Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-08, 11:26   #18
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

GJENETIKA E IMUNOGLOBULINAVE

Pėrktheu: Adrian Zhubi, MD, University of Illinois Chicago


I. Historia

Analizat e renditjes sė aminoacideve dėshmuan se regjioni i veēantė C, mund tė jetė i shoqėruar me disa regjione tė ndryshme V. Gjithashtu ėshtė treguar se njė idiotip i veēantė mund tė jetė i shoqėruar me regjione C tė ndryshme (p.sh.IgM dhe IgG). Pėr t’i shpjeguar kėto tė dhėna ėshtė sugjeruar se dy regjione tė molekulės IgG kodohen nga dy gjene tė veēanta dhe se regjionet e gjeneve V dhe C janė bashkuar para se tė krijohet molekula e IgG – d.m.th. janė dy gjene pėr njė polipeptid.

Ky ishte njė koncept revolucionar, por vetėm me zbulimin e teknologjisė rekombinuese te ADN-sė u dėshmua tė jetė i saktė.Vargjet e rėnda dhe tė lehta tė imunoglobulineve janė koduar nga tri familje tė veēanta tė gjeneve, secila prej tyre ne kromozom tė veēantė – njė pėr vargun e rėnde dhe nga njė pėr secilin varg tė lehtė. Secila prej kėtyre familjeve tė gjeneve ka disa regjione V tė gjeneve dhe njė ose me shumė regjione C te gjeneve. Por, regjionet e gjeneve V dhe C, nuk janė te afėrt me njėri-tjetrin.


II.Familjet e gjeneve tė vargjeve tė lehta

1. Organizimi i gjeneve tė vijės embrionale

Organizimi i vargjeve tė lehta kappa dhe lambda nė vijėn embrionale ose qelizat e padiferencuara eshte paraqitur ne Figurėn 1.

a. Vargjet e lehta llambda- familja e gjeneve llambda pėrbėhet prej 4 regjioneve C tė gjeneve ,njė pėr secilin nėntip tė vargjeve llambda dhe pėrafėrsisht 30 regjione V tė gjeneve. Secili regjion V i gjeneve pėrbėhet prej dy eksoneve, njė (L) qė kodon regjionin inicial dhe tjetri (V) qė kodon pjesėn mė tė madhe tė regjionit variabil. Nė segmentin inicial tė gjenit C, ndodhet edhe njė ekson shtesė i quajtur J (joining). L,V,J dhe C janė ndarė me introne (sekuenca jokoduese te ndėrmjetme).

b. Vargjet e lehta kappa- familja e gjeneve kappa pėrbėhet vetėm prej njė regjioni tė gjenit C,pasiqė ekziston vetėm njė tip kappa i vargjeve tė lehta. Ka disa regjione tė gjeneve V (pėrafėrsisht 250) dhe secili prej tyre ka njė ekson inicial dhe njė ekson V. Nė familjen e gjeneve kappa janė disa eksone J tė lokalizuara nė mes tė gjeneve V dhe C. Tė gjithė kėta eksone janė tė ndara me introne.


Figura 1
Organizimi i kappa dhe lambda gjeneve tė vargjeve tė lehta ne vijėn embrionale ose te qelizave tė padiferencuara 2.Rirregullimi i gjeneve dhe ekspresioni



Me diferencimin e qelizės nė limfocit tė pjekur B qė do tė krijojė vargun e lehtė, ndodh njė ristrukturim i gjeneve (eksoneve) te ndryshme si dhe ekspresioni i tyre (figura 2).

Figura 2
Me diferencimin e qelizės nė B qelizė tė pjekur qė do tė prodhojė njė varg tė lehtė ,do te vjen te rikomponimi i gjeneve (eksoneve) tė ndryshme




Me diferencimin e qelizės nė limfocit tė pjekur B qė do tė krijojė vargun e lehtė, ndodh njė ristrukturim i gjeneve nė nivel tė ADN-sė, nė atė mėnyrė qė njė gjen V vendoset afėr njė regjioni J. Kjo ndodh me rekombinimin qė zhvendos intronin nė mes tė regjionit V dhe J. Pėrzgjedhja e gjenit V tė shfrytėzuar nuk ėshtė krejt e rastėsishme, por ekzistojnė preferenca pėr pėrdorimin e gjeneve V mė tė pėrafėrt me regjionet J. Sidoqoftė, me kohė, tė gjitha gjenet V mund tė pėrdoren nė kombinim duke dhėnė tė gjitha kombinimet e mundshme tė gjeneve V dhe regjioneve J.

Si rrjedhojė e kėtij ristrukturimi tė ADN-sė gjeni bėhet aktiv sa i pėrket transkripsionit sepse njė promotor (P) qe ėshtė i ndėrlidhur me gjenin V, ėshtė sjellur afėr pėrforėcuesit tė lokalizuar nė intron, nė mes tė regjioneve J dhe C. Me inicimin e transkripsionit nga promotori, krijohet para-ARNi qė pėrmban sekuenca nga regjionet L,V,J dhe C dhe sekuenca prej introneve ne mes L dhe V,si dhe ne mes J dhe C (shiko Figurėn 2). Ky para-ARNi ėshtė procesuar nė bėrthamė dhe intronet tjera janė eliminuar. ARNi pėrfundimtare pėrmban eksonet e pėrngjitura L,V,J dhe C.

ARNi pėrkthehet nė citoplazmė dhe segmenti inicues largohet me transportimin e proteinės nė lumen tė retikulumit endoplazmatik. Vargu i lehtė ėshtė pėrngjitur me vargun e rėndė nė retikulumin endoplazmatik dhe imunoglobulina sekretohet pėrmes rrugės normale te proteinės sekretore. Regjioni V i vargut tė lehtė kodohet nga sekuenca nė gjenin V dhe regjionin J, kurse regjioni C nga sekuenca nė gjenin C.

1. Organizimi i gjeneve tė vijės embrionale
Organizimi i gjeneve tė vargjeve tė rėnda ėshtė paraqitur nė figurėn 3.

Figura 3
Bashkė me disa eksone J, familja e gjeneve tė vargjeve tė rėnda poashtu pėrmban disa eksone shtesė tė quajtura eksone D. Tė gjitha kėto eksone janė te shkėputura nga intronet III. Familja e gjeneve tė vargjeve tė rėnda





Ne familjen e gjeneve tė vargjeve tė rėnda janė shumė gjene C - njė pėr secilėn klasė dhe nėnklasė te imunoglobulinave. Gjenet C janė tė ndėrtuara prej disa eksoneve, njė pėr secilin domen dhe tjetri pėr regjionin varės. Ne familjen e gjeneve tė vargjeve tė rėnda janė shumė regjione tė gjeneve V, secili i pėrbėrė prej eksonit inicial dhe eksonit V. Bashkė me disa eksone J, familja e gjeneve tė vargjeve tė rėnda po ashtu pėrmban disa eksone shtesė te quajtura eksonet D. Te gjitha eksonet janė tė ndara me introne (figura 3).



2. Rirregullimi i gjeneve dhe ekspresioni
Me diferencimin e qelizės nė limfocit tė pjekur B qė do tė krijojė vargun e rėndė, ndodh njė ristrukturim i gjeneve (eksoneve) te ndryshme si dhe ekspresioni i tyre (figurat 4 dhe 5).


Figura 4
Me inicimin e transkripsionit nga promotori , formohet njė para-ARNi qe pėrmban sekuenca nga regjionet Cμ dhe Cδ te L,V,D dhe J si dhe sekuencat pėr intronet mes L dhe V , J dhe Cμ, si dhe Cμ dhe Cδ



Figura 5
Para-ARNi eshte procesuar ne bėrthamė, kurse introni mbetės, pėrfshire kėtu edhe atė mes eksoneve ne gjenin C janė larguar.



Me orientimin e qelizės nė limfocit B qė krijon varg tė rėndė, paraqiten dy rirregullime nė nivel tė ADN-sė. Sė pari, njė nga regjionet D sillet afėr njė regjioni J dhe sė dyti, njė nga gjenet V sillet afėr regjionit DJ tė rirregulluar. Kjo paraqitet me dy rekombinime, tė cilat i zhvendosin intronet ne mes tė regjioneve V,D dhe J. Sikurse me vargjet e lehta, seleksionimi i vargjeve tė rėnda V nuk ėshtė krejt i rastėsishėm, pasiqė tė gjitha gjenet V mund te vihen ne pėrdorim.

Si pasojė e kėtij rirregullimi tė ADN-sė eshte se gjenet bėhen aktive ne aspektin e transkripsionit sepse njė promotor(P), qė eshte i ndėrlidhur me gjenin V, eshte sjellur afėr pėrforėcuesit tė lokalizuar nė intronin mes J dhe regjionit Cmu. Me fillimin e transkripsionit, prej promotorit formohet para-ARNi qė pėrmban sekuenca prej L,V,D,J, Cmu dhe Cdelta regjione si dhe sekuenca pėr intronet mes L dhe V , mes J dhe Cmu dhe mes Cmu dhe Cdelta (Figura 4).

Para–ARNi procesohet nė bėrthamė, kurse introni mbetės dhe ato nė mes eksoneve ne gjenet C largohen (shiko fig.5). Para-ARNi mund tė procesohet nė dy mėnyra: e para duke sjellė VDJ afėr gjenit Cmu ; dhe e dyta, duke sjellė VDJ afėr gjenit Cdelta. ARNi rezultues pėrmban L, V, D, J dhe Cmu ose Cdelta eksonet afėr dhe kodon vargjet mu dhe delta, respektivisht.

ARNi pėrkthehet nė citoplazmė dhe segmenti iniciues largohet me transportimin e proteinės nė lumen tė retikulumit endoplazmatik. Vargu i rėndė ėshtė pėrngjitur me vargun e lehtė nė retikulumin endoplazmatik dhe imunoglobulina sekretohet pėrmes rrugės normale tė proteinės sekretore. Regjioni V i vargut tė maturuar tė rėndė ėshtė koduar nga sekuenca e gjeneve V, D regjionit dhe regjioni C nga sekuenca nė gjenin C.


Figura 6
Pėrngjitja e eksoneve V,J,D paraqiten sekuenca te veēanta tė njohura si Sekuenca te Sinjalit Rekombinues (RSS) qė kane rol nė rekombinim. Ēdo RSS pėrbehet nga njė nomer dhe heptamer i konservuar qė janė tė ndara me nga 12 ose 23 qifte bazash IV. Mekanizmi i rirregullimit tė ADN-sė





Pranė V, J dhe D eksoneve gjenden sekuenca tė veēanta tė njohura si sekuenca tė sinjalit rekombinant (SSR) qė kanė rol nė rekombinim. Ēdo SSR pėrbėhet nga njė monomer dhe heptamer i konservuar qė janė tė ndarė me nga 12 ose 23 qifte bazash (figura 6). Hapėsirat te 12 bp dhe 23 bp i pėrgjigjen njė ose dy kthesave ne heliksin e ADN-sė.

Rekombinimi paraqitet vetėm ne mes sinjalit nė kthesėn e parė dhe tė dytė. Nė rastin e λ vargut tė lehtė ėshtė njė 1 kthesė sinjal teposhtė nga eksoni J dhe njė 2 sinjale teposhte gjenit Vlambda. Nė rastin e κ vargut tė rėndė ėshtė 1 kthesė sinjal teposhte nga Vkappa gjeni dhe njė 2 kthesa sinjale pėrpjete nga eksoni J.Nė rastin e vargjeve tė rėnda ekziston nga 1 kthesė sinjali ne secilėn anė tė eksonit D; njė 2 kthesa sinjali teposhte nga V gjeni dhe 2 kthesa sinjali pėrpjete i eksonit J .Kjo siguron zhvillimin e rregullt tė proceseve rekombinuese.

Procesi rekombinues rezulton me largimin e introneve mes V dhe J nė rastin e vargjeve tė lehta ose V,D dhe J nė rastin e vargjeve te rėnda. Ky proces rekombinues ėshtė katalizuar nga dy proteina ,Rag-1 dhe Rag-2. Mutacionet nė gjenet pėrgjegjėse pėr kėto proteina rezultojnė ne sėmundjen e imunodeficiencės sė rėndė tė kombinuar ( tė dy llojet e limfociteve T dhe B janė deficitare), pasiqė kėto proteina dhe SSR janė tė angazhuara nė prodhimin e receptorėve pėr kėto dy lloje t limfociteve B dhe T.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė