Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:32   #29
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Ato iu afruan dhe dėgjuan Kuranin, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po kėndonte nė kėmbė, gjatė namazit qė po falte me shokėt e vet. Pasi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbaroi faljen e namazit, xhindet u kthyen te gjindja e tyre pėr ta paralajmėruar gjindjen pėr dėnimin e Allahut. Xhindet, qė dėgjuan kėndimin e Kuranit, i besuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk e kuptoi se xhindet po e dėgjonin, kur kėndoi Kuran. Mė pas, Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i zbritėn nga Allahu disa ajete nga surja “El Ahkaf” dhe disa ajete nga surja “El Xhin”, qė flasin pėr kėtė ngjarje. Pasi qėndroi ca ditė aty, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u largua nga Batni Nahli dhe vijoi rrugėn pėr nė Mekė. Ai i lutej Allahut ta ndihmonte dhe t’i gjente rrugėdalje. Ai kishte frikė se i bėnin keq Kurejshėt dhe se mos e zinin atė befasisht me dhunė. Prandaj deshi qė tė parapėrgatitej pėr kėtė. Kur iu afrua Mekės, qėndroi nė Malin Hira dhe dėrgoi njė burrė tek Ahnes ibn Sheriku, qė ta merrte nė mbrojtje. Mirėpo Ahnesi kėrkoi ndjesė, sepse ai ishte aleat i kurejshėve: “Aleati nuk mund tė marrė nė mbrojtje atė njeri, qė ka armiqėsi me mikun.”,- i ktheu pėrgjigje. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi fjalė te Suhejl ibn Amru, por edhe ai kėrkoi falje, sepse ishte prej fisit Beni Amir ibn Lueji e njerėzit e atij nuk e merrnin nė mbrojtje kundėrshtarin e fisit Beni Ka’b ibn Luejit. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi fjalė te Mutaim ibn Adji, qė ishte nga fisi Beni Neufil ibn Abdi Menaf, vėllai i Hashim ibn Abdu Menafit, gjyshit tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė atė kohė Abdu Menafi ishte shtėpia mė e lartė nė fisin Kurejsh. Mutaimi u pėrgjigj: “Po.” Ai u armatos me gjithė djemtė dhe i dėrgoi fjalė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė vinte nė Mekė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) erdhi dhe hyri nė Xhaminė e Shenjtė, bėri tauaf rrotull Qabes, fali dy rekatė namaz dhe shkoi nė shtėpinė e vet. Mutaim ibn Adji dhe djemtė e tij e kishin rrethuar tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ta mbrojtur. Mutaimi e kishte thėnė hapur edhe mė parė te Kurejshėt se ai e kishte marrė nė mbrojtje Muhamedin. Kurejshėt e pranuan qė Muhamedi tė ishte nėn mbrojten e Mutaimit. Idhujtarėt polemizojnė dhe kėrkojnė argumente Pjesė e polemikave, qė idhujtarėt zhvilluan me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte kėrkesa qė ai t’u sillte argumente. Kėtė e bėnin pėr hakmarrje. Kjo ndodhte shpesh dhe nė kohė tė ndryshme. Njėherė u mblodhėn nė Xhaminė e Shenjtė, u kėshilluan me njėri-tjetrin dhe pastaj i dėrguan fjalė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė paria e gjindjes sė tij ishte mbledhur qė tė flisnin me tė.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė