Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:45   #43
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mobilizoi ushtrinė dhe pėrcaktoi fushėn e betejės. Herė-herė bėnte shenjė me dorė dhe thoshte: “Kėtu do tė vritet aksh armik dhe atje do tė vritet filani nesėr, nė dashtė Allahu.” Si u bė natė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi dhe fali namaz gjatė te trungu i prerė i njė peme. Edhe myslimanėt pushuan atė natė, duke pasur besim nė fitoren. Allahu i Madhėruar zbriti shiun, siē thuhet nė Kuran: “Dhe kur Ai (Allahu) ju kaploi me njė kotje (gjumė), qė ishte siguri nga ana e Tij, ju lėshoi shi nga qielli pėr t’ju pastruar, largoi prej jush ndyrėsirėn e Shejtanit, qė tė fuqizojė bindjen nė zemrat tuaja dhe qė t’ju forcojė kėmbėt tuaja.” (8:11) Nė mėngjesin e ditės sė Xhuma, mė 17 tė muajit tė Ramazanit, nė vitin e dytė tė Hixhretit, tė dyja ushtritė ishin pėrballė njėra-tjetrės. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri kėtė lutje: “O Allah! Ata janė Kurejshėt idhujtarė qė kanė ardhur kėtu me kuajt e tyre dhe me mburrjen e tyre, pėr tė tė sfiduar Ty dhe pėr tė pėrgėnjeshtruar tė Dėrguarin Tėnd. O Allah! Mė jep ndihmėn, qė mė ke premtuar! O Allah! Thyeji e mposhti idhujtarėt sa mė shpejt!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) drejtoi rreshtat e ushtrisė myslimane dhe i urdhėroi qė tė mos e fillonin luftėn, derisa t’u vinte urdhri prej tij. “Kur t’u afrohen juve,- tha, i godisni me shigjeta, por mbani rezervė ca nga shigjetat tuaja dhe mos i kapni shpatat, derisa ata t’ju vėrsulen ju.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye tek tenda e tij bashkė me Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe iu lut Allahut shumė pėr fitoren me kėto fjalė: “O Allahu im! Nėse sot Ti do t’i zhdukėsh myslimanėt, nuk do tė adhurohesh kurrė mė. O Allahu im! Nė qoftė se Ti do, nuk adhurohesh pas kėsaj dite kurrė mė.” Aq gjatė e vazhdoi lutjen, sa i ra mėngorja nga supet. Ebu Bekri ia vuri atė pėrsėri dhe i tha: “Tė mjafton kjo lutje ty, o i Dėrguari i Allahut, sepse me tė vėrtetė, i je lutur dhe i ke kėrkuar shumė.” Idhujtarėt komandoheshin nga Ebu Xhehli. Ai e filloi lutjen e vet kėshtu: “O Allahu im! Ata na kanė ndarė nga farefisi, na kanė sjellė njė fe, qė ne nuk e njohim. Prandaj mposhti sa mė parė, o Allahu im! Cili nga ne tė jetė mė i dashur tek Ti dhe mė i pėlqyer pranė Teje, ndihmoje sot!” Dueli dhe beteja Nė fushėn e betejės dolėn tre veta nga kalorėsit mė tė mirė tė idhujtarėve: Utbeu, Shejbeu (dy djemtė e Rabias) dhe Uelid ibn Utbe. Dolėn pėr tė bėrė duel me myslimanėt. Nga myslimanėt dolėn tre djem nga ensarėt. Mirėpo idhujtarėt thanė: “Ne duam tė bėjmė duel me bijtė e xhaxhait tonė.” Atėherė dolėn: Ubejde ibn Harithi, Hamzai dhe Aliu. Filloi dueli. Hamzai vrau Shejbenė; Aliu vrau Uelidin. U kėmbyen goditjet midis Ubejdes dhe ibn Utbes. Tė dy ranė nė tokė. Aliu dhe Hamzai iu vėrsulėn pėrsėri ibn Utbes dhe e vranė. Ubejden e morėn, ashtu me kėmbė tė kėputur. Pas katėr a pesė orėsh ai vdiq nė Safra dhe e kthyen pėr nė Medine. Idhujtarėt u hidhėruan shumė nga pėrfundimi i duelit dhe tė tėrbuar sulmuan rreshtat e myslimanėve si njė trup i vetėm. Myslimanėt qėndronin nė pozicionet e tyre, duke mbrojtur veten dhe duke thėnė “Ehad, Ehad.” (Njė, Njė). Pėr njė ēast i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kot pak, pastaj ngriti kokėn dhe tha: “Gėzohu o Ebu Bekėr, se tė erdhi ndihma e Allahut. Kėtu ėshtė meleku Xhebrail, i cili ka marrė kalin e vet pėr freri dhe po e tėrheq, duke ngritur pluhur.38” Pastaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli i veshur me njė kėmishė hekuri dhe kėndoi ajetin: “(Kurejshėt idhujtarė) do tė pėsojnė disfatė dhe do tė kthehen mbrapsht.” (54:45) Mori njė dorė guriēka dhe ua hodhi idhujtarėve drejt e nė fytyrė nga larg, duke thėnė: “U nxifshin fytyrat e idhujtarėve!” Dhe, pėr ēudi secilit prej tyre i ra diēka nga ato guriēka nė sy dhe nė hundė. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “…(Nė tė vėrtetė) ti nuk i gjuajte, por Allahu i gjuajti…” (8:17) I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi myslimanėt tė hidheshin nė sulm kundėr idhujtarėve. Atėherė, myslimanėt sulmuan me tėrė vrullin, sepse e kishin tė Dėrguarin e Allahut ( paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė rresht tė parė pėrballė armikut. I ēanė rreshtat e armikut dhe ua prenė kokat shumė idhujtarėve. Ata kishin edhe ndihmėn e melekėve, tė cilėt i godisnin idhujtarėt nė ēdo anė. I kėputej koka ose kėmba njeriut dhe nuk dihej se kush e godiste. Kėshtu vazhdoi beteja, derisa idhujtarėt u thyen. Disa idhujtarė u vranė, tė tjerėt morėn arratinė; tė tjerė u zunė rob. Nė atė betejė kishte vajtur edhe djalli, nė pamjen e Suraka ibn Malik ibn Xhu’shumit, pėr tė fuqizuar idhujtarėt dhe pėr t’i nxitur ata nė luftė kundėr myslimanėve. Por, sa shikoi melekėt, djalli u kthye mbrapsht, iku nė drejtim tė Detit tė Kuq dhe hyri nė det. Vrasja e Ebu Xhehlit Ebu Xhehli ishte midis njė grupi idhujtarėsh, qė e mbronin me shpatat e tyre si gardh. Ndėrsa nė rreshtat e myslimanėve, pranė Abdurr Rrahman ibn Aufit, ishin dy djem nga ensarėt, qė kėrkonin diēka. Njėri prej tyre i tha Abdu Rrahmanit fshehurazi nga shoku i tij: “O Xhaxha! Ma trego Ebu Xhehlin!” Abdu Rrahmani e pyeti: “Pse? Cfarė do tė bėsh me tė?” “Kam marrė vesh,- iu pėrgjigj ai, se ai ka sharė tė Dėrguarin e Allahut. Pėr Zotin, qė ka shpirtin tim nė dorė, po ta shikoj, nuk do ta lė pa e vrarė.” Edhe djali tjetėr i tha Abdu Rrahmanit tė njėjtėn gjė. Kur u ballafaquan tė dy palėt, Abdu Rrahmani e pa Ebu Xhehlin duke shėtitur midis rreshtave tė idhujtarėve dhe ua tregoi dy djemve. Atėherė, qė tė dy iu vėrsulėn Ebu Xhehlit me shpatė dhe e goditėn. Njėri e goditi nė kėrci tė kėmbės dhe atij i fluturoi kėmba, ashtu siē fluturon bėrthama e ullirit, kur shtypet. Tjetri e shtriu pėrtokė dhe e la nė frymėn e fundit.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė