Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-07-12, 15:12   #89
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

MENDJA DHE URTĖSIA

Na rronte njėherė njė prijės i ri, qė njihej jo vetėm pėr trimėrinė por kryesisht pėr karakterin e harbuar e tekanjoz. Njėherė thirri me plakun e fshatit tė rripte njė gur e pastaj tė pėrgadiste njė drekė pėr tė ftuarit e tij.
Plaku,i zėnė ngushtė u kthye nė shtėpi i vrerosur dhe i tregoi vajzės sė tij tė vetme pėr urdhėrin e ēuditshėm tė prijsit. Vajza ishte e re, shumė e bukur por edhe shumė mendjeprehtė.
Ajo e qetėsoi tė atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte. Dhe me tė vėrtetė, nė mėngjez shkoi te babai i saj me njė habxhar nė dorė dhe i tha: ”Jepja kėtė thikė prijėsit dhe i thuaj ta therė nė fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepėsh e t’i marrėsh lėkurėn”.
Plaku veproi tamam ashtu siē e mėsoi e bija. Prijėsi u zemrua dhe i tha:
- Ku ke ndėgjuar or plak, qė tė theret guri? Mos kėrkon tė tallesh me mua?
Plaku u pėrkul tėrė nderim dhe iu pėrgjigj:
- Nuk guxoj tė tė kundėrshtoj, o prijės, po ku ėshtė ndėgjuar tė rrjepėsh lėkurė nga njė gur?!
Prijėsit i pėlqeu pėrgjigja dhe duke marrė vesh se fjalėt e plakut dilnin nga mendja e sė bijės, u martua me tė.
Vėshtirė e pati prijėsi me gruan e tij tė re. Ajo doli mė e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cenoi keq sedrėn e sėmurė tė prijėsit,aq sa vendosi tė ndahet prej saj, megjithėse e donte si mė parė.
- Unė po shkoi pėr gjueti,por ki mendjen po qe se ti para kthimit tim do tė zgjidhėsh qoftė edhe njė ēėshtje, me mua nuk ke punė mė, do tė ndahemi njėherė e mirė.
Kaloi njė ditė, dy apo mė tepėr dhe te fqinjėt erdhi njė mik. Natėn pela e mikut polli njė mėz.
Nė mėngjez miku, kur mori vesh lajmin u gėzua shumė, por tė zotėt e shtėpisė filluan tė ngulnin kėmbė se mėzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela.
Filluan tė grindėshin dhe pėr tė sheshuar problemin vendosėn tė ftojnė gruan e prijėsit.
Dhe kjo erdhi por me mjaft vonesė. Ajo kėrkoi ndjesė pėr vonesėn duke u shfajėsuar se rrugės, duke ardhur, pa pėrroin qė kishte marrė zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletė tė thata.
Tė gjithė u habitėn.Edhe miku edhe tė zotėt e shtėpisė.:
- Zjarrin e shuajnė me ujė e jo me fletė tė thata, e pastaj, ku ėshtė dėgjuar qė tė digjet uji?!- thanė ata.
Grueja e prijėsit qeshi nėn buzė dhe u pėrgjigj:
- Po qe se e keni tė qartė se kjo nuk ndodhė, si nuk mund tė kuptoni se qerrja s’mund tė pjellė mėza?
Nė kėtė mėnyrė u zgjidh edhe grindja nė dobi tė mikut.
Kur u kthye nga gjyetia, prijėsi mori vesh qė grueja e tij kishte shkelur porosinė ēfarė qė i kishte dhėnė, ai u gėzua dhe i propozoi gruas tė marrė me vete gjithēka dhe ēfardo qė do e tė largohet nga shtėpia e tij e tė shkojė te tė sajtė, apo ku tė dėshirojė.
- Mirė, unė pranoj, por para se tė largohem dėshiroj tė hamė sėbashku darkėn e fundit tė lamtumirės, - u lut ajo dhe,pasi mori pėlqimin e tė shoqit,shtoi sofrėn.
Gjatė darkės ajo e dehu tė shoqin, pastaj,me kujdes, qė tė mos zgjonte, e ngarkoi nė qerre dhe sėbashku me tė u nis pėr te prindėrit e saj.
Rrugės prijėsi u zgjua dhe i habitur qeshi:
- Ku po mė qon kėshtu?
E shoqja, si gjithnjė, u pėrgjigj qetė:
- Si ku? A mė urdhėrove tė largohem nga shtėpia jote dhe mė lejove tė marr me vete gjithēka mė nevojitet dhe ēfarėdo qė dua? E pra,unė ty tė dua mė tepėr dhe asgjė tjetėr. Prandaj dhe tė mora vetėm ty pėr tė prindėrit e mi.
Prijėsi i habitur me mendjen e mprehtė tė gruas u kthye nė shtėpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė