Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-10, 12:53   #26
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime Festa e Zojes se Madhe

Pashe qe shume nuk e dine qka eshte kjo feste andaj en pika te shkurtra po ju spjegoj:

Nderimi ndaj Zojės sė Bekuar


Detyra e Zojės sė Bekuar nė veprėn e shėlbimit pėrmes Jezu Krishtit ėshtė e asaj natyre saqė, e vetmja prej njerėzve e meriton tė quhet bashkėshėlbuese. Nė BR e shofim atė jo vetėm nė faktin e mishėrimit dhe vdekjes – varrimit – ngjalljes por edhe nė bashkimin e Kishės sė parė (Vap 1,14) “Tė gjithė kėta ishin tė pėrqėndruar prore sė bashku nė uratė me disa gra, me Marinė, Nėnėn e Jezusit, dhe me vėllezėrit e tij”.
Kur autorė tė ndryshėm thonė se deri nė Koncilin e Efezit (431) nuk ka pasur ndonjė nderim liturgjik ndaj Zojės mendohet nė aso nderimi ēfarė sot Kisha e ka e qė ėshtė zhvilluar gjatė historisė psh. festat e Zojės, kisha qė i janė kushtuar, shenjtėroret, definimet solemne tė dogmave etj.
Qysh nė katakombet e Romės tė shek. II dhe III vėrehen figura tė zojės. Pėr mė tepėr lindja dhe zhvillimi i ciklit liturgjik tė krishtlindjeve prej shek. IV do tė na jep mundėsi tė reja pėr zhvillimin e nderimit ndaj mė tė madh marian.
Pra ėshtė pikėrisht Koncili i Efezit i cili do tė shtojė mundėsitė e njė zhvillimi mė tė madh tė kėtyre elementeve me definimin e “theotokos” (Zoja e Bekuar, Nėna e Zotit (Hyjlindėse).
Kėshtu lajmėrohen kisha kushtuiar Zojės Bekuar. Se sa ishte pėrhapur kjo dukuri na dėshmojnė edhe tekstet e shėn Ēirilit tė Aleksandrisė (+ 444). “Tė falem, o Nėna e Zotit! Besimtarėt e drejtė i kushtojnė kisha emrit tėnd nė qytete, fshatra e ujdhesa”.
Kisha mė e vjetėr kushtuar Zojės Bekuar nė Romė duket tė jetė nė vendin e kishės sė sotme S. Maria trans Tiberim, atėherė Zoja e Madhe (S. Maria Maggiore).

Me rėndėsi ėshtė tė thuhet se me ndėrtimin dhe kushtimin e kishave Zojės sė Bekuar do tė shtohet edhe nderimi i fegureve tė saja.
Pėr kėtė mė tepėr ishte e njohur Lindja se sa Perėndimi. Figura e parė e njohur e Zojės quhet “odegitria” tė cilės sipas traditės mretėresha Eudoksia prej Jeruzalemi i’a dėrgon kusherirės se veet Pulherisė. I pėrshkruhej shėn Lukės. Nė Lindje edhe njė tjetėr i pėrshkruhej shėn Bartolomesė (Armeni).
Nė Perėndim gjithashtuato ekzistonin por qė nga shek IV. Kėshtu ēdo kulturė do ta paraqes nė mėnyrėn e vet: Arti bizantin e paraqet si mbretėreshė pranė Krishtit, Mbretit tė botės; renesansa e paraqet nė pastėrtinė e bukurisė klasike; Baroku si gruan e veshur me diell, fituesen e djallit dhe periudha moderne si bashkėpuntore nė veprėn e shėlbimit.
Festa e parė e Zojės lajmėrohet nė shek. e V nė Lindje. Dėshmi janė hymnet e njė shkrimtari sirian Balaja por edhe fjalimi i famshėm i Proklit tė Carigradit i vitit 429. Bėhet fjalė pėr tė kremten e Zojės sė Bekuar me theksin mbi virgjiritetin e saj dhe festohej me 26 dhe 27 dhjetor pas Krishtlindjes.

Lutja tė “Falem Mari” nė mėnyrėn e sotme si lutet pėrbėhet prej tekstit tė shėn Lukės (1,28.42). Rruzarja e Zojės si njė mėnyrė jo liturgjike e lutjes sė “Tė falemi Mari” i pėrshkruhet shėn Dominikut (1170-1221).
Lutja Engjėlli Tenzot pėr herė tė parė pėrmendet nė njė kuvend franēeskan nė Pizė mė 1236, ndėrsa Mbretėreshe e Qiellės nė kohėn e Pashkėve nė vend tė Engjėlli tenzot ka hyrė nė shekullin e XVIII dhe e porositė papa Benedikti XIV.

Festat e Zojės Bekuar
Kalendari Romak i Reformuar pėr mbarė Kishėn pėrmban kėto festa tė Zojės sė Bekuar:
Tri tė kremte: Maria - Nėna e Hyjit (1 janar); Tė Ngriturit ne qiell (15 gusht); Tė Zėnėt e pa mėkat te Zojės (8 djetor).

Pra festa eshte TE NGRITURIT E ZOJES NE QIELL apo edhe siq perdoret ZOJA E MADHE.
Kjo feste ka emertime te ndryshme ne popull, si psh. Zoja e Berishes, Zoja e Grud's, Triesht etj. etj. Keto emertime nga populli vij sepse ne ato vende festohet kjo fest.
Ne kete feste besimtaret jo vetem katolik po edhe shume musliman bashkohen nje jave perpara festes ne Letnic ku bejn procesione te ndryshme dhe me daten 15 gusht eshte festa soleme.

Pra urime festen Giovanni
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė