Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:42   #39
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Ezani Myslimanėt filluan tė vinin me grupe pėr tė falur namazet e pesė kohėve, por nuk dinin tė pėrcaktonin kohėn e namazit. Disa vinin para kohe, disa tė tjerė vinin pas kohe. Pėr kėtė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kėshillua me myslimanėt, se si tė caktonin njė shenjė, me tė cilėn tė dinin kohėn e namazit. Njėri tha: “Tė ndezim njė zjarr, qė, kur tė shikohet, njerėzit ta dinė qė ėshtė koha e namazit.” Njė tjetėr tha: “T’i biem borisė.” Tjetri tha: “Tė bjerė kambana.” Ndėrsa Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: “A nuk po dėrgoni njė burrė pėr tė thirrur: “Namazi me xhemat.” Profeti (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e pranoi kėtė mendim dhe e zbatoi atė. Abdullah ibn Zejd ibn Abdu Rabihil Ensariu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e shikoi ezanin nė ėndėrr. Erdhi menjėherė e ia tregoi tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Kjo ėndėrr ėshtė e vėrtetė.” Urdhėroi Abdullahun qė tė takonte Bilalin dhe t’i thoshte qė ai tė thėrriste ezanin, sepse Bilali kishte mė shumė zė sesa Abdullahu. Omeri e dėgjoi ezanin dhe erdhi menjėherė, duke tėrhequr pėrtokė pelerinėn e tij dhe duke thėnė: “Pėr Zotin, unė kėshtu e kam parė nė ėndėrr ezanin.” Kėshtu, u pėrforcua ėndrra dhe ezani u bė qė atė ditė njė nga shenjat e Islamit. Vėllazėrimi midis muhaxhirėve dhe ensarėve Nga mirėsjellja dhe bujaria qė kishin ensarėt, haheshin me njėri-tjetrin se kush e kush t’i merrte mė parė muhaxhirėt (ardhėsit) nė shtėpi pėr t’i strehuar dhe pėr t’i respektuar. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Ata qė kanė shtėpinė (Medinen) dhe Imanin (besimin) i duan ata (muhaxhirėt) qė emigruan dhe nuk kanė smirė pėr tė mirat e tyre; ata (ensarėt) japin edhe atė, pėr tė cilėn kanė nevojė vetė.” (59:9) Kjo dashuri midis muhaxhirėve dhe ensarėve u shtua edhe mė shumė, kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) i vėllazėroi ata midis tyre. Kėshtu, ēdo ensar u bė vėlla me njė muhaxhir. Ata ishin 45 ensarė dhe 45 muhaxhirė. Vėllazėrim do tė thoshte qė pas vdekjes tė trashėgonin njėri-tjetrin dhe jo njerėzit e fisit tė vet. Mė vonė ky rregull u anulua, por mbeti nė fuqi vėllazėrimi midis muhaxhirėve dhe ensarėve. Besėlidhja e kėtij vėllazėrimi u bė nė shtėpinė e Enes ibn Malikut. Nga dashuria qė kishin ensarėt pėr vėllezėrit e tyre muhaxhirė, i sollėn hurma Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!), qė t’i ndante midis tyre dhe muhaxhirėve, por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) nuk pranoi. Atėherė, ata thanė: “Ju, o Muhaxhirė na ndihmoni t’u shėrbejmė hurmave dhe frutat t’i ndajmė midis nesh e jush.” Kėtė propozim e pranoi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) . Sa’ad ibn Rabia kishte pasuri mė shumė se tė tjerėt dhe i tha vėllait tė vet, mėrgimtarit Abdu Rrahman ibn Auf (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) : “Ta ndajmė pasurinė time nė dy pjesė tė barabarta, njėra pėr mua dhe tjetra pėr ty. Unė kam dy gra, mė thuaj cila tė pėlqen; unė e ndaj dhe pasi tė mbarojė ajo afatin e pritjes, martohu ti.” “Allahu ta begatoftė, familjen dhe pasurinė tėnde,- ia ktheu Abdu Rrahmani. Mbaji pėr vete se janė tuat, por mė trego ku ėshtė tregu juaj?” Ata i treguan tregun e Benu Kajnukas. Abdu Rrahmani shkoi atje, u mor me tregti dhe kur u kthye qė andej, solli me vete kos dhe gjalpė. Nuk kaluan shumė ditė dhe ai fitoi ca para me tregti. Pastaj u martua me njė grua nga Ensarėt.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė