Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-05-07, 19:25   #9
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

4. Besa nė Kanun
Me kultin e nderit ėshtė i lidhur kulti i fjalės sė dhėnė, ose, siē njihet ndėr shqiptarėt, "kulti i besės". Kjo ėshtė njė fjalė qė nuk ekziston nė shumicėn e gjuhėve tė botės. Nė gjuhėt ballkanike ekziston si fjalė e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, nė pėrkthime prej shqipes, fjala "besė", duke mos pasur barazi kuptimore me njė fjalė a frazeologjizėm tė gjuhės tjetėr, jepet nė formė shėnimesh shpjeguese, si njė dukuri e botės shqiptare, si albanizėm.
Besa, ose kulti i fjalės sė dhėnė, lidhet nė burim me mitin biblik tė fjalės: "Nė fillim qe fjala!". Mė parė se tė ishte shkrimi, kontrata, marrėveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetė, ishte fjala. Ky kult madhėshtor, i cili, nė popujt euro-perėndimorė, pak nga pak mori karakterin e njė idiome fetare kishtare, tek shqiptarėt ruajti gjurmėn e burimit.
Lidhja nė fjalė (pėr fjale) pėrbėnte pėr kanunin autoritetin mė tė lartė. Tė gjitha marrėdhėniet: nė gjini, nė fis, nė famulli, nė bajrak dhe nė nivelin e bashkėsisė etnike, madje edhe marėdhėnie ndėretnike, mbaheshin nė fjalė.
Besa ėshtė testamenti moral i shqiptarėve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat mė tė rėndėsishme tė folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi pėr ngritjen e njė ure dhe ngritja e vėllait nga varri pėr tė kthyer motrėn nė familje) lidhen me mbajtjen e fjalės sė dhėnė.
Nė kanun thuhet se "e folmja asht e falme": ēfarė premtohet, duhet tė kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgarėt dhe rumunėt pikėrisht me emrin "besa", kurse tek sllavėt e jugut si "arbanaska vjera" (fj. pėr fj. "ajo qė besojnė shqiptarėt") ėshtė virtyt themelor i tyre, trashėguar prej tė parėve.

5. Kanuni ose "Jus Albanicae"
Shqipėria qe e pushtuar pėr pesė shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nėnshtrojė. Nė shekullin e 19-tė nė Shkodėr funksiononte njė zyrė e veēantė, qė njihej me emrin "Xhibali", dhe qė kishte pėr detyrė tė hetonte se ku nuk pėrputheshin ligjet e perandorisė dhe tė sheriatit me kanunin, pėr t?u tėrhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund tė jetė e vetmja ndėr ato tė popujve ballkanikė qė mbeti si e drejtė paralele. I. Kadare, nė njė ese tė tij, figurativisht kėtė e ka quajtur "jus albanicae".

Sot kanuni ėshtė njė "opus finita" njė herė e pėrgjithnjė, ėshtė "njė botė e mbyllur". E. Ēabej, qysh nė vitin 1935, nė veprėn "Elemente tė literaturės dhe tė gjuhės shqipe", e pėrfshiu Kanunin nė antologjinė e vlerave letrare tė pėrzgjedhura pėr nevojat e shkollės. Nė kėtė parashtresė Kanuni gjithashtu do tė shihet si njė botė juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u pėrcoll nga brezi nė brez me tė njėjtin mekanizėm si gjuha apo folklori, si njė traditė orale, nė qarkullim tė shumėfishtė gojor.
Kanuni nuk u botua dot deri nė dekadat e para tė shekullit qė jetojmė. Kjo ka shpjegimin e vet. Nė radhė tė parė, nuk duhet harruar qė e drejta zakonore e malėsisė pothuajse gjithnjė ka qenė njė e drejtė ilegale, qė nuk njihej nga pushtetet zyrtarė, sado kalimtare qė kanė qenė. Pėrveē kėsaj, kanuni mėsohej pėrmendėsh si njė trashėgim kulturor i madh, njėsoj siē mėsoheshin rapsoditė, legjendat, rrėfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndėrgjegjja juridike e malėsorėve, zgjedhja e pėrbashkėt e mėnyrės sė jetesės. Mbi bazėn e tij ndėrtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehėse tė bisedės nė odėn e miqve, i frymės sė pėrcaktuar tė procedurės dhe rregullave tė saj tė brendshme, duke dėshmuar qytetėrimin e popullit tonė, mbron historinė e sulmuar tė tij, pra, mbron tė drejtėn e ekzistencės dhe tė zhvillimit tė lirė tė tij.
Njė popull qė e ka rregulluar me norma tė njėsuar bashkėjetesėn qė sė lashti, njė "popull me aftėsi tė shquara ligjvėnėse", siē do tė shprehej Kadareja; tregon se ai di tė vetėqeveriset, pa pasur nevojė tė marrė mėsime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizės. Shansi i tij mund tė jetė pėrpara.
Vepėr e pėrbashkėt e njė populli tė tėrė, e pėrvojės historike shumėshekullore tė tij, kanuni ėshtė lidhur ngushtė me emrin e njė duke tė pėrmendur tė arbėrve tė shekullit tė 15-tė, me emrin e Lekė Dukagjinit. Kronikat e kanė treguar atė si njė nga figurat e shquara tė qendresės antiosmane, prijės e komandant tė malėsorėve, bashkėluftėtar tė Skėnderbeut. Por edhe pa kėto cilėsi, pa trimėrinė dhe titujt e fisnikėrisė qė i atriubon historia, pa pjesėmarrjen nė luftėrat pėr mbrojtjen e trojeve arbėrore dhe vetėdijen e tė qenit arbėr, Lekė Dukagjini do tė mbetej njėsoj i lavdishėm nėpėr kohėra vetėm me atė nder qė i bėri populli duke preferuar nė vend tė anonimatit emrin e tij si autor pėr kanunin e malėsisė.
S?ka dyshim qė as Lekė Dukagjini dhe as ndonjė individ tjetėr nuk mund tė kishte njė aftėsi tė tillė prej ligjvėnėsi, sa tė hartonte njė - asnjė fjalė tjetėr nuk do tė ishte kuptimisht e mjaftueshme - njė univers tė tėrė juridik, lakonik e tė kompletuar, siē ėshtė kanuni i malėsisė. Shumė-shumė, ai mund tė ishte njė Gjeēov i pesė shekuj tė shkuar, por njė Gjeēov qė e sistemoi me gojė e jo me shkrim tė drejtėn arbėrore. Ajo u pėrcoll nga njė shekull nė tjetrin si njė testament juridik. Nė mesjetė, nė epokėn e qendresės sė madhe ndaj perandorisė otomane, ndoshta u bė normimi i parė i saj, duke e ngritur atė mbi kanunet me pėrdorim tė ngushtė krahinor. Integrimi politik i arbėrve pėrballė rrezikut tė pėrbashkėt sigurisht e lehtėsoi kėtė proces.
Njė karakterizim lakonik i ka bėrė kanunit gjuhėtari i shquar E. Ēabej, nė njė nga punimet e tij mė tė hershme, pikėrisht nė tekstin "Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe", botuar mė 1935. Nė kėtė libėr ai thekson shprehimisht:
"I ndjeri baron Nopsca ka lėnė edhe ky njė vepėr dorėshkrim mbi kanunin. Pas kėtij dijetari burimi i kanunit duhet kėrkuar nė ligjet gjermane tė Langbardėve, tė cilat hyjtėn nė Shqipėri me anėn e Venetikut. Mirėpo ne jemi tė mendimit se nga ekzistenca e gjurmėve tė forta tė kanunit nė Labėri na del njė vatėr e re e kėtij ligji nė Shqipėrinė Jugore. Me kėtė del i besuarshėm njė burim mjaft i vjetėr dhe shqiptar i kėtij kanuni. Pėrveē kėsaj ky kanun duhet krahasuar, besojmė, jo vetėm me ligjet gjermane tė Italisė, por edhe me ligjet e popujve tė Ballkanit".
Pėr herė tė parė kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua nė shqip prej at Shtjefėn Gjeēovit nė vitin 1933. Gjeēovi ishte njė prelat i shquar i kishės romane, prift i urdhėrit franceskan, qė jetoi midis malėsive tė veriut dhe ishte nė kontakt me veprimin e sė drejtės sė kanunit mbi marrėdhėniet nė shoqėri. Kanuni kishte pushtet jo vetėm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishėn, sido qė tė pjesshėm. Gjeēovi kishte kulturė tė shėndoshė filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai pėrktheu vepra tė letėrsisė botėrore nė shqip dhe shkroi letėrsi origjinale vetė. Ishte njė prej koleksionistėve tė parė tė gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit tė tij nuk dihet. Kanuni i Lekė Dukagjinit u pėrkthye fillimisht nė gjuhėn italiane, pastaj serbisht, frėngjisht, rusisht, anglisht dhe nė ndonjė gjuhė tjetėr.

Shkruar nga Dr. Shaban Sinani
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė