Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-09-12, 18:15   #18
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

......... A thua oborrtari ka patur guximin te genjej sidomos gjat sundimit te perandorit me te llahtarshem te perandorise Osmane?






Nė vitet e fundit ėshtė bėrė si e modės qė tė bėhen shumė hamendėsime dhe tė vihen nė diskutime pushtuesit e Shqipėrisė dhe sjelljet e tyre. Njė takėm jo i pakėt, sot, rrėfejnė se turqit s’ishin tamam pushtues nė tė gjithė periudhėn e ekzistencės sė tyre, madje deri dobinė e ekzistencės nėn sundimin e tyre. Nė fakt, kohėt dhe autorė tė ndryshėm tė historisė, e kanė provuar qartė se kush ishin ata. Dhe, se sundimi turk ka qenė fatal pėr vendin tonė, pėr tė ardhmen e tij dhe madje pasojat vazhdojnė deri nė kohėt qė jetojmė. Instituti i Dialogut dhe Komunikimit ka bėrė dhe njė hap mė tej, kur ka sjellė nė shqip njė libėr tė vyer jo thjesht pėr kategorinė e historianėve dhe dashamirėve tė saj, por edhe pėr tė gjithė publikun. Bėhet fjalė pėr “Kronikat e Tursun Beut”. Ky i fundit ka qenė kronikani i Sulltan Mehmetit tė II, pushtuesit tė Konstadinopojės, Ballkanit dhe kuptohet Shqipėrisė. Askush mė mirė sesa ai, s’ka pasur mundėsi nė morinė e historianėve-kronikanė tė asaj kohe, por edhe mė vonė, tė shihte me sytė e tij atė qė bėnė turqit nė territorin e sotėm tė Stambollit, Bullgarisė, Bosnjės, Moresė, Serbisė dhe patjetėr Shqipėrisė sė vogėl. Ėshtė njė moment qė nėse e lexon do tė ndjesh llahtarin e shkatėrrimeve osmane nė kėto vende dhe ndėrrimin e fatit pėr aq e aq breza.Gjithsesi lexuesi e ‘humbet’ shpesh edhe pse stili i autorit nė dukje ėshtė tejet i tejkaluar kur pėrshkruhen pushtimet dhe fuqia e kėsaj makine tė llahtarshme. Vetėm se leximi i kronikės mbetet i kėndshėm. Tė mendosh ėshtė shkruar para disa shekujsh dhe nė njė stil qė i ngjan arabeskave, duke e lustruar deri nė fund Mehmet Fatihun, shpurėn e tij dhe kontingjentet e frikshme tė jeniēerėve, azapėve, akinxhinjve etj. Pėrkthyesi Edvin Cami duhet vlerėsuar qė ka ruajtur timbrin e fjalėve nga teksti nga ku ėshtė bėrė pėrkthimi, por qė ndoshta mund tė pėrdoreshin pak mė shumė orientalizma pėr ta afruar mė shumė frymėn osmane. Dhe, poezitė duken tė pėrkthyera kėndshėm. Profesori Aleko Minga, qė ka bėrė redaktimin, duhet vlerėsuar pėr balancėn qė ka ruajtur midis pėrkthimit dhe shqipes sė sotme.
Momentet e pėrshkrimit tė masakrave nė Shqipėri janė mė tė ndjerat pėr publikun shqiptar. Dhe, askush si Tursun Beu s’ėshtė mė i besueshėm nė kėtė rast. Kuptohet duke shmangur panegjirizimin e tij pėr Sulltanin dhe pėrēmimin e dukshėm pėr Skėnderbeun, qė nė libėr ėshtė trajtuar i njėjtė dhe me luftėtarėt e tjerė si ai nė Ballkan, Tursun Beu pėrshkruan realisht masakra tė papara: “Nė pėrputhje me traditėn qė ekzistonte mė parė...tė gjithė djemtė e vashat e tyre u kapėn dhe u bėnė robėr, ndėrsa meshkujt e rritur u mblodhėn dhe u lidhėn me zinxhirė. Nė ēdo vendqėndrim, nė prani tė Sundimtarit, u ekzekutuan me njė tė rėnė shpate aq shumė tė pafe sa qe e pamundur tė llogariteshin...”. Ky ėshtė njė nga episodet e Shqipėrisė dhe qė autori na ndihmon me penėn e tij pėr ta pėrshkruar sa mė drejtė masakrėn.
Koha e Mehmet Fatihut ėshtė koha e njė ekspansioni tė paparė, qė u arrit vetėm mbi shpatėn. Marrja prej tij e Konstadinopojės, mė pas e shumė fortesave nė Ballkan dhe deri nė Hungari dhe mė gjerė, bėri qė Evropa tė mendonte mirė se kė kishte pėrballė. Nė kėtė libėr ke mundėsi tė shikosh zemrėn e pushtuesit nga brenda. Tursun Beu, ky oborrtar i humbur i Allahut, si shkruhej nė atė kohė, mbetet i papėrsėritshėm nė pėrshkrimet e tij, edhe pse ato janė tė mbushura me panegjirizmin e kuptueshėm osman. E megjithatė, edhe nė kėtė rast botimi i ka shėrbyer historisė, madje edhe kėsaj tonės...qė ka mbetur kaq patetike dhe oportune prej politikės.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 05-09-12 nė 18:19
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė