Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-01-09, 23:31   #2
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Titulli: 5 vjet nga dergimi i Robotit te pare ne Mars

Dua tė bėjė vetėm njė korrigjim nė lidhje me shkrimin e mėsipėrm tė marr nga qik.com dhe tė postuar nga AnnA.
Misioni Mars Exploration Rover (MER), ku u lansuan dy sonda binjake tė emėrtuara: “Spirit” (MER-A) dhe “Opportunity” (MER-B), e qė me vete bartnin nga njė mjet mobil (rover), ėshtė misioni i 15 i nisur drejt planetit tė kuq Marsit, dhe ėshtė vėrtet njė ndėr misionet mė tė suksesshme tė kohės. Por, kėta robot nuk janė mjetet e para (siē theksohet nė titull) qė shkelėn sipėrfaqen e Marsit!
Roboti i parė mobil u lansua mė 04.12 1966 (qė ishte projekt i programit “Discovery”), i quajtur Mars Pathinderi (MPF) e nė tė cilin ndodhej, pėrveē bazės statike, “Sagan Memorial Station“, edhe njė mjet mobil i quajtur „Sojourner Rover“. Pas njė fluturimi prej shtatė muajsh (211 ditė) dhe pasi pėrshkoi njė rrugė tė gjatė prej 500 milionė km., arriti tė aterojė me sukses tė plotė nė vendin e quajtur “Ares Vallis”, dhe atė, mu nė ditėn e pavarėsisė sė SHBA-ve, mė 4 korrik tė vitit 1997.
Edhe pse ishte paraparė qė Sojourner Roveri tė operojė rreth 7 ditė nė regjionin e Ares Vallisit, ai operoj 13 herė mė shumė, dhe pas 83 Sol-esh (Njė „sol“ ėshtė njė ditė e Marsit qė zgjatė 24:37:23 sek), me 7 tetor 1997 dėrgoi sinjalin e fundit (pasi bateritė kishin humbur pėrfundimisht energjinė furnizuese). Gjatė kėsaj kohe, ky robot, pėrshkoi njė rrugė prej 80 metrash dhe dėrgoi nė Tokė mbi 500 fotografi.
Ndėrsa sondat e para statike qė u lansuan me sukses nė Mars janė “zbarkuesit” e emėrtuara: Viking 1 dhe Viking 2, tė cilat preken sipėrfaqen e Marsit mė 20.7.1976, gjegjėsisht 7. 8.1976.
Kėta dy “zbarkues” dėrguan nė Tokė mbi 5000 fotografi tė sipėrfaqes sė Marsit.

Dėrgimi i misioneve (si nga NASA, ESA dhe vendet aziatike) vazhdon edhe sot e kėsaj dite.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sakra : 16-01-09 nė 23:31
sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė