Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-11-05, 11:49   #18
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Studiuesit shqiptarė nė takimin e shoqatės nderkombėtare tė neuroshkencės

Astrit Lulushi
Uashington
20-11-2005



Nė Uashington pėrfundoi kėto ditė takimi i 35 vjetor i shoqatės sė neuroshkencės me pjesmarrjen e mijėra hulumtuesve tė neurologjisė nga mbarė bota. Shume prej tyre sollėn nė kėtė takim arritjet gjatė njė viti tė punės kėrkimore nė kėtė fushė tė shkencės. Nė takim kishte edhe studiues e shkencėtarė shqiptarė qė me punimet e tyre nė fushėn e neurologjisė pėrfaqėsonin universitete tė ndryshme amerikane.


Besohet se 25 deri 50 pėrqind e kodit gjenetik tė njeriut gjen shprehje nė tru e nė sistemin nervor. Kjo sikur tregon edhe rėndėsinė e neuro shkencės, e cila pėrpiqet tė shjegojė se si funksionon truri, duke marrė nė shqyrtim fushat tradicionale tė mjekesise si anatominė, biokiminė e psikologjinė, pėr t'i integruar ato me fushat mė tė reja siē jane biologjia molekulare dhe shkencat kompjuterike.

Ky ėshtė njė insekt robot, ku rolin e trurit e luajnė 8 neurone elektronike tė programuara pėr ēdo lėvizje. Xhill Rogers, njė nga projektueset, thotė se ky robot pėrdoret nė shkolla pėr femijė 6 deri 9 vjeē, pėr t’u shpjeguar atyre nė forma tė thjeshta e tė kuptueshme se edhe neuronet e trurit luajnė tė njėjtin rol, duke kontrolluar lėvizjet e duarve, kėmbėve, gojėn, sytė dhe te gjitha keto tė sė bashku ose veēas krijojnė atė qė quhet sjellje e njeriut.


Kjo ėshtė pamja e trurit e parė nė mikroskop dhe e zmadhuar disa herė nė kėtė ekran kompjuteri. Programi kushton rreth 5 mijė dollarė, shumė realtivisht e pėrballueshme pėr laboratorėt qė merren me studimin ose diagnostikimin e sėmundjeve, thotė shkencėtari.


Kėtu eshte ekspozuar nje komplet instrumentesh, arritje tė fundit tė shkencės dhe teknikės, qė perdoren gjatė eksperimenteve me kafshėt nė laborator.


Ndėrsa me kėtė paisje tė re laboratorike, mund tė analizohen deri nė 16 mostra njėherėsh, thotė ky shkencėtar, qė ka ardhur nga Danimarka pėr tė paraqitur shpikjen e tij.

Pra takimi i neurologeve nga mbarė bota shėrben jo vetėm pėr shkėmbime tė ideve, por edhe pėr tė treguar mjetet pėr zbatimin e tyre nė praktike.


Shkencėtari i ri shqiptar Ekrem Maloku, nga Vushtria e Kosovės, ka mė se njė vit qė merret me punė kerkimore nė universitetin shtetėror tė Ilinoit nė Ēikago. Doktor Maloku nė bashkėpunim me njė grup hulumtuesish nga ky universitet ka veēuar enzimėn qė mendohet se ėshtė pėrgjegjėse pėr simptomat e skicofrenisė.


Pjesmarrėsit nė kėtė takim duket se janė kryesisht nga vende tė njohura pėr pėrparime nė fushėn e neuroshkences. Doktor Ekrem Maloku thotė se kėrkimet nė fushen e neurologjise janė tė kushtueshme dhe gjithashtu kėrkojnė njė infrastrukturė tepėr tė zhvilluar tė sistemit mjekėsor. Kjo ndoshta ėshtė edhe arsyeja qe specialistė neurologė nga Shqipėria e Kosova kane ngurruar tė marrin pjesė nė kėtė takim nė Uashington.


Planet e ketij shkencėtari te ri nuk mbeten vetėm nė rafshin kėrkimor. Doktor Maloku thote se nga Kosova ėshtė larguar vetėm pėr tė fituar pėrvojė profesionale, dhe ka nė plan tė kthehet sepse vendi i tij ka shumė nevojė pėr vlerat perendimore edhe ne fushėn e shkences se mjekėsise


Konferenca e shoqates sė neuroshkencės zhvilloi punimet nga data 12 deri mė 16 nėntor. Ajo u pėrshkua edhe nga nje mosmarreveshje. Shkaku ishte kur udhėheqėsi shpirtėror i Tibetit, Dalai Lama i ftuar pėr tė mbajtur fjalėn e hapjes, tha se neuro shkenca ka gjera mjaft tė afėrta me meditimin, praktikė fetare e ushtruar nga budizmi. Kėto komente u pritėn me reagime nga rrethe neurologesh, tė cilėt e shohin fenė si diēka shpirtėrore dhe abstrakte dhe gjithmone pėrpiqen tė mbajnė larg ēdo interpretim mistiko-fetar tė shkencės sė tyre, qė bazohet vetėm nė fakte e rezultate konkrete.



Marrė nga VOA NEWS
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 06-03-06 nė 11:12
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė