Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:16   #17
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Pėr kėtė Allahu solli disa shembuj: “O ju njerėz! Ja, u dha njė shembull! Dėgjoni, pra! Vėrtet, ata qė ju i lusni nė vend tė Allahut, nuk mund tė krijojnė asnjė mizė edhe nėse grumbullohen tė gjithė pėr tė; po ashtu, nėse miza u rrėmben atyre diēka, ata nuk do tė mund ta shpėtojnė atė prej saj. I dobėt ėshtė edhe lutėsi edhe i luturi.” (22:73) “Shembulli i atyre, tė cilėt pėrveē Allahut morėn mbrojtės (idhuj) ėshtė si shembulli i merimangės, qė thur shtėpi e sikur ta dinin ata mė e dobėta shtėpi ėshtė ajo e merimangės.” (29:41) Njėri nga myslimanėt e ka treguar pafuqishmėrinė e idhujve me kėto fjalė: “A ėshtė zot ai (idhull), nė kokėn e tė cilit urinojnė dhelpėrat? Me tė vėrtetė, i poshtėruar ėshtė ai, qė e urinojnė dhelpėrat!”. E kur arriti puna deri te kėta shembuj tė qartė, idhujtarėt u shqetėsuan, u zemėruan dhe i shanė myslimanėt, madje edhe Zotin e tyre, Allahun e Madhėruar. Por Allahu i Madhėruar i ndaloi myslimanėt qė t’i shanin idhujtarėt dhe urdhėroi e tha: “Ju mos ua shani ata (zota), qė (idhujtarėt) u luten pėrveē Allahut e tė fyejnė Allahun nga armiqėsia, duke mos ditur (pėr madhėrinė e Tij).” (6:108) Idhujtarėt vendosėn qė ta shkatėrronin thirrjen pėr nė Islam dhe t’i pengonin njerėzit nga rruga e Allahut me presion e me dhunė. Pėr kėtė, ēdo kryetar dhe njeri me pozitė filloi t’i ndėshkojė ata qė besonin nga fisi i tij. E disa prej tyre shkuan tek Ebu Talibi dhe i kėrkuan qė ta ndalonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė thėrriste nė rrugėn e Allahut. Ndėshkimi ndaj myslimanėve Ndėshkimet, qė idhujtarėt ushtronin ndaj myslimanėve qenė tė shumta dhe tė rėnda, aq sa tė rrėnqethet mishi e tė ēahet zemra prej tyre. Bilal ibn Ribahi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ishte skllav i Umeje ibn Halef Xhamhiut. Umeja i varte Bilalit nė qafė njė litar dhe e ēonte te fėmijėt, qė tė luanin me tė, por Bilali thoshte: “Njė, Njė.”9 Umeja e nxirrte Bilalin nė mesditė dhe e shtrinte me shpinė pėrtokė, nė rėrėn a gurėt e nxehtė. Urdhėronte qė t’i vinin mbi gjoks njė gur tė madh e pastaj thoshte: “Do tė vazhdosh kėshtu, derisa tė vdesėsh, ose ta mohosh Muhamedin dhe tė adhurosh putat Latė dhe Uzza.” Bilali nuk pushonte sė thėni: “Njė, Njė.” Njė ditė kaloi andej Ebu Bekėr Es Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Kur e pa Bilalin duke e torturuar ashtu, ia bleu atė Umejes dhe e liroi pėr hir tė Allahut. Amėr ibn Fehiri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) torturohej aq shumė nga idhujtarėt, sa i humbiste ndjenjat dhe nuk dinte ē’fliste. Ebu Fekihi. Emrin e vėrtetė e kishte Eflih; thuhet se ishte prej Ezdi. Ai ishte skllav i Beni Abdi Dariut. Atė e nxirrnin nė mes tė ditės, nė pikun e vapės. Ia lidhnin kėmbėt me pranga hekuri. Ia hiqnin rrobat dhe e shtrinin barkas nė rėrėn e nxehtė. Pastaj i vinin nė shpinė njė gur tė madh dhe e linin ashtu, pa lėvizur, derisa humbiste ndjenjat. Kėshtu, idhujtarėt nuk pushuan sė torturuari atė, derisa mė nė fund emigroi pėr nė Abisini nė Hixhretin e dytė. Njėherė i patėn lidhur kėmbėt me njė litar. Pastaj e tėrhoqėn dhe e lėshuan nė rėrėn e nxehtė. Pastaj ia shtrėnguan litarin nė fyt, derisa kujtuan se vdiq. Ebu Bekri kaloi atypari, e bleu Eflihun dhe e la atė tė lirė pėr hir tė Allahut. Habbab ibn Eretti ishte nga ata qė ishin zėnė robėr qysh nė kohėn e Padijes (para Islamit). E pati blerė Ummu Enmari, bija e Sibaiut, nga fisi Huza. Habbabi punonte farkėtar. Pasi u bė mysliman, pronarja e vet e torturoi shumė. Ajo merrte hekurin e skuqur dhe ia vinte nė shpinė, qė tė mohonte Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė