Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-04-06, 15:44   #26
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kanceri i gjirit; Transplantimi i organeve; Vlerat e ēajit jeshilAstrit Lulushi
Zėri i Amerikės
18-04-2006

Kanceri i gjirit

Njė studim i ri kėtu nė Shtetet e Bashkuara tregon se njė ilaē qė pėrdoret pėr kurimin e ostoporozės ėshtė gjithashtu i efektshėm pėr kurimin e kancerit tė gjirit dhe me mė pak ekefkte anėsore se sa ilaēi qė pėrdoret aktualisht pėr kėtė sėmundje. Studjuesit e Institutit Kombėtar i Kancerit bėnė tė njohur dje se provat klinike me rreth 20 mijė gra tė moshuara, treguan se ilaēi qė pėrdoret pėr kurimin e ostoporozės, Raloksifeni, qė njihet gjithashtu me emrin Evista, e pakėsonte rrezikun e kancerit tė gjirit 50 pėr qind mė tepėr se sa Tamoksifeni, ilaēi mė i fundit kundėr kancerit tė gjirit. Tamoksifeni ėshtė ilaēi i vetėm i miratuar nga qeveria amerikane pėr bllokimin e kancerit tė gjirit, megjithėse dihet se ndonėse rrallėherė, ai shkakton efekte tė rėnda anėsore.


Transplantimi i zemrės

Nė Shtetet e Bashkuara, prilli ėshtė shpallur muaji i kujdesit pėr tė sėmurėt qė kanė nevojė pėr transplantim organesh. Sipas disa tė dhėnave, rreth 92 mijė amerikanė janė nė nevojė pėr njė organ tė ri dhe tė paktėn 6 mijė vetė vdesin nė pritje pėr transplantim, mes tyre 80 janė fėmijė nėn 1 vjeē.
Nik e Nejt Draper lindėn korrikun e vitit tė kaluar. Menjėherė ata u diagnostikuan me njė sėmundje tė rrallė nė zemėr e quajtur kardio miopathi apo zmadhim i zemrės. Dhe qė tė jetonin, ata do tė kishin nevojė pėr transplantim zemre. Nėna e tyre, Nikole thotė se gjendja ishte shumė e frikėshme. Fėmijė binjakė, qė tė dy me nevojė tė domosdoshme pėr organ tė ri. Dy ditė pas lindjes, foshnjet u dėrguan nė qėndrėn mjekėsore tė universitetit tė Kalifornisė nė Los Anxhelos, qė njihet si njė qėndrat mė tė mira pėr transplantim zemre nė Shtetete Bashkuara.
Doktor Mark Plunket thotė se gjendja ishte shumė e vėshtirė dhe askush nuk e dinte nėse foshnjet do tė jetonin derisa tė gjendeshin organet. Pas 7 muajsh nė spital, erdhi lajmi se njė foshnje 4 muajsh, djalė nga Florida kishte vdekur dhe prindėrit e tij, pavarėsisht nga dhimbja pėr humbjen e rėndė, ranė dakord ta dhuronin zemrėn e djalit tė tyre. Prindėrit e foshnjeve binjake u gėzua shumė nga ku lajm. Niku u fut nė sallėn e operimit, zemra e tij e sėmurė u hoq dhe u zėvėndėsua me njė zemėr tė re. Operacioni u krye me sukses, por si me tė gjitha transplantimet, problemet dalin mė vonė. Doktor Mark Plunket pranė universitetit tė Kalifornisė nė Los Anxhelos, thotė se brenda 10 – 12 vjetėve, ky fėmijė, Niku, mund tė ketė nevojė pėr njė tjetėr zemėr tė transplantuar. Doktor Plunket thotė se problemi kryesor nė kėto raste ėshtė kundėrshtimi i organizimit ndaj organit tė huaj. Dhe reaksione tė tilla vazhdojnė t’i shqetėsojė mjekėt ēdo ditė. Sė shpejti, Nik Draper, del nga spitali dhe shkon nė shtėpi pėr herė tė parė nė jetėn e tij. Familjes Draper tani i duhet tė presė pėr njė tjetėr zemėr pėr djalin tjetėr, Nejt, duke e ditur se ata mund tė ndeshen me njė prej vendimeve mė tė vėshtira qė prindėrve u duhet tė marrin. Nėna e tij thotė se organet e Nejtit janė nė gjendje tė mirė dhe nėse atij i ndodh ndonjė gjė dhe vdes, ata do t’i dhurojnė organet e tij qė dikush tjetėr tė vazhdojė tė jetojė.
Ndėrkohė, njė grup shkencėtarėsh po pėrpiqet pėr njė pėrqasje ndryshe tė problemit tė sėmundjeve tė zemrės.
Nė universitetin e Kolorados, doktoresha Leslie Lieuand kryeson projektin Pajthon. Pajthon ėshtė njė lloj gjarpėri zemra e tė cilit zmadhohet pasi ha ushqim dhe zvogėlohet pas tretjes sė ushqimit. Pra tek gjarpėri ndodh femonemi i kardio miopathisė. Mjekja Lieuland thotė se me informatat qė ka grumbulluar dhe me kėrkime mė tė thella shpreson t’u vijė nė ndihmė njerėzve qė vuajnė nga sėmundje tė zemrės. Ajo thotė se gjarpėrinjtė ashtu si dhe shumė kafshė tė tjera kanė aftėsi tė mėdha rigjeneruese tė organeve, aftėsi shumė prej tė cilave mund t’ i ketė patur edhe njeriu, por i ka humbur gjatė periudhės sė evolucionit tė tij. E fshehta e kėtyre aftėsive rigjeneruese e tė tjera, thonė shkencėtarėt, tek njeriu mund tė gjendet nė ADN. Me kėtė ata kanė parasysh se 98. 5 pėrqind e kodid gjenetik tė njeriut ėshtė ende i pa identifikuar, pra nuk dihet se ēfarė roli luan dhe shkenca gjenetike ndodhet nė hapat e parė tė saj.


Vlerat e ēajit jeshil

Pėr shekuj, ēaji jeshil ka qėnė mister. Tani vlerat e tij shėndetėsore janė tė njohura gjėrėsisht, dhe mbi 16 milionė amerikanė e pėrdorin atė ēdo ditė.Sipas statistikave, amerikanėt pijnė rreth 4.5 miliardė filxhane me ēaj jeshil nė vit. Ēaji jeshil, pėrveē shijes sė mire, pėrmban edhe antiokside qė mbrojnė organizmin nga kimikate tė cilat dėmtojnė qelizat dhe shkaktojnė plakjen. Sipas ekspertėve, pirja e ēajit jeshil ndihmon edhe mirėmbajtjen e lėkurės sė trupit, duke e bėrė atė tė duket e re dhe e shėndetėshme. Ēaji jeshil gjithashtu ka tė ngjarė se forcon kujtesėn, tregojnė eksperimentet e kryera nė laboratorin mjekėsor pranė universitetit Newcastle. Mėnyra mė e mire pėr marrjen e dozave tė pėrditėshme antiokside ėshtė nėpėrmjet frutave dhe perimeve. Por ēaji jeshil ėshtė mbi tė gjitha, thonė ekspertėt. Shitja e ēajit jeshil zė ofro 13 pėrqind tė tregut tė ēajit. Pėr shembull nė kafenetė Starbaks, ēaji jeshil pėrmban kalori tė pakta. Njė filxhan ēaji jeshil me qumėsht pėrmban sasi tė barabarta antioksidesh me atė tė lėngut tė portokallit. Kėrkesat pėr ēaj jeshil dhe pėr ushqime tė tjera me pėrmbajtje antioksidesh janė nė rritje nga konsumatorėt. Pėr shembulll karamelet e ėmbla pa sheqer e pa kalori tani shiten sė tepėrmi. Njė karamele e tillė pėrmban sasi antioksidesh tė barabartė me dy filxhane ēaji jeshil. Tani ēaji jeshil pėrzihet edhe me ēokollatė tė zezė dhe firmat kozmetike janė optimiste se ky lloj ēaji e rinon njeriun, e bėn tė duket mė i ri. Pėr shembull shkencėtarėt nė kėrkimet e tyre kanė zbuluar se ēaji jeshil pėrmban polithenol, substancė qė ndihmon nė pakėsimin e rudhave tė lėkurės tė krijuara si rezultat qėndrimit nė diell vazhdimisht e pėr njė kohė tė gjatė. Ēaji jeshil tani ėshtė bėrė pjesė pėrbėrėse e shumė prodhimeve kozmetike, pėrfshi kremrat e lėkurės, shampo e tė tjera.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė