Titulli: Rekomando nje liber
Libra tė rinj
Romane mbi gruan tė shkruara nga autore gra dhe autorė burra. Romane qė tregojnė se ēėshtė nė thelb natyra njerėzore kur jeton ekstremet e ndjesive dashurinė dhe vdekjen, po edhe valėt e zbehta e monotone tė jetės. Disa e mbajnė historinė nė tonet e pasionit dhe rrėfimit psikologjik, disa e ēojnė lexuesin nė njė hapėsirė historike, po edhe erotike. Pesė propozime.
Gruaja e sė dielės
Fruttero & Lucentini
Botues: Tirana Times, Pėrktheu: Ilirjana Stringa
472 faqe, 1000 Lekė
Udhėt e Carlo Frutteros dhe Franco Lucentinit kryqėzohen pėr herė tė parė nė fund tė viteve 40 nė njė hotel, nė Paris. Ky ėshtė romani i tyre i parė, fryt i singjerisė sė dy talenteve letrare qė shquhen pėr aftėsinė e ndėrtimit tė personazheve, analizėn e situatave psikologjike si dhe humorin e hollė e mentalitetin e hapur.
Tri gra tė forta
Marie NDiaye
Botues: Toena, Pėrktheu: Amantia Kapo
304 faqe, 800 Lekė
Tri rrėfime, tri gra qė thonė jo. Quhen Norah, Fanta, Khady Demba, vijnė dhe kthehen nė Afrikė. Secila lufton pėr tė ruajtur dinjitetin pėrballė poshtėrimeve qė jeta iu pret rrugėn nė mėnyrė tė vazhdueshme. Me kėtė roman Marie NDiaye u bė e para autore me ngjyrė qė fitoi ēmimin mė prestigjioz letrar nė Francė Goncourt, nė vitin 2009.
Melusina
Balil Gjini
Botues Zenit
169 faqe, 500 Lekė
Orvatja e Melusinės pėr tė lindur me ēdo kusht njė fėmijė ėshtė orvatja pėr ti shpėtuar goditjes sė fatit. Ajo shpreson se fėmija do tė shpėrthejė gjithēka tė mbyllur brenda saj: ujrat e Kaosit, errėsirėn e bodrumeve. Romani i Balil Gjinit, i njohur deri mė tash si poet, justifikon edhe njė farė brutaliteti gjuhėsor gjatė akteve tė dashurisė.
Lindja e Afėrditės
Sarah Dunant
Botues: Morava, pėrktheu: Marsida Gjoncaj
392 faqe, 700 Lekė
Firence, shek. XV. Nė pallatin ku jeton Aleksandra Ēeki, pesėmbėdhjetė vjeēe, i ati sjell njė piktor nga Evropa Veriore pėr tė pikturuar kapelėn e familjes. E rritur nė periudhėn e Rilindjes, e zgjuar dhe me prirje pėr pikturė, nė mes tė ndryshimeve tė mėdha tė qytetit, Aleksandra duhet tė gjejė rrugėn e jetės duke ushtruar pasionet qė e kishin mbajtur gjallė.
Dhimbje gurėsh
Milena Agus
Botues: Ideart, Pėrktheu: Ilirjana Stringa
112 faqe, 600 Lekė
Ėshtė historia e njė sardenjase me njė trill tė pazakontė e tė papranueshėm pėr Italinė qė posa dilte nga Lufta e dytė botėrore: tė shkruarėn. Historia e dashurisė me Veteranin nė njė Stacion Termal, kurorėzon brenda saj aktin e krijimit, qė ėshtė njėherėsh dėshira e gruas pėr tu bėrė nėnė dhe dėshira e krijimit tė njė realiteti nėpėrmjet letėrsisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|