Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-03-12, 22:59   #79
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Kafja me kripė!

Ishin takuar rastėsisht nė njė festė… Ajo ishte e pėrkryer. Ato ditė kishte aq shumė djem tė pashėm qė i vardiseshin asaj… Pas mbrėmjes ai e kishte ftuar vajzėn pėr tė pirė bashkė njė kafe. Vajza ishte ēuditur pakėz pėr ftesėn e papritur tė djaloshit, qė as nuk i kishte rėnė nė sy gjatė mbrėmjes.

Menjėherė u ulėn nė kafenenė e thjeshtė pėrbri. Djaloshi ishte aq i emocionuar dhe nga tė rrahurat e zemrės nuk nxirrte dot asnjė fjalė. Kjo gjendje dukej se i largoi kėnaqėsinė dhe vajzės.

Ndėrsa ajo po bėhej gati tė thoshte: “Gjithsesi, unė tani po iki”, djaloshi kishte thirrur kamerierin.

- Tė lutem, mė sill pak kripė. Mė duhet pėr kafen.

Nga tavolinat pėrbri sy tė habitur nisėn tė vėshtrojnė djaloshin. Kafe me kripė!

Dhe djaloshi u skuq i gjithi nga ndrojtja, hodhi kripėn nė kafe dhe nisi ta pijė.

Dhe vajza e merakosur iu drejtua: “Paskeni shije tė ēuditshme”.

Djaloshi u shpjegua: “Nė fėmijėri kemi jetuar nė breg tė detit. Pėrherė luaja nė det dhe nė breg tė detit. Shija e ujit tė kripur tė detit, asnjėherė nuk mė ėshtė ndarė nga goja. Me kėtė shije jam rritur. Kėtė shije e dashuroj shumė. Kjo ėshtė dhe arsyeja se pėrse mė pėlqen qė kafen ta shijoj me kripė. Sa herė qė ndiej atė shijen e kripės nė gojė, kujtoj pėrherė fėmijėrinė, shtėpinė dhe familjen time tė lumtur… Nėna dhe babai akoma jetojnė nė atė shtėpi nė breg tė detit. Aq shumė ndiej mall pėr ta dhe pėr shtėpinė…”

Ndėrsa thoshte kėto, sytė e djaloshit ishin pėrlotur… Dhe vajza dukej e prekur shumė nga ato qė sapo dėgjoi. Nga ajo qė kishte shpjeguar me sinqeritet djaloshi dukej se kishte shumė mall pėr familjen, shtėpinė dhe ishte tip i gjidshėm dhe i dashuronte shumė familjen dhe jetėn familjare. Dikush qė ka mall pėr shtėpinė, pėr familjen sigurisht qė do ishte njė tip familjar… Ndėrkohė dhe vajza kishte nisur tė tregonte rreth familjes sė saj. Dhe ajo e kishte shtėpinė larg, ashtu si jeta dhe fėmijėria e djaloshit…

Edhe ajo i tregoi pėr familjen. U bė njė bisedė e kėndshme, e ngrohtė dhe e ėmbėl. Dhe kjo bisedė u bė dhe themel i njė lidhjeje tė gjatė dhe tė mrekullueshme, tamam si nė ėndėrr... vazhduan tė takoheshin dhe tė pinin kafe dhe ashtu si nė ēdo ėndėrr tė bukur, princi dhe princesha u martuan bashkė. Dhe jetuan njė jetė tė lumtur deri nė fund. Nė ēdo kafe qė princesha pėrgatiste pėr princin nuk harronte asnjėherė tė hidhte brenda njė lugė tė vogėl kripė, gjatė gjithė jetės…

E dinte se ai ashtu e pėlqente kafenė…

40 vjet mė vonė, djaloshi tashmė i plakur largohet nga jeta. Tė dashurės sė jetės i kishte lenė njė letėr me mbishkrimin: “Hape pas vdekjes sime”. Thua se e ndiente se do largohej i pari nga kjo jetė.

Dhe mes rreshtave shkruhej: “Dashuria ime, e ėmbla ime. Tė pėrgjėrohem, me fal. Mė fal, sepse gjithė jetėn tonė e kam ndėrtuar mbi njė gėnjeshtėr. Njė herė tė vetme tė kam gėnjyer nė jetė. Kafja me kripė. Besoj e kujton ditėn e parė tė takimit tonė? Isha aq i emocionuar dhe i bllokuar sa nė vend qė tė thoja sheqer, kėrkova kripė nga kamerieri. Ndėrsa ti dhe tė tjerėt rreth e rrotull mė shikonit me habi, vazhdova me gėnjeshtėr. Nuk mė kishte shkuar nė mendje se kjo gėnjeshtėr do tė ishte shkaku kryesor i lidhjes sonė. Kam menduar me dhjetėra e qindra herė tė tė tregoj tė vėrtetėn. Mirėpo ēdo herė kam hequr dorė nga frika. Tashmė po vdes ndaj dhe s’kam asnjė arsye tė kem frikė…

E vėrteta: Asnjėherė s’mė ka pėlqyer kafeja me kripė! Ėshtė njė shije e ēuditshme dhe njėkohėsisht e shpifur. Por, qė nga dita qė tė kam njohur e kam pirė atė kafen me shije tė shpifur. Dhe, nė tė vėrtetė, nuk ndiej aspak keqardhje. Tė qenit bashkė me ty gjatė gjithė jetės ka qenė kėnaqėsia mė e madhe e imja dhe pėr kėtė lumturi i detyrohem kafes me kripė. Sikur tė vija dhe njė herė nė jetė, tė kem mundėsi tė rijetoj dhe njė herė nga fillimi ēdo ēast, do tė kisha dashur sėrish tė tė njihja ty dhe tė kaloja gjithė jetėn me ty. Edhe sikur tė isha i detyruar tė pija gjatė gjithė jetės kafe me kripė…”

Lotėt e gruas, tashmė tė plakur, njomnin letrėn. Njė ditė njėri nga tė afėrmit e pyeti gruan e plakur: “Si ėshtė tė pish njė kafe me kripė?”

Gruas iu pėrlotėn sytė… Dhe mjaftoi vetėm duke thėnė: “Shumė e ėmbėl…”
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė