Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-08, 14:51   #6
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vazhdimi

Mund tė pėrfundojmė se gazeta, duke i kushtuar vend relativisht tė madh kėsaj ngjarjeje, ishte befasuar nga njohja e rrethanave shqiptare nga ana e ligjėruesit, qė tregon se shkalla e kėtillė e njohjes sė gjėrave ishte pėrjashtim. Ardhja e publikut dhe mėnyra nė tė cilėn u prit ligjėrata tregojnė, nga ana tjetėr, aktualitetin qė gėzonte Lidhja e Prizrenit nė shtresat shoqėrore.
Gazeta, si duket, i kushton mė shumė kujdes problematikės sė marrėdhėnieve tė Portės dhe tė Lidhjes. Ndonjėherė duket se pa shumė argumente tenton t'i pėrcaktojė definitivisht kėto marrė-dhėnie dhe kėshtu ta thjeshtojė procesin e klasifikimit dhe tė vlerėsimit tė ngjarjeve. Mirėpo, realiteti ėshtė shumė mė kompleks dhe gazeta sė shpejti kthehet nė ujėrat e qeta tė transmetimit tė komenteve tė burimeve mė tė informuara. Kėshtu, kur prijėsit e Lidhjes i informojnė konsujt e akredituar nė Prizren dhe Nazif pashėn se Lidhja nuk do t'i lėshojė territoret shqiptare, komenti i gazetės ėshtė se Nazif Pasha ėshtė shqiptar dhe se Porta ndaj tij „si ndaj njė shqiptari puro, nuk ka besim".

Porta, si shkruan gazeta, tė tėrė pėrgjegjėsinė ua hedh shqiptarėve. Nė favor tė kėsaj, gazeta transmeton nga „N. F. Presse" nė tėrėsi proklamatėn drejtuar banorėve tė Plavės e tė Gucisė nga ana e Portės. Ja njė fragment:
„Ndėrsa Porta e Lartė i vėrteton proklamatat e veta tė mėparshme, ju bėn me dije pėrsėri se me urtėsine e stėrhollimeve formale tė Traktatit tė Berlinit territori i rrethit tė Gucisė dhe tė Plavės nuk ėshtė mė pjesė e shtetit tė Madhėrisė sė tij perandorake sulltanit dhe i takon principatės sė Malit tė Zi, pastaj se pėr kėtė arsye ēdo rezistencė kundėr hyrjes sė qytetarėve malazezė dhe autoriteteve ushtarake do tė ishte antiligjore dhe Juve dhe familjeve Tuaja do t'u shkaktonte tė kėqija nga tė cilat pėrpiqet t'ju kursejė Qeveria perandorake, por nga tė cilat nuk ka tė drejtė t'ju shpetojė. Pėr herė tė fundit ju pėrbeton Porta e Lartė qė tė nėnshtroheni ose t'i aplikoni dispozitat atdhetare qė janė aprovuar dhe tė sigurohet fati i atyre nė mesin Tuaj qė do tė heqin dorė nga rezistenca dhe do ta lėnė tokėn qė i ėshtė dhėnė Malit te Zi."

Gazeta boton gjithashtu tekstin e letrės sė ministrit tė ri tė punėve tė jashtme tė Turqisė Abedin pashės qė ua dėrgoi shefave tė Lidhjes. Ai, ne mes tė tjerash, shkruan:
„... Nė qoftė se ėshtė fjala pėr fjalėn e fundit nė lidhje me ekzistencėn e popullit shqiptar, atėherė duhet tė mendoni pėr mbrojtjen e tė drejtave tuaja. E nė qoftė se nuk ju premton koha qė ta pėrgatitni njė delegacion special tė pajisur me autorizime dhe ta dėrgoni nė Berlin, atėherė, nė mos asgjė tjetėr, duhet ta mblidhni Kėshillin Kryesor dhe ta pėrpiloni njė lutje, nė tė cilėn do t'i paraqitni dėshirat tuaja dhe tė drejtat ligjore, e pėrmbajtjen e saj menjėherė ta dėrgoni me telegram nė Berlin..."

Gazeta konsideron se Abedin pasha gėzon besimin e njė pjese tė udhėheqėsisė sė Lidhjes, se mban lidhje tė vazhdueshme me shqiptarėt, sidomos me ata nė Epir, ku, nė Prevezė, i jeton nėna.
Nė kėtė periodė lajmet qė arrijnė nga Turqia janė shumė tė varfra. Shqiptarėt, megjithatė, shpresojnė, konsideron gazeta, se Porta do t'u ndihmojė me municion dhe ushtri edhe pėr arsye se „sulltan Abdul Hamidi i do shumė shqiptarėt: kjo dashuri tregohet edhe me faktin se nga tė dy krahėt i ka vetėm shqiptarėt. Dhe kjo dashuri nuk ėshtė e vonshme, sepse sulltani e ka mėsuar edhe shqipen dhe flet nė mėnyrė fare tė rrjedhshme me shqiptarėt qė e rrethojnė. Edhe kjo dashuri e sulltanit entuziazmon dhe u jep zemėr shqiptarėve nė rezistencėn e tyre kundėr Greqisė".
Gazeta, ndėrkaq, nuk e lė pa e treguar edhe anėn tjetėr tė ngjarjes, sepse raporton se shqiptarėt i kanė bėrė kėrkesė sulltanit qė tė formohet shteti shqiptar me vetadministrate tė gjerė dhe se e kanė caktuar afatin deri kur do ta presin pėrgjegjen e sulltanit.
Prej ardhjes sė Dervish pashės gazeta i pėrcjell rregullisht aksionet qė ndėrmerreshin kundėr vullnetarėve tė Lidhjes sė Prizrenit. Gazeta njofton se lajmet pėr dėshirėn e shqiptarėve pėr pavarėsi po e shqetėsonin Stambollin. Po pėrhapeshin lajmet se shqip-tarėt e dėshironin pavarėsinė nėn sovranitetin e sulltanit me guvernator tė krishterė.
Pėr rezultatin definitiv te aksionit tė Dervish pashės dhe pėr shpartallimin e Lidhjes gazeta shkruan mezi nė tetor tė vitit 1881. „Fiset shqiptare deklaruan se do ta njohin sulltanin dhe do t'i paguajnė tatimet aq sa munden". Si shkruan gazeta, Porta paska vendosur t'i pervetėsojė pėrsėri prijėsit e dalluar shqiptarė. Ali pasha i Gucisė ėshtė emėruar mutesarif i Pejės, e pastaj ėshtė thirrur nė Stamboll ku sulltani i ka dhėnė gradėn e gjeneralit tė divizionit dhe titullin e bejlerbeut tė Rumelisė. Me atė rast sulltani ka folur shumė miqėsisht pėr shqiptarėt.

Si shkruan gazeta, Mali i Zi nuk dyshon aspak se Qeveria turke qėndron prapa aksionit tė Lidhjes. Nė janar tė vitit 1880 gazeta boton memorandumin e Malit tė Zi, tė drejtuar tė gjithė pėrfaqėsuesve tė akredituar, nė tė cilin, nė mes tė tjerash, shkruan:
„Ne, nė njė ēast, edhe mund tė besonim nė sinqeritetin e Portės dhe nė vendimin e saj se do ta zbatojė Traktatin e Berlinit. Por kjo nuk ėshtė mė kėshtu, kur e pamė se kryengritja nė Shqipėri po rritej pėr ēdo ditė dhe se, e inkurajuar dhe e nxitur nga autoritetet lokale, ka marrė hov tė rrezikshėm... Por sapo ne hoqėm dorė nga tubimi i ēetave tona, sapo Muhtar pasha u ndai me kujdes te Prizreni, atėherė sulmuan turmat shqiptare qė rreth Gucisė u mblodhėn deri nė 15.000 njerėz, tė trimėruar nga koncesionet tona dhe durimi ynė... sepse shtetas tė Portės nė Guci janė 15.000 dhe ata nė kėtė tokė janė tė organizuar gati nė ushtri tė rregullt".

Meqenėse kontakti i drejtpėrdrejtė midis pėrfaqėsuesve tė Portės dhe tė Qeverisė Malazeze ėshtė bėrė i pamundshėm nga mosbesimi, gazeta shėnon bėmėn e shkathėt tė Portės qė palėt e interesuara t'i futė ne konflikt nė mėnyrė mė tė drejtpėrdrejtė, duke shfrytėzuar rivalitetin e Italisė dhe tė Austro-Hungarisė nė Ballkan. Gazeta lajmėron se Porta i ka propozuar Italisė qė tė ndėrmjetėsojė midis saj dhe Malit tė Zi, duke marrė parasysh se Italia ėshtė ai pushtet qė ushtron ndikimin mė tė madh nė Shqipėri. Sipas vlerėsimit tė gazetės agjentėt italianė gjatė tė tėrė kohės po e pėrkrahin Lidhjen duke u munduar qė ta paralizojnė ndikimin e Austrisė dhe ta pengojnė pėrparimin eventual tė saj nė drejtim tė Pazarit dhe tė Mitrovicės. Korrespondenti nė tė njėjtin artikull vėrteton se nė tė gjitha ngjarjet nė Shqipėri marrin pjesė emisarėt dhe agjentėt italianė. Nė kuvendin e Lidhjes nė Gjakovė mori pjesė njė italian, kurse konsullatėn italiane nė Shkodėr gjithnjė e vizitojnė shqiptarėt, lajmėron korrespondenti.
Gazeta nuk e lė pa pėrmendur ndikimin gjithnjė mė tė fortė tė Gjermanisė nė Portėn, e cila po e shfrytėzon rivalitetin e Fuqive tė Mėdha, por kėtė nuk e sjell nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me ngjarjet e lidhura me Lidhjen e Prizrenit.

Pas kėsaj pasqyre tė shkurtėr mund tė konkludohet se shtypi i Bosnjės dhe Hercegovinės nuk ka dalė nga suazat e qendrave tė tjera zhurnalistike nė Ballkan qė i pėrdornin kryesisht informatat e marra nga qendrat e mėdha evropiane, se ishte i prirur ta poten-conte rolin e armėve dhe kėshtu te tėrė lėvizjes t'i jepte karakterin e kryengritjes mė tė madhe, duke harruar, nė shumicėn e rasteve, qė nė lėvizje t'i njihte elementet e lėvizjes sė pjekur dhe tė vetėdijshme kombėtare, tė prirė nga personalitetet tashmė tė afirmuara nė skenėn politike dhe kulturore evropiane. Me rastin e njė vlerėsimi tė kėtillė ėshtė e domosdoshme tė merren parasysh rrethanat nė tė cilat ka vepruar shtypi i Bosnjės dhe i Hercegovinės. Okupacioni nga ana e Austro-Hungarisė pa dyshim e ka ndalur procesin e hapjes sė institucioneve kulturore para rrjedhave dhe permbajtjeve mė bashkėkohore. Ėshtė dashur tė kalonte njė kohė e caktuar nė mėnyrė qė tė gjitha komponentet e jetės kulturore dhe publike tė adaptoheshin nė situatėn e krijuar rishtazi dhe tė zinin vendin e vet nė kushte tė reja.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė