Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-05-10, 15:14   #33
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Arrestohen pes Vehabi nė Prizren

Kujt i thonė kėta Vehabi?
Nėse ke menduar se Vehabizmi pėr tė cilin flasin ca politikanė e shkrimtarė perėndimorė pėrkufizohet nė atė qė thirri Muhammed ibėn Abdulvehabi nė librat, fjalimet dhe mėsimet e tij, apo se vehabistė janė vetėm ata qė pajtohen me kėtė hoxhė nė thirrjen e tij, atėherė ke gabuar.
Tek ata, Vehabizmi ėshtė pėrshkrim pėr ēdonjėrin qė e merr seriozisht Islamin, qoftė edhe prej atyre qė s'kanė lexuar asnjė shkronjė prej ibėn Abdulvehabit, veten s'e quajnė me emrin e tij dhe nuk pajtohen me tė nė disa ēėshtje; porse ky emėrtim thjeshtė ėshtė pėrshkrim i atij i cili i pranon me seriozitet disa gjėra konsenzuale tė Islamit edhe nėse vetė ai bėn disa bidate (1) apo beson nė disa gjėra tė kota. Vehabizmi tek ata ėshtė sinonim i fundamentalizmit i cili do tė thotė: tė besuarit se i tėrė Kur'ani ėshtė fjalė e Allahut tė Madhėruar dhe se tė kapurit pėr tė ėshtė obligim i ēdo myslimani. Vehabist ėshtė myslimani i cili falė pesė kohėt e namazit, agjėron Ramazanin, jep zekatin dhe kryen Haxhin nėse ka mundėsi. Ai ėshtė myslimani i cili nuk pi alkool, s'merret me kamatė, e sheh tė ndaluar pėrzierjen e meshkujve dhe femrave, nuk beson nė ato vlerat tė civilizimit perėndimor qė janė nė kundėrshtim me Islamin. Myslimani vehabist ėshtė ai i cili mendon se feja e tij ėshtė e vėrtetė dhe e nxitė atė qė njerėzit t'i thėrret nė Islam. Me fjalė tė shkurta, vehabist ėshtė ēdo mysliman i cili mundohet tė kapet pėr mėsimet e fesė sė tij edhe nėse jeton nė vendet perėndimore.
Si duket ata qė u propozuan politikanėve (perėndimorė) qė ēdo mysliman qė praktikon fenė e tij ta emėrtojnė kėshtu, janė disa ekspertė pėr studim tė Islamit. Ndoshta ky propozim i tyre ka qenė pėr shkaqe politike. Ndoshta u kanė thėnė atyre: ju do t'i ngjallni emocionet e myslimanėve nėse u thoni qartė dhe direkt se nuk doni qė ata tė kapen pėr Librin e Zotit dhe Sunnetin e Pejgamberit, tė marrin fenė me seriozitet, andaj ju bėnė njė intrigė duke folur pėr Vehabizmin nė vend qė tė flasin pėr Islamin apo pėr Kur'anin dhe Sunnetin nga qė nė botėn islame ka shumė njerėz qė kanė probleme me vehabistėt, dhe pėr atė se kanė trilluar shumė akuza kundėr tyre (vehabistėve) . Atyre u veshėn shumė gjėra qė ne i dimė se s'kanė lidhje me ta. Edhe pse ne nuk pajtohemi me ata nė tė gjitha shkaqet qė sollėn deri te armiqėsimi i Vehabizmit, themi se qėndrimi i tyre armiqėsor mund tė na ndihmojė nė drejtim tė realizimit tė synimeve tona dhe t'i shėrbej interesave tona.
Atėherė, kush ėshtė pėr ta myslimani jovehabist? Ėshtė myslimani i cili Kur'anin e kupton ashtu siē i kuptojnė ata librat e tyre, fenė e praktikon ashtu siē praktikojnė ata fenė e tyre. Ai qė nuk kundėrshton asgjė nga kultura e tyre, nuk thėrret nė antagonizėm ndaj politikės sė tyre edhe nėse mendon se ėshtė e padrejtė dhe e dėmshme pėr vendin e tij. Ėshtė ai prej gojės sė tė cilit s'del asnjė fjalė qė ka tė bėjė mė emrin xhihad. Ēdonjėri qė bėn kėtė ėshtė armik i tyre dhe pengon tė ashtuquajturė n interes atdhetar tė tyre.
Ēdo tė thotė tė kuptojė fenė ashtu siē e kuptojnė ata fenė e tyre? Ndoshta pėrgjigje mė e mirė pėr kėtė pyetje ėshtė fjala e njė pasuesi tė njė kishe episkopale (bėhet fjalė pėr njė kishė amerikane pasuese e kishės angleze). Ky ėshtė njė prift, quhet Robinson dhe botėrisht shpreh ērregullimin e tij seksual. Madje ai shkon nėpėr disa shoqėri fetare, sė bashku me "bashkėshortin e tij" me tė cilin bėn imoralitet, Allahu na ruajt! Me gjithė kėtė kisha nuk pa pengesė qė ky prift tė merr njė post tė lartė, postin e prelatit. Atė e zgjodhi kėshilli mė i lartė i kishės, me shumicė tė votave, pėrafėrsisht me dyzet prej gjashtėdhjetė votave. Pas fitores, nė njė konferencė pėr gazetarė, ky prelat pranoi se kundėrshtarėt e zgjedhjes sė tij kishin pasur tė drejtė kur kishin deklaruar se ērregullimi seksual ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e kishės, pastaj vazhdoi tė thotė: "tė thuash thjeshtė ėshtė nė kundėrshtim me traditat dhe mėsimet e kishės, me Librin e Shenjtė nuk do tė thotė patjetėr te jetė gabim. Ne adhurojmė njė zot i cili ėshtė i gjallė dhe ky zot na shpien kah e vėrteta."
Pas kėtij lajmi, i pėrkujtova vėllezėrit tanė nė njė hutbe tė Xhumasė me hadithin e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, i cili ka thėnė: "do t'i pasoni traditat e popujve para jush, pėllėmbė pas pėllėmbe derisa edhe nėse hyjnė nė vrimėn e hardhucit do tė hyni edhe ju."
Me kėtė kisha pėr qėllim qė tė mos habitemi kur tė na vjen ndonjėri i cili pretendon se ėshtė mysliman dhe tė thotė ndonjė fjalė sikur ky prifti apo afėrsisht sikur ai, si pėr shembull tė thotė: fakti qė njė fjalė apo vepėr ėshtė nė kundėrshtim me atė qė e dinė myslimanėt, nė kundėrshtim me hadithet e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, nė kundėrshtim me ajetet kur'anore nuk do tė thotė patjetėr qė e njėjta tė jetė gabim. Them se mu si ky ėshtė myslimani qė e dėshirojnė disa nga kėta tė cilėt flasin pėr ekstremizmin, pėr fundamentalizmin, pėr Vehabizmin. A nuk i tha Allahu, subhanehu ve teala, Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem: " Nė tė vėrtetė ata (idhujtarėt) gati arritėn tė sprovojnė ty nga ajo qė Ne ta shpallėm, e tė trillosh tjetėr nga ēka tė shpallėm, e atėherė do tė zinin ty mik." (Isra – 73)
Pastaj, a nuk ka thėnė Allahu, subhanehu ve teala, pėr disa jehudij dhe krishterė qė kishin ngulur kėmbė nė mosbesimin e tyre: "As jehuditė, e as krishterėt kurrė nuk do tė jenė tė kėnaqur me ty deri sa ta pasosh fenė e tyre." (Bekare – 120)
Tani del nė pah se pasimi i fesė sė tyre nuk ėshtė i kufizuar vetėm nė besimin e asaj qė ata besojnė, porse pėrfshinė edhe metodologjinė e kuptimit tė fesė dhe shtrembėrimit tė saj. Ēdonjėri i cili ndjek kėtė metodologji pėr shtrembėrimin e fesė Islame dhe pėr tė mos kapė fenė fuqishėm siē ka urdhėruar Allahu, subhanehu ve teala, ata do tė jenė tė kėnaqur prej kėtyre.
Nė shumė fjalė tė tyre duket pakėnaqėsia e tyre me ata tė cilėt nuk ndjekin metodologjinė e tyre nė kuptimin e fesė Islame. Ndoshta prej rasteve mė tė qarta ėshtė ajo qė pėrmendi ish kryetari Klinton nė njė ligjėratė qė mbajti nė universitetin e Vashingtonit "Xhorxhton", qė e kam pėrmendur nė disa ligjėrata dhe e kam debatuar sė bashku me disa tė rinj nė selinė e "Darul Erkam" nė Vashington.
Prej asaj qė e tha Klintoni nė ligjėratėn e tij ishte: ''esenca e mospajtimit mes neve dhe atyre - ka pėr qėllim myslimanėt apo njė grup prej tyre – ėshtė pasqyrimi ynė i natyrės sė realitetit. Ne besojmė se asnjėri prej krijesave nuk e di tėrė realitetin, pėr kėtė, mendojmė se ēdo njeri ka aspektin e tij. Ata mendojnė se e dijnė tėrė realitetin, pėr kėtė mendojnė se nėse nuk je mysliman atėherė je kafir (jobesimtar) , nėse je mysliman mirėpo nuk pajtohesh me ta nė mendime atėherė je bidatxhi (risitar) dhe se nė dy rastet ti je nė shėnjestėr edhe nėse je fėmijė gjashtėvjeēar''
Prej asaj qė e pata thėnė nė atė ligjėratėn time ishte: nėse me fjalėn "i tėrė realiteti" ėshtė pėr qėllim njohja e ēdo gjėje, ne jemi tė parėt qė e pranojmė se asnjėri nga njerėzit nuk ka kėtė cilėsi, porse kjo ėshtė cilėsi e Zotit. Madje edhe nėse ėshtė pėr qėllim njohja e tėrėsishme e disa gjėrave, ne besojmė se vetėm Allahu, subhanehu ve teala, i njeh gjėrat nė tėrėsi. Ne nuk dimė gjithēka as pėr Zotin tonė qė e adhurojmė; Ai ka emra qė s'na ka treguar pėr to, mirėpo atė qė e dimė pėr Tė, edhe pse ėshtė pak, na mjafton qė tė bindemi se Ai ėshtė i vetmi qė meriton tė adhurohet dhe se Ai ia zbriti Kur'anin Muhammedit, salallahu alejhi ve selem. Po ashtu edhe dija jonė pėr gjėrat e kėsaj bote – e Allahut i takon shembulli mė i lartė – ėshtė e mjaftueshme pėr tė pėrfituar nga ato. Ne para se ta dimė se uji pėrbėhet nga hidrogjeni dhe oksigjeni, e kemi ditur se ai e shuan etjen, se ėshtė i domosdoshėm pėr bimėt, se pastron ndyrėsirat e kėshtu me radhė. Pėrkufizimi i dijes tonė nuk do tė thotė relativizimi i realitetit, madje nė atė qė e njohim – pėrderisa ėshtė e vėrtetė – ka argument tė prerė se e kundėrta e saj ėshtė e kotė.
Gjithashtu pata thėnė se kufri (mosbesimi) do tė thotė: mohimi i realitetit apo mohimi i asaj qė pretendohet se ėshtė realitet. Ai qė mohon se Muhammedi, salallahu alejhi ve selem, ėshtė i dėrguar i Allahut duke e ditur njė gjė tė tillė, ai mohon realitetin dhe ėshtė kafir. Ai qė mohon ekzistimin e dikujt qė meriton tė adhurohet pos Allahut, ai sipas shprehjes kur'anore ėshtė kafir (mohues) i tagutit (tė kotės). Po ashtu kam thėnė se baza e raporteve tona me ata qė nuk besojnė nė fenė Islame ėshtė: thirrja e tyre me urtėsi, kėshillė tė mirė si dhe duke polemizuar nė mėnyrė mė tė mirė ngase ne nuk vrasim njeri thjeshtė vetėm pse ėshtė kafir pėrndryshe nuk do tė mbetej asnjė prej tyre nė kėtė botė. Pastaj, si mund qė feja jonė tė na urdhėrojė tė vrasim ēdo mosbesimtarė kur na lejon tė martohemi me gratė e ndershme tė ehlulkitabit (jehudijtė dhe krishterėt)? A mund qė tė lidhim kurorė me tė pastaj t'ia vendojmė shpatėn nė qafė? E sa i takon fėmijėve tė tyre, ata me vendimin e fesė tonė janė muslimanė, e pėrse t'i vrasim?

Prof. Dr. Xha'fer Shejh Idris

Shqipėroi: Agim Bekiri

1) Bidat quhet ēdo gjė e shpikur nė fe e pėr tė cilat na ka tėrhequr vėrejtjen Muhammedi, paqa dhe mėshira e Zotit qoftė mbi te. Menjanimi i kėtyre gjėrave ishte njė prej synimieve tė thirrjes sė Muhammed ibėn Abdulvehabit. (sh.p.)

Prof. Dr. Xhafer Shejh Idris,
26.5.2006
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė