Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:06   #9
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Ai i dinte mė mirė se tė gjithė prejardhjen e arabėve dhe historitė e tyre. Burra nga populli i tij shkonin dhe kėshilloheshin me tė, sepse ishte i njohur pėr dije dhe virtyte, ishte i thjeshtė dhe bujar, kishte marrėdhėnie tė mira me njerėzit dhe bisedonte ėmbėl me ta. Ebu Bekr Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thirri nė Islam ata njerėz, te tė cilėt shikonte mirėsinė dhe besnikėrinė. Kėshtu, njė grup nga njerėzit mė tė mirė iu pėrgjigjėn e u bėnė myslimanė. Mė i pari ndėr ta qe Othman ibn Affan Emeriu. Mė pas, tė tjerė, si Zubejr ibn Auam Esediu, Abdurr Rrahman ibn Auf Zuhriu, Sa’ad ibn Ebi Uekkas Zuhriu dhe Talha ibn Ubejdullah Tejmiu. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) shkoi bashkė me ta te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe tė gjithė ata e pranuan Islamin. Kėta i ndoqėn i besueshmi i kėtij Ymeti Ebu Ubejde – Amir ibn Xherrahu, Ebu Seleme ibn Abdul Esedi dhe e shoqja, Ummu Selemeja, Erkam ibn Ebi Erkami, Othman ibn Madh’umi dhe dy vėllezėrit e tij, Kudame dhe Abdullahu, dy djemtė e Madh’unit, Ubejde ibn Harith ibn Muttalib ibn Abdul Menaf, Seid ibn Zejd ibn Amru ibn Nefili dhe e shoqja, Fatimja, bija e Hattabit – motra e Omer ibn Hattabit, Habbab ibn Erethi, Xhaferr ibn Ebu Talib dhe gruaja e tij Esma, bija e Umejsit, Halid ibn Seid ibn El Asi dhe e shoqja Emine e bija e Halefit. Pastaj u bė mysliman vėllai i Halidit, Amru ibn Seid ibn Asi, Hatib ibn Harithi, e shoqja Fatimja, bija e Mixhlelit dhe vėllai i tij Hattab ibn Harithi, e shoqja Fakiha, e bija e Jesarit dhe vėllai tjetėr Muamer ibn Harithi; Muttalib ibn Ez’heri dhe e shoqja, Ramle, bija e Ebu Aufit, Naim ibn Abdullah ibn Usejid Nahhami. Tė gjithė kėta ishin kurejshė nga barqe tė ndryshme tė fisit. Nga myslimanėt e parė, por jo nga fisi Kurejsh qenė edhe: Abdullah ibn Mes’ud el Hedhliu, Mes’ud ibn Rabia el Karijj, Abdullah ibn Xhahshi dhe vėllai i tij, Ebu Ahmed ibn Xhahshi, Suhejb ibn Sinan Rumiu, Ammar ibn Jasir Anesi, babai i tij, Jasiri dhe nėna e tij Sumejja dhe Amir ibn Fehire. Nga gratė e para qė u bėnė myslimane, pėrveē atyre qė u pėrmendėn mė lart janė: Ummu Ejmen Berika Habeshija, skllave e tė Dėrguarit tė Allahut dhe shėrbyesja e tij, Ummu Fadl Lubbabe Kubraja, bija e Harith Hilalijes, shoqes sė Abbasit – bir i Abdul Muttalibit dhe Esmaja, bija e Ebu Bekr Siddikut. Myslimanėt e parė u njohėn me emrin Es Sabikinel Euuelin. Sipas hulumtiveve qė janė bėrė, del nė pah se numri i atyre, pėr tė cilėt thuhet se janė tė parėt qė e pranuan Islamin, arrin afėrsisht 130. Megjithatė, nuk dihet me siguri, nėse janė bėrė myslimanė para se tė thirrej hapur pėr nė Islam apo disa prej tyre janė bėrė myslimanė, kur thirrja bėhej hapur. Adhurimi qė bėnin besimtarėt dhe edukata e tyre Zbulesa (Kurani) vazhdoi t’i zbritej Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Zbritėn ajetet e para tė sures Mudethir. Thuhet se surja e parė qė ka zbritur pas kėtyre ka qenė “El Fatiha”. Kjo sure pėrfshin falenderimin dhe lutjen ndaj Allahut. Kjo sure pėrfshin, gjithashtu tė gjitha qėllimet e rėndėsishme tė Kuranit dhe tė Islamit. Adhurimi i parė, me tė cilin u urdhėrua Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte namazi; dy rekatė nė mėngjes dhe dy rekatė nė mbrėmje. Pėr kėtė zbriti engjėlli Xhebrail dhe i mėsoi avdesin. Pastrimi i plotė ishte shenja dalluese e besimtarėve dhe avdesi kusht i namazit. Fatihaja ishte themeli i namazit. Ndėrsa falenderimi dhe madhėrimi i Allahut ishin njė nga pjesėt e namazit. Pra, namazi ishte adhurimi i besimtarėve. Ata e kryenin atė nė vende larg syve tė njerėzve. Ndoshta, kėtė e bėnin qė ta kryenin vetėm e vetėm pėr hir tė Allahut dhe jo pėr dyfytyrėsi e formalizėm. Nė ditėt e para tė Islamit, nuk njihet pėr besimtarėt ndonjė adhurim, urdhėr a ndalim tjetėr, pėrveē namazit. Zbulesa u tregonte atyre anė tė ndryshme tė Teuhidit (besimit qė Allahu ėshtė Njė), si tė pastronin veten moralisht dhe fizikisht, i nxiste pėr tė mirė, u pėrshkruante Xhenetin dhe Xhehenemin dhe i kėshillonte ata nė mėnyrėn mė tė pėrsosur, kėshtuqė ua hapte zemrat dhe ua kėnaqte shpirtin. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pastronte ata dhe u mėsonte Kuranin dhe Urtėsinė. Ai i ēonte nė shkallėt e zemrave tė dėlira, moraleve tė pastra dhe shpirtrave tė virtytshėm. Ai i bėnte tė ishin tė ēiltėr nė marrėdhėniet me njėri-tjetrin. Me njė fjalė, i nxirrte ata nga errėsira nė dritė dhe i udhėzonte nė rrugėn e drejtė. Ai i edukonte qė t’i pėrmbaheshin Fesė sė Allahut, Islamit, tė kapeshin pas lidhjes sė Tij si dhe tė qėndronin tė palėkundur nė zbatimin e urdhrit tė Allahut. Kaluan tre vjet dhe thirrja pėr nė Islam ende pėrqėndrohej vetėm tek individėt. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk e kishte shpallur haptaz nėpėr mbledhje e kuvende. Megjithatė thirrja u bė e njohur te Kurejshėt e disa prej tyre e urrenin atė dhe disa herė i sulmuan besimtarėt. Por, nė pėrgjithėsi ata nuk i kushtuan shumė rėndėsi, sepse Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ende nuk u ishte paraqitur si i dėrguar dhe nuk u kishte folur pėr zotat e tyre. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė