Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-11, 09:29   #21
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Shembulli i Jezusit ėshtė si shembulli i Adamit

Shembulli i Jezusit ėshtė si shembulli i Adamit


Autor: el-Alame ‘Abdul-Muhsin el-‘Abad
Burimi: ‘Kutub ue Rasa-il ‘Abdul-Muhsin el-‘Abad’

All-llahu i Lartėsuar thotė (pėrkthimi kuptimit tė ajetit):
“Rasti i Isait pėr All-llahun ėshtė si rasti i Ademit qė e krijoi prej baltės e pastaj i tha: “Bėhu!” - dhe ai u bė. E vėrteta ėshtė nga Zoti yt, andaj mos u bėj nga ata qė dyshojnė!” (Ali Imran: 59 – 60)
Isai biri i Merjemes (Jezusi biri i Mėrisė), salavatet dhe selamet qofshin me tė, nė Ligjin Islam ėshtė rob dhe i dėrguar i All-llahut, Fjala e All-llahut tė cilėn Ai ia dha Merjemes dhe njė shpirt nga Ai.
Pra, ai ėshtė rob (i All-llahut) dhe nuk bėn tė adhurohet, ėshtė i Dėrguar (i All-llahut) dhe nuk bėn tė mohohet. Ēifutėt dhe tė krishterėt ose e kanė tepruar, ose e kanė cunguar realitetin pėr tė.

Ēifutėt ishin tė vrazhdė dhe cungues tė pozitės sė tij, pasi ata e cilėsuan atė si njė fėmijė kopil. Pėrderisa tė krishterėt e tepruan duke e adhuruar atė bashkė me All-llahun.
All-llahu e krijoi atė me Fuqinė e Tij nga Merjemja pa baba, ashtu siē e krijoi Ademin nga toka, Havanė (Evėn) nga Ademi dhe njerėzit e tjerė nga njė mashkull e njė femėr.
Kėto janė katėr kategoritė e krijimit nė tė cilat ėshtė kufizuar njerėzimi. All-llahu e ka pėrmendur krijimin e Ademit dhe Havasė dhe pjesėn tjetėr tė njerėzimit – me pėrjashtim tė Isait – nė fillimin e Sures en-Nisa’, ku thotė (pėrkthimi kuptimit tė ajetit):
“O njerėz! Frikėsojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej njė njeriu, ndėrsa prej atij krijoi bashkėshorten e tij, kurse prej kėtyre tė dyve krijoi shumė meshkuj e femra.” (enNisa’: 1)
Pastaj, All-llahu i plotėson (kategoritė e krijimit) me krijimin e Isait pa baba, i cili ėshtė njė kategori mė poshtė (dhe mė lehtė) se krijimi i Ademit qė u bė pa baba dhe pa nėnė. Pėr kėtė arsye All-llahu thotė (pėrkthimi kuptimit tė ajetit):
“Rasti i Isait pėr All-llahun ėshtė si rasti i Ademit qė e krijoi prej baltės e pastaj i tha: “Bėhu!” - dhe ai u bė.” (Ali Imran: 59)
Krijimi i Isait u bė me fjalėn ‘Kun’ (Bėhu!), ashtu siē u bė edhe krijimi i Ademit me ‘Bėhu!’. Kjo ėshtė ajo qė e thotė Ligji Islam dhe ajo ėshtė e vėrteta pa asnjė dyshim. Prandaj, All-llahu mė pas tha (pėrkthimi kuptimit tė ajetit):
“E vėrteta ėshtė nga Zoti yt, andaj mos u bėj nga ata qė dyshojnė!” (Ali Imran: 60)
Ai, gjithashtu, nė Suren Merjem, thotė (pėrkthimi kuptimit tė ajetit):
“Ky ėshtė Isai, i biri i Merjemes. Kjo ėshtė fjala e vėrtetė, pėr tė cilėn ata dyshojnė dhe diskutojnė. All-llahu nuk ka mbetur tė marrė dikė pėr bir. Qoftė i Lavdėruar Ai! Kur vendos diēka, Ai vetėm thotė pėr tė “Bėhu!” dhe ajo bėhet.” (Merjem: 34)

Duke komentuar kėtė ajet, Ibėn Kethiri ka thėnė:
“Rasti i Isait pėr All-llahun ėshtė si rasti i Ademit qė e krijoi prej baltės e pastaj i tha: “Bėhu!” - dhe ai u bė.” (Ali Imran: 59)
All-llahu i Lartėsuar thotė: “Rasti i Isait pėr All-llahun”, nė lidhje me fuqinė e All-llahut, pasi Ai e krijoi atė pa baba, “ėshtė si rasti i Ademit”, sepse All-llahu i Madhėruar e krijoi atė pa baba e pa nėnė. “E krijoi prej baltės e pastaj i tha: “Bėhu!” - dhe ai u bė. E vėrteta ėshtė nga Zoti yt, andaj mos u bėj nga ata qė dyshojnė!”
Pra, Ai i Cili e krijoi Ademin pa baba edhe mė parė dhe mė thjeshtė ėshtė i Fuqishėm qė ta krijojė edhe Isanė, dhe nėse pretendohet se Isai ėshtė bir i All-llahut, ngase ai u krijua pa baba, atėherė mund tė pretendohet, gjithashtu, se Ademi ėshtė biri i Allahun pėr tė njėjtėn arsye apo akoma mė tepėr, kurse kjo gjė dihet unanimisht se ėshtė e pavėrtetė. Prandaj, tė pretendosh se Isai ėshtė biri i Allahun pėr kėtė arsye ėshtė njė pavėrtetėsi mė e madhe dhe kontradiktė mė e qartė. Por, Zoti Krenar e Madhėshtor donte t’u tregonte krijesave fuqinė e Tij kur krijoi Ademin pa baba e pa nėnė, Havanė nga njė mashkull e pa njė femėr, Isanė nga njė femėr e pa njė mashkull, dhe pjesėn tjetėr tė njerėzimit nga njė mashkull e njė femėr.”
Njė rast tjetėr i ndarjes sė krijesave nė katėr kategori, siē ishte ndarja e origjinės sė njerėzve, ėshtė edhe krijimi i vetė bijve tė Ademit: ku All-llahu, disave prej tyre u dhuron djem, disa tė tjerėve vajza, disave u jep edhe djem edhe vajza, kurse kė tė dojė prej tyre e bėn steril. All-llahu thotė (pėrkthimi kuptimit tė ajetit):
“I All-llahut ėshtė pushteti mbi qiejt dhe Tokėn. Ai krijon ēfarė tė dojė. Ai i dhuron vajza kujt tė dojė e djem kujt tė dojė. Disave u dhuron tė dyja gjinitė: djem e vajza; e, kė tė dojė e lė pa fėmijė. Vėrtet, Ai ėshtė i Gjithėdijshėm dhe i Fuqishėm.” (eshShura: 49 – 50)
Njėjtė janė edhe katėr kategoritė nė lumturi dhe mjerim. Ka njerėz qė kanė lindur besimtarė dhe vdesin tė tillė, tė tjerė kanė lindur si mosbesimtarė dhe vdesin tė tillė, disa kanė lindur si mosbesimtarė e vdesin si besimtarė, e tė tjerė qė lindin si besimtarė e vdesin si mosbesimtarė. Argument pėr dy kategoritė e fundit ėshtė Hadithi i Ibn Mes’udit radijAll-llahu anhu, nė tė cilin thuhet:
“Pasha Atė, pėrveē tė Cilit nuk ka tė adhuruar tė drejtė! Ndonjėri prej jush bėn vepra tė banorėve tė Xhenetit derisa mes tij dhe Xhenetit mbetet njė hapėsirė sa njė krah, dhe pastaj atė do ta zėrė ajo qė ėshtė shkruar pėr tė, bėn vepra tė banorėve tė Xhehenemit dhe kėshtu hyn nė tė; kurse, ndonjėri prej jush bėn vepra tė banorėve tė Zjarrit derisa mes tij dhe Zjarrit mbetet njė hapėsirė sa njė krah, pastaj do ta zėrė atė ajo qė ėshtė shkruar pėr tė, bėn vepra tė njerėzve tė Xhenetit dhe kėshtu hyn nė tė.” – Transmetuar nga Buhariu (nr. 3208) dhe Muslimi (nr. 6723).
Pėrktheu: Alban Malaj
Kontrolloi nga arabishtja: Xhemal N. Jakupi
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė