Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-03-06, 21:32   #20
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Geni i jetėgjatėsisė
Shekulli Online

Shkencėtarėt thonė se janė tepėr optimistė rreth njė eksperimenti nė laborator i cili ka treguar se jeta e kafshėve mund tė zgjatet. Gjithkush mund tė bėjė pyetjen, nė se tani radhėn e ka njeriu. A do tė jenė nė gjendje shkencėtarėt ta zgjasin e jetėn e tij? Ky krimb i vogėl qė shihet nė mikroskop, normalisht ka njė jetėgjatėsi tė shkurtėr. Por kur biologia nga Kalifornia, Sinthia Kenion ndryshoi ose aktivizoi njė gjen tė kėtij krimbi, ajo vuri re se krimbi jetoi dy herė mė gjatė sesa normalisht. Dhe kjo ndodhi vetėm duke i ndryshuar njė gjen tė vetėm. Kjo lė tė kuptohet se edhe tek njeriu, aktivizimi i njė gjeni tė vetėm mund tė ndryshojė jetėgjatėsinė. Askush nuk kishte mundur tė zbulonte gjenin pėrgjegjės pėr plakje, apo ēelsin e moshės, derisa shkencėtarja Kenion bėri tė ditur arritjet e saj, njė vit mė parė. Gjeni ėshtė quajtur Daf 2. Pas kėsaj, shkencėtarė tė tjerė filluan tė pėrcaktojnė gjenet e jetėgjatėsisė tek fluturat dhe minjtė, jeta e tė cilėve pas ndryshimit tė gjenit u zgjat 20 pėrqind. Por kur shkencėtarja Kenion ndryshoi jo njė por dy gjene tek krimbi nė laborator, jeta e tij u zgjat 6 herė mė shumė. Pėr njeriun kjo shifėr do tė ishte e jashtėzakonshme, mendoni sikur njerėzit tė arrijnė tė jetojnė 500 vjet dhe plotėsisht tė shėndetshėm. Teorikisht, tė gjitha krijesat janė pajisur me gjene tė tilla tė jetėgjatėsisė. Shtrohet pyetja pėrse? Shkencėtarja Kenion thotė se ka tė ngjarė qė ky gjen i mbron kafshėt nga rreziku i urisė dhe i kushteve klimatike. Gjeni kur nxitet apo ngacmohet, krijon njė reaksion zinxhir tė njė grupi tė gjėrė gjenesh qė kryjne rigjenerimin e qelizave e luftojnė sėmundjet. Kur shkencėtarėt arrijnė tė aktivizojnė artificialisht kėtė sistem gjenesh, ata ndihmojnė pėr mbajtjen gjallė tė organizmit. Dhe pėrderisa ky sistem gjenesh ėshtė i pranishėm tek shumė kafshė, ka shumė tė ngjarė qė atė ta kenė edhe njerėzit. Gjithė optimizėm rreth zbulimit tė saj, shkencėtarja Sinthia Kenion ka krijuar tani njė kompani pėr prodhimin e njė tablete pėr nxitjen e gjenit tė jetėgjatėsisė tek njeriu.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė