Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-06-13, 22:16   #138
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Niset me not pėr nė Greqi, gjendet pa jetė nė Durrės






Durrės, 03.06.2013

Viktima Ilir Ēuni, notoi drejt Korfuzit, por u mbyt nė det. Policia: Rrymat detare ēuan trupin nga Saranda nė Durrės, do emigronte. Kufoma e gjetur nė plazhin e Durrėsit mbrėmjen e sė shtunės ėshtė identifikuar mėngjesin e djeshėm. Policia e Tiranės tha se trupi i pajetė, qė u soll nga Durrėsi, i pėrket njė 41- vjeēari, i cili besohet se kishte tentuar tė kalonte me not kanalin e Korfuzit pėr tė shkuar nė Greqi. Viktima ėshtė Ilir Ēuni, baba i dy fėmijėve tė mitur, njė djali e njė vajzė, tė cilin gjendja e vėshtirė ekonomike dhe borxhet e shumta e kishin shtyrė tė emigronte drejt Greqisė.

Nė pamundėsi pėr tė kaluar nga kufiri, pasi sipas Policisė ishte shpallur “non grata” nga autoritetet greke, ai ka zgjedhur njė mėnyrė tė rrezikshme pėr tė udhėtuar drejt shtetit helen. Ka tentuar tė kalojė me not kanalin e Korfuzit, transmeton Panorama. Nė kėtė mėnyrė ai kishte pėrshkuar kėtė kanal para disa viteve, duke arritur shėndosh e mirė nė Greqi, por kėsaj radhe nuk ia ka arritur qėllimit, pasi ėshtė mbytur. Rrymat detare kanė transportuar trupin e pajetė nga ujėrat e Jonit nė ato tė Adriatikut dhe kufoma e tij u gjet nė shtunėn e zonėn e plazhit tė Durrėsit, e njohur si “Apolonia”.

Nisur nga dėshmitė e familjarėve, 41-vjeēari ėshtė mbytur 2 ditė mė parė, pasi u ka telefonuar tė afėrmve dhe u ka thėnė qė po nisej pėr nė Greqi me not. Ndėrsa ka nisur tė notojė nga Ksamili drejt Korfuzit, pasi ka qenė njė distancė mė e shkurtėr pėr ta pėrshkuar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė