Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:19   #19
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Qėndrimi i idhujtarėve
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte fisnik, i ndershėm e serioz dhe Allahu i Madhėruar e ruajti dhe e mbrojti atė nga shumė armiqėsi tė njerėzve. Herė pas here atė e mbronte xhaxhai i tij, Ebu Talibi, tė cilin kurejshėt e nderonin, e respektonin dhe i bindeshin. Atij ia kishin frikėn dhe nuk mund tė luanin me tė. Ai ishte edhe nga paria e Beni Abdi Menafit qė jo vetėm kurejshėt, por edhe arabėt mbarė njihnin vetėm nderim e respekt. Pėr kėtė arsye, idhujtarėt u detyruan tė ndėrmerrnin hapa paqėsorė ndaj Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Prandaj parapėlqyen tė bėnin bisedime me xhaxhanė e tij, Ebu Talibin, por me njėfarė kėrcėnimi dhe paralajmėrimi. Midis Kurejshėve dhe Ebu Talibit Disa burra nga paria e fisit Kurejsh shkuan tek Ebu Talibi dhe i thanė: “Djali i vėllait tėnd ka sharė zotat tanė, ka turpėruar fenė tonė, ka shpėrfillur parinė tonė, i ka quajtur tė humbur prindėrit tanė; prandaj, ose mos e lejo tė veprojė mė ndaj nesh ose na lėr tė lirė tė veprojmė vetė me tė. Edhe ti vetė je nė kundėrshtim me tė, ashtu siē jemi ne. Kėshtu qė ne do ta ndalojmė atė tė veprojė edhe kundėr teje.” Ebu Talibi u tha njė fjalė tė butė e iu pėrgjigj atyre bukur. Ata ikėn dhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdoi punėn e vet, duke shpallur fenė islame dhe duke bėrė thirrje pėr nė Islam. Paralajmėrimi i Kurejshėve Kurejshėt nuk duruan gjatė, kur panė se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po vazhdonte punėn e vet me thirrjen pėr nė Islam. Shkuan tek Ebu Talibi dhe i thanė: “O Ebu Talib! Ti je i moshuar dhe i nderuar ndėr ne. Ne tė kėrkuam ty tė nae heqėsh qafe djalin e vėllait tėnd, por ti nuk po e bėn kėtė. Pėr Zotin, ne nuk e durojmė dot atė, qė na shan prindėrit tanė, qė na ul parinė tonė e na turpėron zotat tanė. Pra, ose t’i japė fund kėsaj, ose ne do t’ju luftojmė, atė dhe ty, derisa tė shkatėrrohet njėra palė.” Kėshtu i thanė dhe ikėn. Ebu Talibit i erdhi shumė rėndė nga ky paralajmėrim dhe kėrcėnim, prandaj thirri tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha ēfarė i kishin thėnė ata. “Ki kujdes mua dhe veten tėnde e mos mė ngarko njė punė, sė cilės nuk ia kam fuqinė!”,- i tha. Kur e pa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dobėsinė e tij, iu kthye: “O xhaxha! Pėr Allahun, sikur tė mė vėnė Diellin nė tė djathtėn time dhe Hėnėn nė tė majtėn time, qė unė ta lė kėtė punė, nuk do ta lė, derisa Allahu ta nxjerrė nė pah atė, ose tė vdes.” Pastaj i kėrkoi leje qė tė ikte dhe qau. Ebu Talibit iu kthye dhembshuria dhe besimi dhe i tha: “Shko, o biri i vėllait tim dhe thuaj ē’tė duash se pėr Zotin, unė kurrė nuk do tė tė dorėzoj ty pėr asgjė.” Njė propozim i habitshėm nga Kurejshėt dhe njė refuzim i menēur nga Ebu Talibi Kurejshėt panė se paralajmėrimi i tyre kundėr myslimanėve nuk bėri dobi, sepse i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdonte punėn e tij dhe Ebu Talibi vazhdonte ta ndihmonte atė. Kjo do tė thoshte se Ebu Talibi ishte i pėrgatitur, qė tė ndahej me kurejshėt dhe tė armiqėsohej me ta, pėr tė ndihmuar djalin e vėllait tė vet, Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Qėndruan ca duke u menduar dhe duke u kėshilluar se ēfarė tė bėnin. Mė nė fund, arritėn nė njė mendim tė ēuditshėm. Erdhėn tek Ebu Talibi. Bashkė me ta ishte edhe Ammar ibn Uelidi, mė i miri i tė rinjve tė tyre e mė i forti dhe mė i bukuri i kurejshėve. I thanė: “O, Ebu Talib! Merre kėtė djalė! Merre mendjen e tij dhe ndihmėn qė mund tė tė japė ai. Bėje djalė pėr shpirt, ai ėshtė yti tani. Por, na e dorėzo neve djalin e vėllait tėnd, Muhamedin, kundėrshtarin e fesė sate dhe tė fesė sė prindėrve tė tu, atė qė ka pėrēarė popullin tėnd dhe ka ulur parinė e tij. Na e dorėzo, qė ta vrasim! Vėrtet, ne po tė japim njė burrė pėr njė burrė.” “Pėr Zotin, sa keq po mė detyroni!”,- ia ktheu Ebu Talibi. “Po mė jepni birin tuaj, qė unė ta ushqej pėr ju dhe unė t’ju jepkam birin tim, qė ta vrisni? Pėr Zotin, kurrė s’ka pėr tė ndodhur!” Atentate kundėr tė Dėrguarit tė Allahut Pasi kurejshėt dėshtuan, i humbėn shpresat dhe panė se paralajmėrimi, kėrcėnimi dhe bisedimi nuk bėnė asnjė dobi, filluan atentatet kundėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i shtuan mundimet dhe grackat e tyre kundėr myslimanėve. Meqenėse i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte njeri i lartė, i respektuar dhe i shoqėruar nga myslimanėt, qenė krerėt e kurejshėve ata, qė morėn pėrsipėr t’i bėnin tė keqen tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sepse njerėzit e thjeshtė nuk mund tė merrnin pėrsipėr tė bėnin atentate kundėr tij. Ata qė e mundonin tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė shtėpi ishin: Ebu Lehebi, Hakim ibn Ebul Asi ibn Umeje, Ukbe ibn Ebi Muajiti, Adij ibn Hamra Thekafiu dhe Ibn Asdai Hedheliu. Tė gjithė kėta ishin fqinjėt e tij. Kėshtu, dikush do t’i lėshonte anin e deles mbi shpinė, kur ai ishte duke u falur, ose do t’ia hidhnin edhe nė enėn ku gatuante, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pėrgatiste atė pėr tė gatuar. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do ta nxirrte me shkop, do tė qėndronte te dera e vet dhe do tė thoshte: “O Beni Abdul Menaf! Cfarė fqinji ėshtė ky?!” Pastaj e hidhte anin e deles nė rrugė. Kur Umeje ibn Halefi e shikonte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), e shante dhe ia bėnte me sy, duke e pėrēmuar. Edhe vėllai i tij, Ubej ibn Halefi e kėrcėnonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O Muhamed! Unė e kam heshtėn, e kam edhe njė kalė,qė e ushqej ēdo ditė me disa grushta misėr, qė t’i hip dhe tė tė vras ty.” Kėshtu e kėrcėnonte herė pas here, derisa njė ditė i Dėrguari i Allahut i tha: “Jo! Unė do tė vras ty, nė dashtė Allahu.”10 Kurse Ubej ibn Halefi i pati ardhur njė ditė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me njė eshtėr tė kalbur; e thėrrmoi atė dhe ia fryu nė fytyrė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Njė herė, Ukbe ibn Ebu Muiti u ul te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe dėgjoi prej tij Kuran.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė