeriu ta injoroi gjuhen amtare te tij, para bote, gjoja une flas nje gjuhe te madhe!
Si nje skenar filmi i metrazhit te shkurt, eci shiriti epizodik i pare ne rruge dhe njeriun qe fliste vetmevete e shtine ne nje veture dhe vetuan si vetetima zdritshem ne preftim.
Per nje ēast mbeta ne mesin e ketyreve te shendosheve, duke i cakrruar eks disa gota shprehjesh lakonike dhe duke u ngutur te shkoj n'pune time.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė