Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-05, 20:32   #3
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ATENTATI.


E diel, 13 qershor 1920 …

Zakonisht Avni Rustemi shkonte pėr tė ngrėnė drekė nė restorantin e hotelit “Dė Tuileri”, rreth orės 1300. Por jo sot. Ai shkon mė herėt se zakonisht nė restorant dhe kėrkon qė drekėn t’ia shėrbejnė sa mė parė. I shpjegon kamerierit, me tė cilin besohet tė jetė miqėsuar gjatė atyre ditėve, se ka njė takim tė ngutshėm, ndaj nuk duhet tė vonohet. (Tė gjitha kėto ngjarje e tė tjera, ai i shpjegon pastaj nė procesin hetimor). Nga restoranti largohet nė orėn 1230. Qė tė arrijė nė hotelin “Kontinental” ku banon Esat pasha, nuk duhen veēse disa minuta. Nė hetuesi shpjegon se vajti te “Kontinetali” qė tė takonte Gjergj Gogėn, i cili nė atė orė zakonisht dilte qė tė bėnte shėtitje pėrgjate rrugės “Kastilione”. Ja si shprehet vetė Avniu nė hetuesi: ”Kalova nja dy herė para portės sė hotelit nė rrugėn “Kastilione”, kur pashė se po dilte Esat pasha… Esat pasha po ecte ngadalė dhe tėrė krenari. Me ta parė atė, e tėrė historia e Shqipėrisė m’u ngjall nė shpirtin tim. Njė turbullirė e madhe mė pushtoi. Atėherė rrėmbeva nga xhepi i djathtė revolen me gjashtė fishekė qė mbaja me vete dhe qėllova shumė, pa ditur sa herė, mbi Esat pashėn qė ishte dy metra larg meje. Esat pasha ra menjėherė dhe unė hodha armėn time nė tokė. Unė pohoj se veprimi im ka qenė krejt spontan dhe nuk e kam paramenduar”. (AQSH, Dosja Avni Rustemi, faqe 73).
Qė nga ky ēast Avniu nuk lėviz nga vendi i kėsaj ngjarjeje tronditėse. Qytetarėt qė kalojnė aty pari mbeten pėr disa ēaste tė tmerruar. Por kur shohin Avniun, tashmė pa armė, marrin zemėr e disa prej tyre nisin dhe e godasin si tė mundin, duke bėrtitur: ”Kriminel, vrasės!”. Vetėm ndėrhyrja e njė polici arrin ta shpėtojė nga plagė tė tjera tė rėnda, sidomos nė fytyrė, siē dėshmojnė edhe fotot. ”Nuk jam vrasės, jam student shqiptar dhe vrava njė tradhtar tė atdheut tim, - arrin tė shqiptojė Avniu, kur policė tė tjerė e kapin dhe e nisin drejt e nė burgun “Sante”, nga mė tė tmerrshmit e Parisit…


Nė tė gjitha gazetat ndėrkombėtare.

Ngjarja bėn bujė tė jashtėzakonshme, jo vetėm nė Francė, por nė tė gjithė botėn. Tė nesėrmen pėr tė shkruajnė tė tėrė gazetat franceze, midis tė cilave “Figaro”, ”Le petit parisien”, ”Ekselsior”, Tė Tan”, ”Paris Midi” etj. Madje edhe shtypi botėror nuk mbetet pas, duke filluar nga gazetat angleze, italiane, gjermane, madje edhe ato amerikane, braziliane e argjentinase. Lajmi ishte: Ėshtė vrarė kryeministri i shtetit shqiptar, sipas versionit tė qarqeve zyrtare franceze. Ja pse gazeta “Ekselsior” e datės 14 qershor, njė ditė pas atentatit tė Avniut, qė nė titullin e faqes sė parė, siē shihet nė foto, shkruan: ”Esat pasha, kryetari i shtetit tė Shqipėrisė, u vra dje, kėtu nė Paris”, duke botuar nė tė majtė njė foto tė fundit tė Esat pashės, me dekoratėn e kalorėsit tė Legjionit tė Nderit, njė nga dekoratat mė tė larta tė Francės, foton e makinės qė e priste Esat pashėn pranė hotelit, mbi tė tė skicuar siluetėn e Avniut dhe tė Esatit, tė hamendėsuar nė ēastin e atentatit dhe foton e Avniut marrė nga pasaporta e tij dhe njė foto tjetėr me fytyrė tė gjymtuar nga goditjet e kalimtarėve pas atentatit.
E vėrteta ėshtė se Parisi dhė Franca zyrtare u trondit nga ky atentat. Njė student shqiptar, mu nė zemėr tė kryeqytetit tė vendit mė demokratik tė Evropės sė deriatėhershme, me gjakftohtėsi qėllon pėr vdekje me dy tė shtėna njė figurė tė madhe politike shqiptare, njė gjeneral legjendar qė ka luftuar gjatė Luftės sė Madhe pėrkrah forcave franceze, njė mik tė vyer tė Francės qė pretendonte nė Konferencėn e Paqes nė Versajė tė kthehej sa mė parė kryeministėr nė atdheun e vet.


Duke kėrkuar arsyen ...

Pas atentatit, kryeministri i Jugosllavisė, Pashiē, qė ishte nė tė njėjtėn kohė edhe kryetari i delegacionit tė vendit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Versajė, shprehu keqardhjen e tij tė thellė pėr vrasjen e Esat pashės me kėto fjalė: ”Kjo zhdukje ėshtė pėr tė ardhur keq. Sė pari, sepse ishte mik i Serbisė dhe gjithshtu mik i francezėve.” (“Lė Tan’”, 16 qeshor 1920). I pyetur nga gazetari qė e intervistonte se cilat mund tė ishin shkaqet qė e shtynė studentin shqiptar, Rustemi, tė vriste Esat pashėn, Pashiēi vazhdon: ”Ai ėshtė njė shqiptar fanatik nga krahinat jugore tė Shqipėrisė. Njė proverb shqiptar thotė se hakmarrja ėshtė e shenjtė. “Shqiptarėt e kėtyre krahinave tė Jugut qė janė tė armatosur, e konsiderojnė si detyrė vrasjen e Esatit. Krahina tė tjera nuk i ishin nėnshtruar autoritetit tė tij. Ato nxirrnin si shkaqe dallimet fetare, megjithė pėrpjekjet e tij pėr tė sheshuar kėto dallime. Vrasėsi, nga sa dėgjova, ėshtė me origjinė nga Libohova dhe, ndonėse nuk di gjė tė saktė, kam bindjen se ėshtė katolik, si shumica e banorėve tė asaj krahine”.
Ėshtė e tepėrt tė komentohet injoranca e kryeministrit jugollav kur thotė se banorėt e Libohovės qenkeshin katolikė dhe se Avniu e paska vrarė mikun e serbėve dhe francezėve pėr motive fetare. ”Kjo vrasje, - vazhdon mė tej Pashiēi, - do tė sjellė si pėrfundim qė nė Shqipėri tė ketė mjaft turbullira, gjė qė nuk do t’u pėlqejė fqinjėve tė tjerė tė Ballkanit e si rrjedhim, edhe neve” (Po aty).
Por faktet dėshmuan se pas vrasjes sė Esat pashės, jo vetėm nuk pati turbullira, por shteti shqiptar nisi tė konsolidohej, duke pėrjashtuar Lėvizjen e Qershorit tė viti 1924 pas vrasjes sė Avni Rustemit.
Po tė rikthehemi te jehona e atentatit nė qarqet diplomatike franceze dhe nė shtyp. Shefi i kabinetit tė Kėshillit Ministror tė Francės, Vinjon, nė emėr tė kryeministrit Mileran, shprehu keqardhejn e tij tė madhe pėr kėtė akt tė shėmtuar. Kėshtu u shpreh edhe personaliteti i shquar i Ministrisė sė Jashtme tė Francės, Graje, edhe nė emėr tė ministrit tė Jashtėm. Kryeministri grek, Venizellos, qė ishte nisur ato ditė nga Athina pėr nė Londėr, duke u ndalur nė Paris, bėri njė vizitė nė vilėn “Said”, ku priteshin vizitat e rastit, sė bashku me ambasadorin e Greqisė nė Francė, Romanos, dhe shprehu edhe ai keqardhjen pėr kėtė vrasje kriminale.


Hetimet e para tė shtypit pėr ngjarjen.

Duke mos njohur realitetin shqiptar tė asaj kohe, nė pėrgjithėsi shumė gazeta, jo vetėm franceze, tė vendeve tė tjera tė Evropės, por edhe gazeta amerikane, madje edhe “Nju Jork Tajmsi”, e konsideronin Esat pashėn kryetar tė shtetit shqiptar dhe Anvi Rustemin vrasės kriminel. Por pati edhe gazetarė qė zbuluan menjėherė tė dhėna pėr Esat pashėn. I tillė qe gazetari i “Lė pėti Parizienit”, Gaston Rishar, i cili njė ditė pas atentatit shkruante nė kėtė gazetė: ”Esat pasha ishte njė kalorės mesjetar, njė personazh i njė epoke pė po zhduket. Nė njė vilė tė Selanikut, nė rrugėn mbretėresha “Olga”, ku jetonte gjatė luftės, ruhej nga roje tė shumta e qen tė mėdhenj dhe ėndėrronte qė tė bėhej, falė Francės dhe Serbisė, mbret i Shqipėrisė. I rrethuar nga tri femra qė ishin gėzimi dhe drita e haremit tė tij… Ishte njė njeri qė nga qytetėrimi njihte karabinėn automatike, rumin dhe kumarin, lojė me tė cilėn u zhvaste shuma tepėr tė mėdha ushtarakėve francezė, aq sa gjenerali Sarraj nisi t’i ndalonte ata tė vizitonin kumarhanen e pashait shqiptar”.
Nė njė gazetė tjetėr franceze, “Lė Cri dė Pari”, vihej nė dukje se Esat pasha vėrtet i kishte sjellė shumė shėrbime Francės dhe aleates sė saj, Serbisė, sidomos gjatė tėrheqjes sė dhimbshme tė trupave serbe nėpėrmjet tokave shqiptare deri nė Korfuz, tė cilat pa kėtė ndihmė do tė kishin pėsuar katastrofė tė plotė, por kjo ndihmė ishte kthyer nė tregti tė ndyrė. Dhe kjo, sepse pas luftės, Esati kishte kėrkuar qė kreditė e dhėna me kėtė rast tė pagueshin me kursin e ri tė dinarit, qė ishte ngritur shumė, njė allishverish pėr tė cilin serbėt kishin mbyllur njė sy, pėr ta pasur atė veglėn e tyre tė bindur.
Duke pėrmendur ushtarėt e Esatit, gazeta tė tjera franceze theksonin se ata ishin kusarė qė u shkaktonin shumė telashe komandantėve francezė, sepse kudo qė shkelnin, bėnin kusarira. Nė fillim, duke e ditur se cili ishte Esat pasha, gjenerali Sarraj, qė ishte kryekomandanti i forcave franceze nė Frontin e Lindjes me qendėr nė Selanik, kur Esati erdhi me 600 mercenarėt e tij, mendoi ta kapte pėr zverku e ta dėbonte se nuk kishte nevojė pėr tė, por u detyrua ta priste me nderimet e njė gjenerali armate, kur u urdhėrua nga Ministria e Luftės nė Paris.
Nuk mungonin dhe gazeta te tjera evropiane nga tė cilat po citojmė gazetėn italiane “Mesaxhero”, qė pas atentatit tė 13 qershorit shprehej kėshtu pėr Esat pashėn dhe aleatėt e tij serbė: ”Atdhetarėt e vėrtetė shqiptarė, ata qė nuk kanė harruar tė kaluarėn plot dhembje, pėr shkak tė serbėve, pjesa mė e shėndoshė e shqiptarėve, ka kėrkuar tė luftojė intrigat e Esat pashės, tė kėtij njeriu tė dhunshėm, ambicioz dhe tė shtirur. Prova mė e qartė ėshtė atentati i djeshėm. Esat pasha ra viktimė e padrejtėsive tė rėnda qė i kishte shkaktuar Shqipėrisė”.
Ndaj kėtij akti nuk mund tė qėndronte kurrsesi indiferente dhe qeveria e Tiranės, qė nėpėrmjet delegacionit tė saj nė Konferencėn e Paqes nė Paris dha pėr shtyp kėtė deklaratė: ”Zyra e shtypit shqiptar ėshtė e autorizuar tė deklarojė se Esat pasha nuk kishte asnjė funksion zyrtar, pėr mė tepėr kurrė nuk ka qenė kryetar i shtetit shqiptar ose kryetar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes, siē e kanė quajtur shumė gazeta franceze. Tė drejtat e popullit shqiptar i mbron delegacioni i qeverisė sė ligjshme, i zgjedhur nga Kongresi i Lushnjės, qė ndodhet prej kohėsh nė Paris” (“Humanite”, 20 qershor 1920).
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė