Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:35   #34
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Besėlidhja e dytė
Nė kohėn e Haxhit, nė vitin e 13-tė tė Profetėsisė, erdhėn shumė nga populli i Jethribit, myslimanė dhe idhujtarė. Myslimanėt kishin vendosur tė mos e linin tė Dėrguarin e Allahut tė vizitonte malet e Mekės; ata i kishin dhėnė fjalėn qė tė largonin prej tij ēdo gjė, qė mendonin se rrezikonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė, u lidhėn me tė fshehurazi dhe vendosėn qė tė bėnin njė mbledhje tė fshehtė nė mes tė ditėve tė Teshrikut, natėn, pranė Xhemrei Akabesė. Kur erdhi koha, myslimanėt fjetėn ashtu tė veshur, bashkė me njerėzit e tyre. Kur kaloi njė e treta e parė e natės, ata u zgjuan dhe i bėnė shenjė njėri-tjetrit qė tė largoheshin njė nga njė. Mė pas shtatėdhjetė e tre burra u mblodhėn tek Akabeja; gjashtėdhjetė e dy nga fisi Hazrexh dhe njėmbėdhjetė nga fisi Eus. Me ta ishin edhe dy gra; njėra quhej Nesibe, bija e Ka’bit nga fisi Benu Nexhar; tjetra ishte Esmaja, bija e Amrusit, nga fisi Benu Seleme. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi tek ata bashkė me xhaxhanė e vet, Abas ibn Mutalibin, i cili ishte ende nė fenė e fisit tė vet, por donte qė tė merrte pjesė nė punėt e djalit tė vėllait tė vet, Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe t’i besonte atij. I pari e mori fjalėn Abasi: “I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė i nderuar nė popullin e vet dhe nė vendin e vet. Nė qoftė se mendoni se do ta mbani fjalėn pėr ēka ju ka thirrur ai dhe ta mbroni nga ata qė e kundėrshtojnė, jini burra dhe kini mirėsi nga Allahu pėr pėrgjegjėsinė qė keni; pėrndryshe lėreni atė qė tani.” E mori fjalėn Berai ibn Ma’ruri: “Ne do ta mbajmė fjalėn e ēiltėrinė. Ne flijojmė shpirtrat tanė pėr tė Dėrguarin e Allahut, prandaj fol o i Dėrguari i Allahut dhe merr pėr veten tėnde dhe pėr Zotin tėnd ē’tė duash.” Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) foli, kėndoi pjesė nga Kurani, i thirri pėr nė Islam dhe pėr nė rrugėn e Zotit tė vet. Ai vuri disa kushte: 1. Tė adhuronin vetėm Allahun dhe tė mos i vinin shok askėnd dhe asgjė. Kur ata e pyetėn: “Pėr ēfarė tė tė japim besėn ty”, ai i tha qė: 2. Tė dėgjonin dhe tė bindeshin, nė punė dhe nė dembeli. 3. Tė jepnin nga pasuria e tyre nė kohė tė vėshtirė dhe nė kohė tė qetė. 4. Tė urdhėronin pėr punė tė mira dhe tė ndalonin nga punėt e kėqija. 5. Tė zbatonin fenė pėr hir tė Allahut dhe tė mos trembeshin nga qortimet e dikujt pėr kėtė. 6. Tė ndihmonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur tė shkonte tek ata, ta mbronin atė siē mbronin vetet e tyre, gratė e tyre dhe fėmijėt e tyre. Kėshtu, do tė hynin nė Xhenet. Nė kumtimin e Ubades thuhet: “Ne i dhamė fjalėn Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se punėt do t’i ndėrmerrte ai, qė ishte i aftė.” Berai ibn Ma’ruri i dha dorėn tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha: “Po! Pėr atė Zot, qė tė ka dėrguar me tė vėrtetėn, ne do tė tė mbrojmė ty, ashtu siē mbrojmė nderin tonė. Ne, pėr Zotin, jemi bij tė luftės dhe armėt i kemi trashėguar brez pas brezi.” Fjalėn e ndėrpreu Ebu el Hejtham ibn Tihani: “O i Dėrguari i Allahut! Midis nesh dhe burrave qė dhanė fjalėn ka besė e lidhje dhe kėtė besė do ta mbajmė, por na thuaj nėse Allahu bėn qė tė triumfosh ti, kur tė kthehesh pėrsėri tek populli yt dhe tė na braktisėsh ne, ēdo tė ndodhė?” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) buzėqeshi: “Gjaku ėshtė gjak dhe vdekja ėshtė vdekje25. Unė jam juaji dhe ju jeni tė mitė. Unė luftoj atė, qė luftoni ju dhe bėj paqe me atė, qė bėni ju.” Nė atė ēast kritik, u ēua Ubade ibn Nadile: “A e dini se pėr ēfarė po i jepni besėn kėtij burri?,- tha ai. Po i jepni besėn qė do tė luftoni kundėr lėkurėkuqve e kundėr lėkurėzinjve; ndoshta do t’u humbin pasuritė tuaj dhe do t’u vritet paria juaj. Nėse mendoni se po t’ju vinė kėto vėshtirėsi tė mėdha, ta dorėzoni Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) atėherė, dorėzojeni qė tani e mos i jepni siguri se do ta mbroni, ndryshe do t’ju mbetej turpi i madh nė kėtė botė dhe nė Botėn Tjetėr. Nėse merrni pėrsipėr ta mbroni atė, edhe nėse u shkatėrrohet pasuria edhe nėse tė parėt tuaj vriten, atėherė mbrojeni atė. Pėr Zotin, kjo ėshtė mė mirė pėr ju nė kėtė botė dhe nė Botėn tjetėr.” “Ne e marrim nė mbrojtje Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!),- iu pėrgjigjėn ata, edhe nėse pasuritė tona humbasin, edhe nėse paria jonė vritet. Por, ē’mbetet pėr ne o i Dėrguari i Allahut?” “Xheneti”,- iu pėrgjigj ai.” “Na e jep pra dorėn tėnde,- iu drejtuan ata, tė tė japim besėn tonė.” Ai u dha dorėn dhe ata u ēuan t’i jepnin besėn. Es’ad ibn Zarare ia dha dorėn duke thėnė: “Prisni pak o njerėzit e Jethribit! Ne nuk i lodhėm devetė tona vetėm pėr tė ardhur kėtu. Ne tė gjithė e dinim se ky ėshtė i Dėrguari i Allahut. Ta nxjerrim atė sot nga Meka, do tė thotė t’u largohemi tė gjithė arabėve; do tė thotė tė vriten mė tė mirėt prej nesh; do tė thotė se shpatat do tė vringėllojnė egėrsisht. Nėse ju i duroni tė gjitha kėto, merreni nė mbrojtje Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pėr kėtė do tė keni shpėrblim tė madh nga Allahu. E nėse keni frikė pėr veten tuaj, lėreni atė sepse, ky do tė jetė shfajėsimi mė i mirė pėr ju tek Allahu.” “O Sa’ad,- iu kthyen ata. Largoje dorėn tėnde, pėr Zotin ne nuk e lėmė kėtė besėlidhje kurrė.” Ata u ēuan njė nga njė dhe i dhanė besėn Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). E, Sa’ad ibn Zarare (sipas thėnies mė tė saktė) qe i pari qė i dha besėn. (Thuhet edhe se i pari ka qenė Ebu Hejthem ibn Tihani. Dikush tjetėr ka thėnė se i pari qe Bera' ibn Ma’ruri.) Dy gratė e dhanė besėn me fjalė, pa i dhėnė dorėn Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Dymbėdhjetė komandantėt Pas besėlidhjes, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėrkoi prej tyre qė tė caktonin dymbėdhjetė komandantė, tė cilėt tė merrnin pėrgjegjėsinė. Ata caktuan nėntė veta nga fisi Hazrexh dhe tre nga fisi Eus. Nga fisi Hazrexh ishin: Sa’ad ibn Ubade ibn Delim, Es’ad ibn Zarare ibn Adis, Sa’ad ibn Rabia ibn Amru, Abdullah ibn Revana bin Tha'lebe, Rafia ibn Malik ibn Axhlani, Berai ibn Ma’rur ibn Sahar, Abdullah ibn Amru ibn Haram, Ubade ibn Samit ibn Kajsi, Mundhir ibn Hanisi. Nga fisi Eus ishin: Usejd ibn Hudajr ibn Semak, Sa’ad ibn Hajthime ibn Harith, Rifa’a ibn Abdul Mundhir ibn Zubejri (thuhet edhe Ebul Hejthem ibn Tihani). Pasi u bė zgjedhja e tyre, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Ju jeni dorėzanė pėr popullin tuaj, ashtu siē ishin hauarijunėt26 pėr Isanė, birin e Merjemes. Edhe unė jam dorėzanė i popullit tim.” Ata u pėrgjigjėn: “Po!” Besėlidhja e dytė nė Akabe ėshtė, me tė vėrtetė, besėlidhja mė e madhe dhe mė e rėndėsishme nė jetėn e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ajo ndryshoi rrjedhėn e ngjarjeve dhe vijėn e historisė. Kur u larguan njerėzit, njė nga djajtė mori vesh pėr Besėlidhjen. Ai filloi tė bėrtiste me sa fuqi kishte. Kurrė nuk ishte dėgjuar njė thirrje e tillė. Britma e tij ishte: “O banorėt e kėtyre shtėpive. A e dini se ē’bėnė Muhamedi dhe ata qė kanė dalė nga feja bashkė me tė? Ata u mblodhėn pėr t’ju luftuar.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu pėrgjigj: “O armiku i Allahut, betohem pėr Allahun, se do t’i laj hesapet me ty.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi shokėt e besėlidhjes qė tė shkonin te plaēkat e tyre. Ata shkuan atje dhe fjetėn deri nė mėngjes. Nė mėngjes, Kurejshėt erdhėn te ēadrat e njerėzve tė Jethribit, pėr tė kundėrshtuar vendimin qė ishte marrė. Aty idhujtarėt e Jethribit, tė cilėt kishin ardhur me ata qė dhanė besėn, thanė se nuk ishte i vėrtetė lajmi pėr besėlidhjen dhe se nuk kishte ndodhur gjė. Myslimanėt, qė nė mbrėmjen e kaluar, u ngritėn nga gjumi fshehurazi, pėr tė shkuar nė mbledhjen e Besėlidhjes, heshtėn. Kurejshėt u besuan idhujtarėve tė Jethribit dhe u kthyen tė dėshpėruar nė shtėpitė e tyre. Mė nė fund, Kurejshėt u siguruan se lajmi i besėlidhjes ishte i vėrtetė. Kalorėsit kurejshė nxituan tė kėrkonin banorėt e Medines dhe nė vendin e quajtur Edhahir arritėn Sa’ad ibn Ubaden dhe Mundhir ibn Amrunė. Mundhiri ishte shumė i shpejtė dhe nuk e kapėn dot. Sa’din e kapėn, e lidhėn, e rrahėn dhe e tėrhoqėn prej flokėsh, derisa e futėn nė Mekė. Aty e shpėtuan Mutaim ibn Adij dhe Harith ibn Harbi, sepse Sa’adi u ishte bėrė dorėzanė pėr varganin qė ishte nė Medine. Ensarėt deshėn tė ktheheshin pėrsėri nė Mekė pėr tė shpėtuar Sa’adin, por, ja Sa’adi u duk nė rrugė. Ata vazhduan rrugėn pėr nė Medine dhe arritėn shėndoshė e mirė. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė