Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-02-14, 17:27   #75
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

106 vjet burg pėr “Ēakallėt” qė vranė mbi 120 shqiptarė



Beograd, 11.02.2014

Nėntė pjesėtarėt e formacionit para-ushtarak serb “Ēakallėt” janė dėnuar me 106 vjet burg tė martėn nga njė gjykatė nė Beograd.

Sipas medieve beogradase, dy prej tė akuzuarve janė liruar nga tė gjitha akuzat qė i rėndonin pėr vrasjen e mbi 120 civilėve shqiptarė nė fshatrat e Pejės, gjatė luftės nė vitin 1999.

Ky njėsitė paramilitar ėshtė gjet fajtor pėr vrasjen, dhunimin, shkatėrrimin dhe plaēkitjen e pronės sė shqiptarėve, dhe deportim tė popullatės civile pėr nė Shqipėri.



Rashkė, pritet largimi i ndėrtesės mbi varrezėn masive







Rashkė, 11.02.2014

Prishtina dhe Beogradi pranuan se duhet shtuar pėrpjekjet e tyre nė kėrkim tė informatave tė reja, dhe u zotuan para familjeve qė tė ndėrmarrin hapa konkret me qėllim qė procesi i kėrkimit tė ecė mė shpejtė pėrpara.

Nėn kryesimin e KNKK-sė, Grupi Punues pėr persona tė zhdukur nė lidhje me ngjarjet e viteve 1998-1999 nė Kosovė, u takua sot nė Beograd.

Pavarėsisht faktit se mbi 70 operacione terreni janė kryer dhe 12 lokacione janė zhvarrosur gjatė 12 muajve tė fundit, vetėm 45 raste janė zgjidhur gjatė vitit 2013. Sfida kryesore vazhdimisht qėndron nė mungesėn e informatave tė reja mbi lokacione vendvarrimesh tė mundshme, transmeton Telegrafi.

Gjatė takimit tė sotėm, familjet shprehėn shqetėsimin e tyre tė thellė mbi progresin e kufizuar tė arritur vitin e kaluar, dhe u bėnė thirrje palėve qė tė ndėrmarrin hapa mė tė shpejtė.

“Tė dy palėt, Beogradi dhe Prishtina, pranuan se duhet shtuar pėrpjekjet e tyre nė kėrkim tė informatave tė reja, dhe u zotuan para familjeve qė tė ndėrmarrin hapa konkret me qėllim qė procesi i kėrkimit tė ecė mė shpejtė pėrpara”, theksoi Lina Milner, kryesuese e Grupit Punues.

“Sa i pėrket Rudnicės, Rashkė, punėt do tė rifillojnė nė pranverėn e vitit 2014, duke u bazuar nė hapat konkret tė propozuar sot nga delegacioni i Beogradit qė parashohin largimin e godinės qė gjendet nė lokacion, zhvarrimin, autopsinė, identifikimin dhe dorėzimin e mbetjeve mortore familjeve, si dhe vlerėsimin e njė lokacioni tjetėr nė zonėn e njėjtė. Delegacioni i Beogradit u zotua se do tė sigurohet qė buxheti i nevojshėm tė ndahet, duke i bėrė thirrje pėr pėrkrahje edhe bashkėsisė ndėrkombėtare, si dhe do tė sigurohet transparenca pėr familjet e personave tė zhdukur dhe tė gjithė akterėt e pėrfshirė mbi tė gjithė hapat e ndėrmarrė, qoftė nė mėnyrė bilaterale apo nėpėrmjet Grupit Punues tė kryesuar nga KNKK-ja”.

Beogradi gjithashtu raportoi mbi mbetjet mortore tė cilat u gjetėn nė lokacion mė datėn 17.12.2013, si dhe lidhur me mbledhjen e mostrave pėr nxjerrjen e profileve tė ADN-sė tė kryer mė datėn 06.02.2014 nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore nė Beograd.

Adresimi i ēėshtjes sė 351 mbetjeve mortore tė paidentifikuara tė cilat mbahen nė morgun e Prishtinės gjithashtu u nėnvizua si prioritet pėr vitin 2014.

“Duke u bazuar nė rekomandimet e ekspertėve mjeko-ligjor tė EULEX-it, tė cilat u bėnė tė ditura nė vitin 2013 nga Delegacioni i Prishtinės, dy palėt u pajtuan pėr nevojėn urgjente pėr veprime tė mėtejshme pėr ato mbetje mortore pėr tė cilat mundėsitė mjeko-ligjore janė shtjerrė; u vendos qė hapat e mėtejshėm do tė pėrcaktohen gjatė muajve nė vijim, nė konsultim me familjet e personave tė zhdukur”, tha Milner.

Sipas sė drejtės ndėrkombėtare humanitare dhe ligjit ndėrkombėtar pėr tė drejta tė njeriut, familja e personit tė zhdukur ka tė drejtė tė informohet mbi fatin dhe vendndodhjen e familjarit tė tyre. Autoritetet dhe ish-palėt ndėrluftuese mbartin pėrgjegjėsinė kryesore pėr tė ofruar pėrgjigje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė