Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-08-09, 00:08   #3
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Titulli: A Mund Tė Bėhet Njeriu Miliarder Vetėm Me Mendime ?

Daut Demaku: Energjia ėshtė jetė. Pa energji s’ka jetė. I vdekuri s’ka fije energjie, prandaj ėshtė i vdekur.
Besimet fetare i thonė SHPIRT. Shkenca i thotė ENERGJI. Ėshtė e njėjta gjė. Pa shpirt, je i vdekur. Pa energji, je i vdekur. Njė ėshtė, ndryshon emėrtimi.
Njeriu shpirtėrisht i dobėt, ėshtė i prirur t’u besojė e t’u nėnshtrohet tė gjitha lėndimeve nė jetė. Magjia e zezė, sehiret e shėmtitė e tjera, janė tė vėrteta, nėse je i dobėt dhe u beson. Por nėse je i fortė shpirtėrisht dhe nėse nuk u beson – ato shuhen si bryma para diellit. As nuk mund tė tė prekin, as nuk mund tė tė lėndojnė. Pikė.
Njerėzimi, edhe pse nuk e ka njohur Fizikėn kuantike, e ka ditur fare mirė se: s’ka shpirt tė fortė qė nuk mund ta mbajė nė jetė trupin fizikisht tė dobėt, por edhe s’ka shpirt tė dobėt qė nuk mund ta rrėnojė njė trup fizikisht tė fortė. Pse? Mungesa e energjisė e bėn njeriun tė lėndueshėm. Dėshtak. Mjeran. Shqip: QYQAR!
Njeriut pa ngritje shpirtėrore, d.m.th. pa energji tė duhur, mund t’i ndodhin tė gjitha humbjet: nė dashuri, nė biznes, nė mėsime, nė shėndet... ėshtė disi i humbur sikur organizmi pa IMUNITET. Energjia ėshtė mbrojtėsi mė i mirė kundėr tė gjitha dėshtimeve e dėshpėrimeve.
E kundėrta: njeriun e suksesshėm, tė hareshėm, tė shėndetshėm, tė pasur, tė menēur, tė lumtur – e bėn energjia e fortė. Njeriu me energji tė duhur, tė gjitha shėmtitė i kthen te burimi: nėse dikush tė bėn njė magji, energjia jote e kthen magjinė dhe e vret dėrguesin e saj. Nėse ke energji tė duhur, ti je mbret i botės...Je mbretėreshė absolute.. Jetėn e shndėrron nė lojė... Loja lumturinė e bėn pėrvojė...
Tė gjitha ligjet e universit janė pėr tė mirėn e njeriut. Tė marrim terrin, si shembull. A ekziston terri? Po, por JO! Dritėn e prodhojnė dielli, zjarri, ENERGJIA... Kush e prodhon terrin? Njė mijė vjet le tė jetė njė dhomė nė terr, asnjė shtresė e territ nuk krijohet. E po tė mbetet njė dhomė dhjetė vjet e papastruar, shtresat e pluhurit do tė jenė tė dukshme. Pse? Sepse pluhuri ekziston dhe krijon shtresa. Terri nuk ekziston dhe nuk krijon shtresa. E po, ēka tė bėjmė? Ta ndezim dritėn, sepse terri ėshtė vetėm MUNGESĖ e dritės. T’i ndezim DRITAT E MENDJES dhe, besoni, jeta do tė jetė lojė shumė e bukur dhe shumė e kėndshme.
Energjia ta dhuron edhe ESENCĖN, por edhe EKZISTENCĖN.
Kjo ėshtė vlera e energjisė. Nuk do tė doja tė flisja mė shumė pėr vlerėn e krijimit tė energjisė, sepse e di qė shumė njerėz do tė lėndoheshin, nė veten e tyre do t’i gjenin mungesat. Nuk jam i interesuar tė akuzoj, por tė pėrhap mundėsitė pėr kapėrcimin e pengesave.

www.sa-kra.ch: A ekzistojnė mėnyra, metoda apo teknika praktike pėr fuqizimin e energjisė?

Daut Demaku: Po. Dhe janė tė shumta, dhe janė mjaft efikase. Por, nė radhė tė parė duhet ta dimė se pėr njeriun ekzistojnė katėr burimet kryesore tė energjisė: frymėmarrja, ushqimi, gjumi dhe gjendja mendore pozitive. Kjo e fundit, GJENDJA MENDORE POZITIVE, ėshtė tepėr e rėndėsishme, sepse: frymėmarrjen e bėn tė qetė dhe tė thellė, ushqimin e bėn tė tretshėm dhe tė shėndetshėm, gjumin e bėn relaksues dhe ēlodhės. Kjo ėshtė brenda minimumit tė natyrshėm tė jetės. E nėse do diēka mė shumė se ky minimum, atėherė pėrdoret MEDITIMI.
Meqė ne jemi qysh jemi dhe nuk dimė tė krijojmė gjendjet e qetėsisė, nuk e njohim MEDITIMIN, nuk dimė ta bėjmė neutralizimin e shpenzimit tė kotė tė energjisė, ne nė Qendrėn e Mendimit Pozitiv kemi bėrė diēka tė veēantė: e kemi prodhuar njė CD me titull “Dėshira...”, qė e ndihmon secilin njeri tė hyjė nė njė meditim tė udhėhequr. Kjo CD ėshtė mrekulli mahnitėse, e kemi bėrė nė bashkėpunim me qendrat mė tė specializuara tė Evropės, ėshtė nė valė BETA. Por, ėshtė vetėm pėr NJĖ njeri. Dėgjohet vetėm nė shtrat. Pėr ata qė e duan, qė e dėgjojnė dhe ia respektojnė fjalėn, nuk ka pasuri qė mund tė jetė e barabartė me vlerėn e kėsaj CD-je. Ndėrkaq, pėr ata qė nuk e duan dhe nuk e respektojnė – vlera e kėsaj CD-je ėshtė sa njė zero e madhe.

www.sa-kra.ch: Ky ėshtė propozimi juaj qė tė fillohet me zbatimin e Ligjit tė tėrheqjes dhe tė mundėsisė pėr fitime tė mėdha?

Daut Demaku: Ky ėshtė fillimi i lojės. Unė them: tė luajmė... Ēka do tė fitojmė prej kėsaj loje? E para, do tė fitojmė njė qetėsi mahnitėse shpirtėrore. (Qetėsia shpirtėrore e ruan shėndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do tė nisemi edhe nė rrugėn e plotėsimit tė tė gjitha dėshirave njė nga njė.
Deri tash kemi punuar shumė pėr pėrhapjen e literaturės, sepse NJOHJA ėshtė e para. Tash, nga DIJA (njohja) duhet tė kalojmė nė KUPTIMIN e dijes. Nė pėrdorimin praktik tė kėsaj dijeje. Noti nuk mėsohet nė beton. Njė mijė ligjėrata do tė jenė tė kota, po nuk u hodhe nė ujė. Gėte thotė: “Mendja e fuqishme, qė bėn pėrpjekje pėr pėrdorimin praktik tė dijes teorike – ėshtė mendja mė e mirė nė botė”. Koha ėshtė tė fillojmė praktikisht dhe konkretisht.


www.sa-kra.ch: Sa ėshtė e sigurt kjo mėnyrė?

Daut Demaku: E vetmja siguri nė jetėn njerėzore ėshtė – PASIGURIA e plotė. Siguri e garanci nė jetėn e njeriut nuk ka dhe nuk mund tė ketė. Por, duke e shikuar DVD-nė nė televizor shumė herė, do tė mėsoni si vepron Ligji i tėrheqjes... Pasi ta keni parė e kuptuar mirė se ēka thonė kokat e menēura tė botės (gjatė 90 minutave sa zgjat ky dokumentar), atėherė kalohet nė dėgjimin e CD-sė “Dėshirat...” dhe kjo bėhet pėr 21 ditė nga njė herė nė ditė... (Janė udhėzimet nė CD) dhe pastaj pritet shtatė ditė pushim dhe rishtas fillon 21-ditėshi tjetėr. Kjo mund tė vazhdojė tėrė jetėn.


Nė vazhdimin tjetėr (pjesa e dytė) do tė lexoni:

-A mund tė bėhet njėmend dikush miliarder vetėm me mendime?
-Cili ėshtė shqiptari i gjallė qė arriti tė pasurohet pėrmes kėsaj mėnyre?
-Ēka ėshtė, nė tė vėrtet, SHKENCA AMERIKANE?
-Njohja e vėrtet e ZOTIT!
-Dokumentari “Sekreti i lumturisė” dhe barazimi i tij me VLERTA E JETĖS!
-A do tė ndodh mrekullia qė 2% e mė tė menēurve tė kombit, tė interesohen pėr kėto materiale? etj.
sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė