Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-02-09, 11:34   #1
krijuesiii
 
Avatari i krijuesiii
 
Anėtarėsuar: 20-11-05
Vendndodhja: ne bote gjitheandej
Postime: 1,005
krijuesiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim ...Shaban Polluzhės. Lira e Shqipetareve i ka themelet me gjake...

Shaban Polluzha dekretohet me urdhrin Hero i Kosovės Lufta e Shaban Polluzhės bėri qė shqiptarėt brez pas brezi tė vazhdojnė ideologjinė e tij pėr shtetin e Kosovės, u tha sot nė akademinė pėrkujtimore me rastin e 64 vjetorit tė rėnies sė heroit tė Kosovės, Shaban Polluzha, i cili u vra nė shkurt tė vitit 1945, nė luftėn ēlirimtare nė Drenicė, e cila u mbajt nėn kujdesin e Kryeministrit tė Kosovės. Nė akademi u lexua edhe dekreti pėrmes tė cilit Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, Shaban Polluzhės i jep urdhrin “Hero i Kosovės”.
Historia mund tė jetė e padrejtė pėr njė kohė ndaj individėve, ndaj gjeneratave, ndaj njė populli tė tėrė, por e vėrteta dhe pėrkushtimi pėr lirinė e atdheut nuk mund tė mbyten nga asnjė diktaturė apo ideologji totalitare. Ne, sot, duke pėrkujtuar Shaban Polluzhėn, kujtojmė gjithė brezin e bashkėluftėtarėve tė tij anembanė Kosovės, kujtojmė dhe bėjmė homazh pėr gjithė ata njerėz qė pėsuan pa faj nė njė kohė tė turbullt historike, tha mes tjerash kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, nė fjalėn e tij mbajtur nė Akademinė Pėrkujtimore, me rastin e 64 – vjetorit tė rėnies sė komandantit Shaban Polluzha dhe shpalljes sė tij Hero i Kosovės.

“Nė gjysmėn e dhjetorit tė viti 1944 njė njėri autoritativ nė popull, shumė vizionar dhe i sprovuar, trim dhe strateg njėkohėsisht, Shaban Polluzha vendos qė tė del nė mbrojtje tė popullatės sė Kosovės. Nė Drenicė kundėr tė keqes serbo- komuniste luftoi e gjithė Kosova. Shaban Polluzha bashkoi Kosovėn qė atėherė kundėr Serbisė, Jugosllavisė”, ka thėnė kryeministri Thaēi.

Kryeministri Thaēi tha e se lufta qė udhėhoqi Shaban Polluzha ishte luftė e pėrmasave historike, ndėrkaq drejtėsinė e veprimeve tė tij e vėrtetoi historia jonė.
“Shaban Polluzha nuk i besonte as fashizmit as komunizmit, partia dhe ideologjia e tij ishte Kosova dhe shteti qė po gėzojmė ne”, ka theksuar Thaēi.

Ndėrkaq zėvendėskryeministri i Kosovės, Ramė Manaj, ka lexuar Dekretin e Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėrmes tė cilit Shaban Polluzhės i jepet urdhri “Hero i Kosovės”, pėr punėn dhe kontributin e tij pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

Ndėrkaq, veprimtari i njohur Adem Demaēi, tha se gjithmonė gjatė historisė duhet ta edukojmė popullin dhe t’i tregojmė se nuk ishim vetėm ne qė luftuam, por pati edhe tjerė para nesh, siē ishte Shaban Polluzha.

“Shteti qė duam ne ta krijojmė, duam ta krijojmė nė themele tė forta, nė themele tė vėrteta, jo tė krijojmė heronj tė rrejshėm, tė krijojmė idhuj tė rrejshėm, s’kemi nevojė pėr heronj tė rrejshėm, ne kemi aq shumė heronj tė vėrtetė”, ka theksuar veprimtari Adem Demaēi.

Edhe Profesor Agim Zogaj, tha se themelet e shtetit tė Kosovės i gjejmė nė rezistencėn e komandant Shaban Polluzhės dhe bashkėluftėtarėve tė tij, tė cilėt u bėnė frymėzim pėr brezat qė e vazhduan luftėn pėr lirinė e Kosovės.
Kryeministri Hashim Thaēi me bashkėpunėtor sot bėri homazhe te varri i heroit tė kombit, Shaban Polluzha, nė fshatin Polluzhė tė Drenasit.



rtk


19 shkurt 2009 - 13:54:30


__________________
I kam mbytur zhgenjimet.
I kam harruar vuatjet, mjerimet, dhimbjet.
SHQIPETARE dua tju shoh te bashkuar...
SHQIPERI A ALBANI emer qe me knaqe shpirtin
krijuesiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante