Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-08, 01:25   #10
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

KONSUJT - ndahen ne konsuj professional (consules missi) dhe konsuj nderi (consules electi)
1. Konsujt professional-jane nepunes dhe sherbimin konsullor e kane profesion te rregullte dhe te vetem
2. Konsujt nderi- rregullisht jane persona autoritativ, qe jetojne, e shpeshe jane edhe shtetas te shtetit ku veprojne si konsuj. Ata per punen e tyre nuk marrin page.

Konventa Vjenes , te gjithe shefat e konsullatave i ndane ne kater klase:
1). Konsuj te pergjthshem
2). Konsuj (emerohen nga shefi i shtetit)
3). Nenkonsuj (emerohen nga ministri i puneve te jashtme)
4). Agjente konsullor (emerohen nga konsulli i pergjithshem).

Funksioni i konsujve - Konsujte jane organe shteterore te cilet dergohen jashte per qellime te ndryshme e sidomos per mbrojtjen e interesave shteterore brenda qarkut konsullor. Nuk jane perfaqesues diplomatike dhe nuk perfaqesojne shtetin ne totalitetin e marredhenieve nderkombetare si dhe nuk jane te akredituar prane qeverise se vendit te pranimit.
Perfundimi i funskioneve konsullore / perfundon me :
1. Notifikimin e shtetit te emerimit – shtetit te pranimit, se funskionet e tij kane pushuar.
2. Terheqjen e ekzekvatures.
3. Notifikimin e shtetit te pranimit – emerimit se ka pushuar te konsideroje antare te personelit konsullor.

NENEPUNESIT NDERKOMBETARE

Lidhur me poziten e nepunesve nderkombetar nuk ekzistojne rregulla uniforme. Te gjitha organizatat tjera krijohen me marreveshje nderkombetare me me shume ose me me pak shtete, nga e cila gje del se nepunesit e tyre gezojne te drejta dhe privilegje vetem ne shtetet antare te organeve ne fjale, te cilat shtete kane lidhur marreveshjet dhe kane miratuar rregullat e duhura mbi poziten e tyre.
AKTET JURIDIKE NDERKOMBETARE
Aktet e Njeanshme -Akt i njeanshem juridik konsiderohet shprehja e vullnetit te nje subjekti te se drejtes nderkombetare me qellim qe te shkaktohet ndonje pasoje juridike nderkombetare. Me keto, ne raste te caktuara krijohet, nderrohet ose pushon ndonje gjendje juridike. Aktet e njeanshme ndahen ne akte te njeanshme te pavarura ( notifikimi, njohja, protesta heqja dore, premtimi) , te varura (oferta, pranimi, rezerva ) te perziera.
Aktet e nje anshme juridike- te varura :
1) Notifikimi (Lajmerimi) - eshte lajmerimi zyrtar drejtuar nje subjekti tjeter ose subjekteve te se drejtes nderkombetare per ndonje qendrim, kerkese, fakt ose ngjarje pa te cilen pretendohet te kete rendesi juridike, posaqerisht rendesi nderkombetare, ose term teknik per lajmerim shtetet tjera per ca fakte ose ngjarje me rendesi juridike. Notifikimi mund te jete i detyrueshem ose fakultativ.
2) Njohja (Pranimi)-deklarim i njeanshem se nje gjendje ose ndonje kerkese konsiderohet juridikisht e vlefshme. Njohja eshte mjafte e shpeshte ne marredhenie nderkombetare (njohja e shteteve te reja, e qeverive, e kryengritesve si pale nderluftuese etj)
Njohja mund ti ipet shprehimisht ose heshtazi.

3) Protesta-eshte deklarate me te cilen mohohet ligjshmeria e ndonje situate te caktuar. Ajo ka per qellim te ruaje te drejtat ose te beje me dije se shteti qe proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet e caktuara per te cilat eshte i njohur me notifikim, ose me cfaredo menyre tjeter dhe refuzon pranimin e gjendjes se re.
4)Heqja dore - Eshte deklarate e njeanshme e vullnetit. Me te nje shtet heq dore nga ndonje e drejte e tij ne marredhenie nderkombetare. Me kete shuhet nje e drejte subjective e shtetit.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė