Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-06-10, 10:58   #2
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptar me asht e me shpirt, por nuk e flet shqipen

Trebishti kufitar, fshati ku po bjerret shqipfolja

Intelektualė tė kėsaj zone ndihen keq pėr bjerrjen e tė folurit dhe tė shkruarit nė shqip nga fėmijėt e kėsaj zone. Megjithėse drejtoresha e arsimit Dibėr sqaron se kjo zonė e tėra shqiptare ka njė shkollė dhe ka personelin e nevojshėm qė fėmijėt tė mėsojnė nė shqip. E megjithatė tej statistikave dhe njoftimeve zyrtare, banorėt e kėtyre anėve, pėr fat tė keq, flasin e veprojnė nė "gjuhė tė shartuar" sllave, anipse mendojnė gjithnjė shqip!
Zmadho pamjen,...
















Gjergj Marku


DIBĖR - Ndihen shqiptarė nė asht, por jo pėr nga gjuha. Pėr fat tė keq, komunikimi mes brezave me sa duket sa vjen e nuk po bėhet mė nė shqipen e ėmbėl. Dhe sidomos tė mėsuarit me taban tė shqipes po fishket pėr ditė e mė shumė teksa shkolla e pėrmendur e tyre, nuk e ka personelin e duhur pėr tė mėsuar shqipen e bukur, "gjuhėn e nėnės", siē shprehen banorėt e Trebishtit malor tė Dibrės.

Trebishti ėshtė njė komunė fshatrat e tė cilės janė vendosur ngjitur me kufirin maqedonas. Ėshtė zona mė e thellė e Bulqizės. Kėtu dimri merr muaj tė shumtė, ndėrsa vera ėshtė stinė e thatė.

Por, edhe pse janė nė rrėnjė shqiptarė, banorėt e fshatit nė jetėn e tyre tė pėrditshme flasin nė sllavisht. Edhe fėmijėt bėjnė tė njėjtėn gjė. Gjithandej flitet kjo gjuhė, teksa shėtisin nė dreka e darka, gėzime e hidhėrime, edhe atje ku bėhet pazari tradicional. Jo pak tė moshuar nuk dinė fare shqip, ndėrkohė mė tė rinjtė nė moshė e flasin ngapak "gjuhėn e mėmėdheut", por me njė theks tė veēantė!

Kėshtu, banorėt e zonės kufitare nuk ngurrojnė tė thonė se janė shqiptarė, por gjuha sllave qė ata flasin ėshtė e trashėguar ndėr breza dhe u vjen keq qė shqipja po humbet.

Kėdo takon aty, tė rrėfen se banorėt e Gollobordės flasin gjuhėn e fqinjėve, atė sllave, e flasin por nuk dinė ta shkruajnė, dhe kėtė "gjuhė tė shartuar" e transmetojnė ndėr brezni. Fatimja, njė grua tek tė 50-at, thotė se "jemi mėsuar me kėtė gjuhė, por ne duam qė fėmijėt tė na shkollohen nė shqip, por nuk po na e bėjnė si duhet".

Arditi ėshtė njė nxėnės i klasės sė tretė nė shkollėn "10 Dėshmorėt" nė Trebisht. Rastėsisht ka lėnė mėsimin dhe ėshtė bashkuar me mė tė rriturit nė njė protestė pėr ujin vaditės. Vazhdimisht flet me moshatarėt dhe prindėrit nė gjuhėn sllave. Mezi i kupton pyetjet tona, por me ndihmėn e babait tė tij na pėrgjigjet:
Biseda:

Ardit, kur e keni mėsuar gjuhėn maqedonase?

Nė shtėpinė time dhe kudo tjetėr flitet vetėm nė gjuhė maqedonase. Jemi mėsuar me kėtė gjuhė dhe e flasim shumė lehtė dhe pa probleme. Pėr ne kjo ėshtė gjuha qė komunikojmė mė mirė.
Po nė shkollė ē'gjuhė flisni?

Edhe nė orėt e mėsimit kemi dėshirė tė flasim nė gjuhė tė huaj. Librat janė nė shqip dhe mėsimin nuk mund ta themi nė gjuhė maqedonase, por nė biseda me njėri-tjetrin dhe mėsuesit flasim vetėm nė gjuhė tė huaj.

A ju qortojnė mėsuesit kur ju nuk flisni nė shqip?

Mėsuesit nuk na bėrtasin dhe as kritikojnė. Edhe ata nė kohė tė lirė apo nė biseda me njėri-tjetrin nuk flasin nė shqip. Tani jemi mėsuar dhe nuk na bėn pėrshtypje.

Do tė kishit dėshirė tė flisnit vetėm gjuhėn shqipe?
Unė dhe tė gjithė fėmijėt e fshatit kemi shumė dėshirė tė flasim vetėm gjuhėn shqipe, por mėsimi nė shkollėn tonė zhvillohet me mjaft probleme.

Golloborda, vendi i zanatlinjve tė ndėrtimit

Trebishti, zonė kodrinore malore ėshtė dhe fshati mė i madh nė zonėn e Gollobordės. Pas viteve 1944 numėroheshin 700 shtėpi, tė ndara me tre lagje, Bala, Mucin e Ēelepi me tre rrugėt e kėtij fshati piktoresk qė zbrisnin nga kodrina nė tė njėjtin shesh (pazar).
Dikur pazaret bėheshin nė Dibėr tė Madhe dhe mė pas kjo traditė pas mbylljes sė kufijve vazhdoi nė mes tė fshatit pėr ditė tė martash dhe kjo ditė ėshtė mė e zhurmėshja.

Fshati Trebisht zgjatet deri nė Diber tė Madhe dhe quhet ''Rjekatrebishta,, pėr vetė faktin e ujėrave termale e shėruese qė zbresin nga mali Korab nė vargmalet e Stogovės. Brenda kufijve tė Shqipėrisė thėrritet Drintrebishta.

Pėrveē lidhjeve tregtare dikur ka pasur edhe lidhje tė forta martesore nė Dibėr tė Madhe e ku familje tė tėra e vuajtėn mbylljen e kufijve pėr tė mos mundur "me u taku mes vedit" dhe shkėmbyer pėr dekada tė tėra.

Ajo qė e dallon kėtė krahinė lidhet me zanatin e ndėrtuesit. Burrat e urtė, punėtorė e tė zgjuar tė kėsaj krahine u kanė trashėguar fėmijėve zanatin e tyre si mjeshtra tė ndėrtimeve. Por kanė lėnė dhe historinė e kėtij vendi tė bartur nga njėra brezni tek tjetra.
Traditat u bartėn ndėr vite. Dhe sidomos tradita e ndėrtimit nė vepra tė ndryshme, shtėpi e kulla.

Vula e duarve tė rreshkura por mjeshtėrore tė gollobordasve gjendet ngado veprave tė ndryshme pėrgjatė 50 viteve, nė hidrocentrale, kantiere tė shumta ndėrtimi, ndėrmarrje, fabrika e uzina, nė sa e sa pallate qė u dhanė formėn e plotė qyteteve shqiptare nga veriu nė jug.
Por sa e sa trebishtas dhanė kontributin e tyre edhe nė vendin fqinj, nė Dibėr tė Madhe dhe nė sa e sa vende si mėrgimtarė tė punės sė krahut me zanatin qė ata e trashėguan nga tė parėt e tyre, dhe sot punojnė gjithandej si mjeshtėr tė pėrkorė rrugėve tė botės.

96 vite arsim shqip nė Trebisht

Pėr Trebishtin mbetet e shėnuar data 15 prill 1914, si zonė dygjuhėfolėse, kur dhe u hap shkolla nė shqipe pak kohė pas ēeljes sė njė tė tille nė qytetin e Dibrės dhe kjo gjė nuk ka qenė e rastėsishme. Patriotėt gollobordas nga fshatrat Ostren, Klenjė, Okshtun, Stėblevė, pasi ngritėn flamurin kombėtar, fill pas aktit historik tė Vlorės, u bėnė promotorėt e lėvizjes pėr gjuhėn dhe kulturėn shqipe nė kėtė zonė.

U zgjodh Trebishti si mė e madhja e zonės dhe mėsuesit e parė nuk munguan. Mėsues qė vinin nga Dibra e Madhe dhe Elbasani dhe krahina tė tjera, ndėrkohė qė disa vite mė pas me mėsues tė pėrgatitur nė Normalen e Elbasanit u hapėn shkolla nė fshatrat e kėsaj zone, ndėrkohė qė shumė prej tyre u angazhuan dhe nė Luftėn e Dytė Botėrore pėr ēlirimin e vendit duke dhėnė dhe jetėn.

Trebishti i dha luftės 10 dėshmorė, emrin e tė cilėve e mban shkolla sot.

Pėr disa vite shkolla erdhi duke i shtuar profilet e saj. Mė 1985-n shkolla e Trebishtit kishte arsimin 8-vjeēar me 500 nxėnės e arsim tė mesėm bujqėsor pa shkėputje nga puna dhe arsim tė mesėm tė pėrgjithshėm.

...dhe bjerrja e sotme

Intelektualė tė kėsaj zone ndihen keq pėr bjerrjen e tė folurit dhe tė shkruarit nė shqip nga fėmijėt e kėsaj zone. Megjithėse drejtoresha e arsimit Dibėr sqaron se kjo zonė e tėra shqiptare ka njė shkollė dhe ne kemi personelin e nevojshėm qė fėmijėt tė mėsojnė nė shqip. E megjithatė tej statistikave dhe njoftimeve zyrtare, banorėt e kėtyre anėve, pėr fat tė keq, flasin e veprojnė nė "gjuhė tė shartuar" sllave, anipse mendojnė gjithnjė shqip!..../shekulli
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė