Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-05-07, 19:25   #10
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kur mungon shteti, publiku merr rolin e tij
Fenomeni i gjakmarrjes ėshtė rishfaqur edhe nė Korsikė tė Francės apo nė Jug tė Italisė

Autori i Lajmit: Ismail Kadare
Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar, i cili gjatė gjithė jetės sė tij ka qenė njėri prej intelektualėve, qė ka orientuar gjykimin e shoqėrisė sonė pėr problemet mė kardinale, ka pranuar gjithashtu tė flasė nė lidhje me fenomenin e gjakmarrjes, duke e cilėsuar atė si njė turp. Nė intervistėn e tij tė mėposhtėme, gjeniu i letrave shqipe kėrkon ngritjen nė kėmbė tė opinionit shoqėror dhe zgjimin e institucioneve shtetėrore pėr tė shpėtuar gratė e fėmijėt nga kjo tragjedi qindravjeēare. Nė kėtė bashkėbisedim tė shkurtėr, Kadare shpėrndan gjithashtu edhe konfuzionin mbi historikun dhe prejardhjen e fenomenit tė gjakmarrjes. Dhe, ndėrsa shumė analistė apo psikologė kėrkojnė ta paraqesin gjakmarrjen si njė epidemi thjesht shqiptare, Kadare sqaron se ajo ėshtė dukuri ballkanike dhe, madje, mbarėbotėrore. “Ende sot ka zona nė Korsikė tė Francės dhe nė Jug tė Italisė qė e vuajnė kėtė fenomen”, shprehet ai. Dhe, duke kėrkuar rrugėt e zgjidhjes sė problemit, Ismail Kadare kėrkon bashkėpunimin e shtetit me shoqėrinė civile dhe strukturat ndėrkombėtare, nė mėnyrė qė kjo epidemi tė mos rishfaqet mė nė Shqipėri.

Zoti Kadare, a ėshtė gjakmarrja njė dukuri e trashėguar ballkanike apo pjesė e tranzicionit tė njė shoqėrie qė nuk gjen rrugėn e duhur?
Gjakmarrja ėshtė njė dukuri e vjetėr, jo vetėm ballkanike, por universale. S’ėshtė e vėrtetė se ėshtė veē specialitet shqiptar, siē paraqitet. Gjakmarrja vjen nga antikiteti grek.
E kam thėnė disa herė qė njė pjesė e tragjedive greke e trajtojnė kėtė dukuri universale, qė njihet nė tė gjitha vendet. Ėshtė mėkat qė shqiptarėt ta pranojnė kėtė si fenomen negativ veē tė botės sė tyre. Prandaj, duhet ta kemi tė qartė tė gjithė, dhe pse ėshtė e vėrtetė se kėtu ka vazhduar mė gjatė si institucion, por vazhdon ende edhe nė Korsikė tė Francės, nė Jugun e Italisė dhe po ashtu edhe nė zona tė veēuara tė botės.

Si do ta shihnit sot librin tuaj “Prilli i thyer”, qė flet pėr gjakmarrjen?
Gjakmarrja sot nė Shqipėri, mendoj se e ka shpjegimin si reaksion kundėr ndalimit tė rreptė me ligj qė i bėri komunizmi dhe mė pas u muar si “zakon i mirė” qė duhet tė ringjallet. Por ėshtė zakon qė s’duhej tė ringjallej. Kjo qė po ndodh, s’ka tė bėjė me kanunin shqiptar dhe ėshtė shumė barbare dhe kryhet me kallashnikov. Ėshtė njė gjėmė e zezė, e trishtueshme dhe duhet tė mbyllet, se ėshtė turp pėr kombin shqiptar sot. Ngujimi i qindra grave dhe fėmijėve nė shtėpi pėr shkak tė gjakmarrjes, ėshtė njė e tmerrshme dhe e pabesueshme.

Cili do tė ishte interpretimi i juaj pėr Kanunin?
Ky ėshtė njė kod zakonor i vjetėr, i lindur nė rrethana tė caktuara historike. Nė mungesė tė shtetit, ėshtė opinioni publik qė merr rolin e tij. Kjo ėshtė bėrė pjesė nė historinė e popullit shqiptar. Ky ėshtė njė kod i pėrdorur qė s’duhet tė ekzistojė nė kohė moderne. Nga ky kod kanė kaluar shumė popuj.
Por, Shqipėria ėshtė e vonuar. Opinioni ynė duhet tė bėjė ēmos dhe emancipimi ynė duhet ta pėrjashtojė kėtė kod, se ne kemi institucionet juridiko-shtetėrore. Sigurisht, ky kod ėshtė bėrė pjesė e historisė sė kaluar. Pėr atė kohė nuk gjykohet as i mirė, as i keq.
A ka tė bėjė fenomeni i gjakmarjes dhe heqja e dėnimit me vdekje me problemet e integrimit tė Shqipėrisė nė Europė?
Ka mendime tė ndryshme, por nuk mendoj se ėshtė shenjė e demokratizimit tė lartė heqja e dėnimit me vdekje, sikurse s’ėshtė shenjė e kundėrt, vėnia e tij. Ēdo shtet ka marrė nga rrethanat e veta.
Europa e ka gjykuar kėshtu dhe mendoj se ne iu jemi bindur parimeve europiane. S’ka asgjė tė keqe. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e mbajnė kėtė dėnim. Ky ėshtė njė shtet demokratik qė mund tė jetojė me kėtė kod, sikurse mund tė jetojė fare mirė edhe me heqjen e tij. Nuk besoj se ka ndonjė rėndėsi kaq tė madhe, sa i japin. Nuk zgjidh kaq punė, sa i japin rėndėsi.

Si mund ta komentoni faktin, qė Kanuni vazhdon tė funksionojė edhe pas vitit 1912, kur shqiptarėt themeluan shtetin e tyre ligjor?
Kjo ėshtė drejtėsi paralele, qė nuk mund tė bashkėjetojė me drejtimin e shtetit, nė asnjė vend dhe nė asnjė rend shoqėror. Ėshtė e vėrtetė se kanuni i respoekton rregullat deri nė mani, por ato janė rregulla zakonore. Dhe rregullat zakonore kanė ndryshim nga rregullat shtetėrore. Mund tė pajtohen nė njė pjesė, por s’mundet tė qė kanuni tė sfidojė rregullat shtetėrore, ose penaliteti shtetėror tė kryhet, duke u zėvendėsuar nga Kanuni.





Data e Publikimit: 03/09/2004
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė